Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila bëri të ditur se aktakuza është ngritur në mungesë, më 22 tetor 2026.
Përveç veprës penale të vrasjes, A.J. akuzohet edhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë ka ndryshuar në këtë rast pas një dekade e gjysmë dhe çfarë e ka mundësuar ngritjen e aktakuzës pikërisht tani.
Sipas raportimeve të mëhershme, i akuzuari ndodhej në Spanjë dhe autoritetet kosovare kishin hasur në pengesa për ekstradimin e tij.
Radio Evropa e Lirë e pyeti Prokurorinë për arsyet e vonesës së aktakuzës, zhvillimet eventuale në hetime dhe vendndodhjen aktuale të të akuzuarit, por, deri në publikimin e këtij lajmi, nuk mori përgjigje.
Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk konfirmoi nëse e ka pranuar aktakuzën dhe në cilën fazë ndodhet procedura gjyqësore.
Rasti i Diana Kastratit është kthyer në një shembull të dështimit institucional në mbrojtjen e grave nga dhuna në Kosovë.
Diana u vra vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga gjykata, e cila nuk kishte vepruar ndaj kërkesës së saj – një mosveprim që Gjykata Kushtetuese më vonë e konstatoi si shkelje të së drejtës për jetë.
Vrasja dhe kërkesa për mbrojtje që mbeti pa përgjigje
Diana Kastrati ishte 27 vjeçe kur u vra më 18 maj 2011, në Prishtinë.
Sipas dokumenteve gjyqësore, ajo ishte qëlluar me armë zjarri në qafë, ndërsa i dyshuar për vrasjen ishte ish-partneri i saj, A.J., me të cilin kishte bashkëjetuar për më shumë se dhjetë vjet dhe kishte një vajzë.
Më 17 janar 2011, Diana kishte paraqitur padi për shkëputjen e bashkësisë jashtëmartesore me A.J., për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes tyre, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2013.
Pas paraqitjes së padisë, ajo ishte zhvendosur bashkë me vajzën te prindërit e saj.
Më 26 prill të atij viti, për shkak të kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës, Diana iu drejtua Gjykatës Komunale në Prishtinë, duke kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente.
Sipas ligjit në fuqi, gjykata duhej të vendoste për kërkesën brenda 24 orëve.
Por, kërkesa mbeti pa përgjigje.
Vetëm 22 ditë më vonë, Diana u vra.
Mosveprimi i gjykatës u bë më pas objekt i një beteje të gjatë ligjore, të nisur nga prindërit e saj, Gëzim dhe Makfire Kastrati.
Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje të së drejtës për jetë
Në prill të vitit 2012, prindërit e Dianës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë kishte cenuar të drejtat themelore të vajzës së tyre.
Në shkurt të vitit 2013, Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë.
Në aktgjykimin e saj, ajo konstatoi se Gjykata Komunale kishte dështuar të përmbushte detyrimet ligjore për shqyrtimin e kërkesës për mbrojtje emergjente.
Sipas Kushtetueses, ky mosveprim përbënte shkelje të së drejtës për jetë, të garantuar me nenin 25 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata konstatoi gjithashtu shkelje të së drejtës për mjete juridike, të garantuar me nenet 32 dhe 54 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenin 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në aktgjykim përmendet edhe një masë disiplinore ndaj gjyqtarit që kishte trajtuar kërkesën e Dianës.
Nga konstatimi i shkeljes te dëmshpërblimi
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, prindërit e Dianës vazhduan përpjekjet për të kërkuar përgjegjësi nga shteti.
Në nëntor të vitit 2013, Gëzim dhe Makfire Kastrati ngritën padi kundër institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar kompensim për dëmin jomaterial të shkaktuar nga vrasja e vajzës së tyre dhe mosveprimi i autoriteteve për ta mbrojtur.
Në vitin 2019, Gjykata Themelore në Prizren vendosi që Republika e Kosovës t’u paguante prindërve të Dianës 95 mijë euro dëmshpërblim për vuajtjet shpirtërore.
Megjithatë, pas ankesës së Avokaturës Shtetërore, Gjykata e Apelit e uli shumën e dëmshpërblimit në 30 mijë euro në shkurt të vitit 2023.
Sipas vendimit të Apelit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës u detyruan ta paguanin këtë shumë në mënyrë solidare.
Pse i dyshuari nuk është sjellë para drejtësisë?
Për vite me radhë, pamundësia e ekstradimit të të dyshuarit nga Spanja kishte qenë një nga pengesat kryesore për procedimin e rastit të vrasjes së Diana Kastratit.
Në maj të vitit 2022, organizata QIKA raportoi se Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kishin konfirmuar se Spanja kishte refuzuar ekstradimin e të dyshuarit në Kosovë.
Sipas QIKA-s, Prokuroria kishte pezulluar hetimet për këtë rast.
Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Ngritja e aktakuzës tani shënon një zhvillim të ri në rastin që ka mbetur pa epilog penal për 15 vjet.
Ajo, megjithatë, nuk nënkupton shpalljen fajtor të të akuzuarit, i cili prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.
IKD: Pengesat për ekstradim nuk duhet ta arsyetojnë pritjen e pakufizuar
Arrita Rezniqi, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se vonesa prej 15 vjetësh në ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Diana Kastratit ngre shqetësime për aftësinë e sistemit të drejtësisë për të vepruar në kohë, ndonëse një pjesë e saj mund të shpjegohet me pengesat për ekstradimin e të dyshuarit nga Spanja.
