Ishte një shqiptar në Angli dhe nuk po gjente punë asgjëkundi.
Një ditë ishte ulur në një stol e po rrinte i mërzitur, kur pranë tij vjen një burrë që ishte pronar i një cirku.
– Zotëri, – i tha, – nëse dëshiron punë, mund të të marr unë, sepse më ka ngordhur gorilla, por duhet të vishesh si gorillë e do të paguaj mirë.
Pranoi shqiptari i shkretë, ç’të bënte, vishet si gorillë e filloi të bërtiste e të gjuante me duar gjoksin e tij, salla filloi te duartrokiste dhe shqiptari filloi të bënte numra akrobacie. Mirëpo papritur, duke bërë akrobaci në një litar, bie ne kafazin e luanit. U tremb aq shumë sa nuk mund të bertiste, shtangu nga frika.
Luani u afrua ngadalë me pamjen e tij të frikëshme, hapi gojën e tij të madhe dhe u dëgjua një zë:
– Mos ki frikë, vëlla, edhe unë shqiptar jam…!!!
Komentet