Një natë një grup hajdutësh hyri në shtëpinë e Nastradinit.
-Na i jep të gjitha paratë dhe të gjitha stolitë! – i thanë ata.
-Ju dukem unë si njeri i pasur? Nuk kam asnjë para! – iu përgjigj Nastradini hajdutëve. Keqbërësit ishin shumë të pakënaqur nga Nastradini që nuk po bashkëpunonte dhe nga vetja e tyre që hynë në një shtëpi kaq të varfër. Sidoqoftë, ata vendosën ta kalojnë natën në shtëpinë e Nastradinit. Dhe, sa të ishin aty, nuk do të humbnin rastin për ta ndëshkuar atë njeri që thoshte se nuk ka para.
-Do të rrish në një këmbë gjithë natën! – e urdhëruan ata Nastradinin. Hajdutët ranë të flenë dhe lanë vetëm njërin të ruante Nastradinin. Pak më vonë, roja u lodh. Ai zgjoi një shokun e tij dhe ia la radhën të ruante. Rojës së dytë po i vinte keq që Nastradini po rrinte në një këmbë tek qoshja.
-Ti je lodhur duke qëndruar në njërën këmbë, – i tha ai. Tani mund të qëndrosh në këmbën tjetër.’ Ky ndërrim i këmbëve e qetësoi menjëherë Nastradinin. Ai i shprehu mirënjohje hajdutit:
-Ti dukesh njeri më i mirë se shokët e tu, – tha ai. Paratë e mia janë në oborr, fshehur nën një mollë. Ti merri ato, por mos iu jep atyre asgjë.
Komentet