Djali i bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, pretendon se këngëtari Frank Sinatra ishte një partner në biznes me babain e tij.
Në një intervistë me një gazetë braziliane, Sebastian Marroquin, tha se këngëtari legjendar ishte “më i mirë si trafikant kokaine sesa si këngëtar”.
Ai tha se artisti amerikan ishte një nga partnerët e babait të tij në Majemi.
I pyetur nëse është i sigurt për këto pretendime, ai tha: “Ka më shumë këngëtarë nga sa e imagjinoni, që e nisin karrierën e tyre falë sponsorizimeve nga trafikantët e drogës”.
Komentet