Kosovë e të gjithë shqiptarëve
kur do të jemi në gjerësinë tonë
çfarë duhet të bëjë që unë ta fitoj
atë që e kam ëndërr, dhe dashuri
Kosovë e luftave dhe e betejave
kitare e të gjitha këngëve tona
ti je lumi për çdo pikë të ujit, që
etjen ma shuan me ujë të atdheut
Që atdheu ynë të jetë më i lumtur
në Kumanovë molla mori flakë
liria thërret, t´i bashkojmë trojet
mbi dhé gjaku, lule gjaku rritën
Në historinë e qytetërimit tonë
s´njihet vdekja poetike e Ilirisë
lufta Trojës ende s´ka mbaruar
llavë e luftës së saj ende tymon
Shqipëri e të gjithë shqiptarëve
kur do të jemi në gjerësinë tonë
Atdheu s´mund të jetë i lumtur
pa u bashku, Kosovë e Shqipëri!..
Rrustem Geci – Dortmund, Maj, 2015
Komentet