Në Amerikë u hap një dyqan me 6 kate ku shiteshin burra.
Dhe shkoi një grua për të gjetur burrë. Në hyrje të dyqanit shkruheshin rregullat që duhet të ndiqte çdo kliente.
-Ligji nr 1 ishte: në dyqan mund të hyje vetëm një herë.
-Ligji nr 2: në çdo kat mund të gjejsh burrë vetem duke ngjitur katet.
-Ligji nr 3: nuk mund të zbresesh katet përveçse kur të ikësh.
Kështu hyri gruaje në katin e parë ku shkruhej:
-Burra me punë.
Gruaja u ngjit në katin e dytë ku shkruhej:
-Burra me punë që duan fëmijët.
Gruaja vazhdoi, u ngjit në katin e tretë ku shkruhej: -burra me punë që duan fëmijët dhe janë të pashëm.
Gruaja u ngjit në katin e katërt ku shkruhej: -burra me lekë që duan fëmijët, janë të pashëm dhe që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë.
“Le të ngjitem dhe një kat (pestin) më lart,” tha gruaja dhe aty lexonte:
-Burra me lekë që duan fëmijët, janë të pashëm dhe që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë dhe që janë shumë romantikë.
Gruaja e vendosi të merrte burrë nga kati i pestë, por nuk duroi e u ngjit në katin e gjashtë, ku gjeti të shkruar:
-Je vizitoria e 31.456.012 – në këtë kat këtu nuk ka burra, ky kat është për të treguar që gratë nuk kënaqen asnjëherë e me asgjë!!!!……
Komentet