Ilir Çumani lajmëron daljen së shpejti të librit të tij kushtuar Zhuliana Jorganxhi, poeteshës të qindra e qindra teksteve të këngës shqiptare, e cila ka bashkëpunuar me majat e kompozitorëve dhe këngëtarëve shqiptarë. Ja çfarë shkruan Ilir Çumani në rrjetin social:
“Dëshiroj t’ju bëj me dije se sapo kam përfunduar dhe dorëzuar në shtyp Librin “Zëri i Shpirtit tim”, me poezi të muzikuara të Mbretëreshës së Këngës Shqiptare, Zhuliana Jorganxhi.
Ka qenë një punë jo e lehtë për të përmbledhur në një libër të veçantë si ky, krijimtarinë më të begatë të kësaj autoreje që shtrihet në më shumë se gjysëm shekulli dhe që në fakt, ky emër, sot zë një vend qendror në historinë i muzikës dhe të Këngës Shqiptare.
Janë tekste këngësh që kanë bërë historinë e Festivaleve në Radio Televizion dhe në koncertet e “Pranverës” dhe ato të “Stinës”, dhe jo vetëm.
Ky botim, krejt i veçantë në llojin e tij, do të jetë një befasi jo vetëm për profesionistë të fushës, si studiues, kompozitorë, poetë, këngëtarë, nxënës e studentë që studiojnë për kanto dhe kompozicion, por edhe për artëdashësit e shumtë të këngës dhe për lexuesit e thjeshtë….
Për më tej, ia lemë lexuesit të zbulojë mjaft të pa papritura, impresione dhe emocione që përcjell ky botim i cili do të pasurojë fondin e artë të trashëgimnisë së Kulturës sonë Kombëtare.”
Komentet