Sipas saj, institucionet duhet të sqarojnë se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë gjatë këtyre viteve për sigurimin e pranisë së të akuzuarit, përfshirë nëse kanë lëshuar fletarrestim ndërkombëtar dhe nëse kanë shfrytëzuar mekanizmat e bashkëpunimit juridik e policor.
Rezniqi përmend ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Spanja në gusht të këtij viti, si dëshmi se pengesat politike nuk e përjashtojnë domosdoshmërisht bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Pengesat e mëhershme nuk duhet të trajtohen si të pandryshueshme dhe as të shërbejnë si arsyetim për pritje të pakufizuar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Rezniqit, ngritja e aktakuzës në mungesë mund të jetë mundësuar nga ndryshimet në legjislacionin procedural penal, të cilat krijojnë hapësirë që procedura të ecë përpara edhe kur i pandehuri nuk është i qasshëm për organet e drejtësisë.
Ajo paralajmëron se vonesa të tilla rëndojnë vuajtjet e familjarëve, mund të vështirësojnë administrimin e provave dhe minojnë besimin në institucione.
“Pezullimi i hetimeve nuk duhet të shndërrohet në harresë institucionale”, thekson Rezniqi.
Aktakuza në kohën e një tjetër rasti që tronditi Kosovën
Aktakuza për vrasjen e Diana Kastratit vjen në kohën kur Kosova po përballet me reagime të shumta pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor, në Pejë, për të cilën dyshohet ish-kunati i saj.
Edhe Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
Gjetjet preliminare të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) nxorën në pah një varg lëshimesh në trajtimin e rastit.
Sipas IPK-së, Policia nuk kishte dokumentuar ekzekutimin e një urdhri mbrojtës të lëshuar më 7 shtator, ndërsa një urdhër tjetër, i 16 tetorit, ishte zbatuar me gjashtë ditë vonesë.
Po ashtu, drejtuesit policorë në Pejë nuk kishin trajtuar një kërkesë të hetuesit për rivlerësimin e rrezikut dhe shtimin e masave të sigurisë për Zekajn.
Pas vrasjes, një varg zyrtarësh policorë dhe prokurorësh u pezulluan nga detyra, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, duke e cilësuar vendimin si akt të përgjegjësisë morale.
Kuvendi i Kosovës ka themeluar edhe një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar veprimet dhe mosveprimet institucionale në këtë rast.
Megjithëse rrethanat e dy vrasjeve janë të ndryshme, të dyja rastet kanë ngritur pyetje për efektivitetin e institucioneve në mbrojtjen e grave që raportojnë dhunë dhe kërkojnë ndihmë.



Po KTU dihet shkarkimin e ka ba llaqumia me budall komunista ,dhe poashtu hashimi I ka fajet ,poashtu kta votuest atehere me ja u permend qe nuk vyen vjosa u tranojshin duke e rrit dhe vota plot,por tashti me I ndegju bash qata se e perkrahshin duke e shantazhu,po budall bre,tash PSE me shkarku,keta ldk refuzuan me luftuar me uçk an kunder forcave agresore serbe qetnike,d.t.th.e tradhtuan kosoven ,nuk luftuan kunder qafirve antikuran antinjerzor shkije ,por dihet prap kur I ban hesap e llogarit ma mir qe nuk kan marr pjes ldk ja ne uçk ,sepse kan qen perçarsë uçk je dhe poashtu te pasurit ldk ja nuk luftoi sepse Jan qafira pa fe,Jan njerz xhehnemi ,zoti do te I d
Qafirat ldk Jan njerz xhehnemi 70% e tyre,zoti ka me I denuar,perçars uçk es,luftes,kunder shkive,zoti nuk I pranon perpos ne xhehnem, dhe poashtu fuqitë e medhaja ushtarakisht boterore po bajn qka po ju teket, per shkak nje karrike te nje njeriu,me e sakrifiku nje kosovë nje popull komplet ,kjo kontraverzion ,xhynah ,a ka zot ,pergjigja ,po,dhe do ta shohim qka do te ndermerr zoti kunder padrejtesis qe po I bahet njeriut ne kosovë,veq me kop njeriu ne kosovë,per qka u vranë gjith keta heroi gjith keta viktima,dhe viktim e gjallë,gjdo njeri I vrar ,veq se u lodh kot, prap se prap fuqi te medha boterore ushtrake qysh po ju teket atyre,viza evropa PSE nuk po i jep,PSE,a ka zot.po.
Kta ldk ma kan kundershtu facebukun duke raportu ,dhe I pshurrsha ne ldk armiq qlirimtarve ,ldk udbashe ,duhet Gjykata speciale me I denu se keta komunista sa njeriu u mbyt burgjeve viteve 1945 deri 1999 ,komunista udbasha me shkije fajtor ,per humbje shqiptar.
Q.n tanve.
Burgun ne pleqeri do te hajn korruptuest hajnat ,do ta shijojn burgun ne pleqeri .
Ldk ka perçarë uçk en ,fajtore ,denim.
Kur e perqanë uçk en e drejt ,denon zoti me xhehnem,nuk ka ba asgje per ekonomi ldk ja kurr ne jet,gjdo here veq poshtersi po te nerkyer ne krye ishin kan,perqarje,keta ldk luftuan kunder profesorave qlirimtar,nuk e dashten uçk en,kqyrja zyret ldk es nuk ju ekziston foto e Adem Jasharit,a ka deshmi ma te fort,keta udbasha I kan bler komandantat ,edhe hashen se u inatos me popull qe spo e don askush ,poashtu as is mustafen komunist