Një burrë po bënte xhiro me makinën e tij në Tiranë, duke thënë lutjet e tij, papritur foli me zë të lartë:
– O Zot, të lutem, më ler të shpreh një dëshirë!!
Papritur qielli u vrejt. Filloi të bubullinte e sipër tij dëgjoi një ”zë” të thoshte:
– Meqë je besimtar, me çdo mënyre, të jap mundësinë të shprehësh një dëshirë!!
Dhe burri tha:
– Punoj emigrant në Itali dhe dëshira ime është të ndërtosh një urë nga Durrësi në Itali, që të shkoj e të vij sa herë dua!!
Atëherë ”zëri” u përgjigj:
– Kërkesa jote është çështje shtetërore. Mendo sa do kushtonte kjo. Me mijëra metra do duheshin të ndërtohej bazamenti, çimento, hekur, mundem, por nuk ia vlen që ta plotësoj këtë dëshirë, kur duket kaq pa vlerë!! Mund të mendosh diçka tjetër, që vërtet do t’ia vlente!!!
Burri u mendua e u mendua për disa orë. Dhe, si përfundim, tha:
– O Zot i madh, do kisha dëshirë të mundja të kuptoja femrat! Dua të di çfarë ndjejnë brenda në shpirtin e tyre, çfarë kanë në mendjet e tyre kur nuk flasin, përse qajnë, çfarë duan të thonë kur thonë ”jo” dhe si mund ta bëj vërtet një grua të lumtur!!!!
Dëgjohet zëri i Zotit e i thotë:
– E do dy kalimëshe apo katër kalimëshe atë urën??!!!
Komentet