E lexoja …e lexoja disa here resht mbreme Peticionin e tyre…..shihja emrat e firmetareve dhe prape su besoja syve…
Tundja koken psheretija e thosha me vete edhe ky mo….dhe pastaj me kapte sinqerisht nje trishtim, nje dhimbje koke e shpirti dhe sec ndjeja nje lloj keqardhje me shume per ta se sa per veten …me shume per Autogolin e tyre qe ju humbi ndeshjen kesisoj ne fund te ndeshjes…e ju a beri pis emrin, reputacionin, karieren e tyre se sa thjesht per nje ndeshje te humbur qe nuk besoj se do te ndikoje edhe aq fort ne klasifikimin e pergjithshem e ne luften per Titull…
Se te reshtohesh sot publikisht ne krahun e se keqes se madhe pra te jesh sot PRO Rames e Veliajt eshte haptazi nje Atentat me paramendim qe ti i ben se pari vetes tende, emrit, jetes e karieres tende shumevjecare e pastaj sigurisht edhe vendit e popullit tend …
Per disa prej firmetareve drejt me e thene nder vite kam patur nje lloj simpatie dhe kam respektuar e vleresuar jo pak gjithe c’ka ata kane dhene nder vite per artin e kulturen shqiptare e per vlerat e tyre profesionalo-civilizuese e njerezore vene ne dobi edhe te vendit e te popullit te tyre fale talentit por edhe punes e mencurise se tyre artistiko-profesionale por edhe qytetaro-njerezore…
Ndaj tek shihja listen …u ndala me se shumti tek 30 emrat e pare te saj…teper te njohur, te degjuar e disa prej tyre edhe me goxha aktivitet, emer, kariere e reputacion …ndaj dhe 30 emrave te tjere te meposhtem su vura fort rendesi duke i klasifikuar tek turma e figuranteve te shumte te Kinostudios…
Si ka mundesi pyes veten qe keta artiste, aktore, regjizore, skenariste etj te kerkojne kesisoj me kembengulje shembjen e Teatrit e jo ruajtjen , restaurimin e tij e ndertimin e nje tjetri te riu diku tjeter …fjala vjen tek Piramida…si ka mundesi te insistosh qe te kesh vetem nje shtepi Arti e jo dy te tilla…
Si ka mundesi te injorosh edhe thirrjen e BE per mos shembjen por ruajtjen e tij….ti kthesh krahet asaj c’ka thote Europa Nostra per ruajtjen e mbrojtjen e trashegimise kulturore kombetare…….si ka mundesi te besh rolin e shurdhit edhe perpara asaj c’ka thote edhe Ambasada Britanike ne Tirane e cila del hapur e me dashamiresi ne mbrojtje te kultures e artit kombetar shqiptar .. a thua valle te jete edhe Negativi italian Carlo Bolino me dashamires ndaj Shqiperise se sa vete ju…teksa edhe ai pranon si i zene ne faj se…Teatri mund te mos prishet dhe i riu le te ndertohet ne nje vend tjeter?
Dhe per keto ..pra per prishjen e mos ruajtjen e Teatrit keni firmosur pikerisht ju…ju qe pranoni ”punet e nates” qe ben ai skuthi kryebashkiak i ardhur prej fshatit Terpan te Beratit e prane Ures Vajgurore qe firmos lista e peticione por edhe urdhera pronesie e shembje ne erresire.,..dhe beni sikur harroni …se punet e nates s’jane te mira hic dhe pervecse erresires e territ nuk sjellin asgje tjeter….
Turp per ju !
Eshte keq fort kur i ve vetes njollen e turpit ne moshen e pleqerise o Aktori i madh e miku im i hershem e i mire Robert Ndrenika…edhe pse une i kuptoj fort mire ato vargjet e dhimbeshme te nje kenge popullore qe kendohet andej nga Shqiperia e Jugut e qe thote ,…pleqeri me shume kusure….une s’te desha ti me zure…
Kaq fort beson ”ne besen” e tyre o Bert Ndrenika …ti qofsh e ju pafsh hajrin te pa feve, te pa beseve e te pa Atdheve…
Te kthehemi tek lista e firmetareve…
Luftar Paja…pasi te ben Qytetar nderi te Tiranes nje zot e di se per cfare lloj nderesh te tuat flitet ne drejtim te kryeqytetit shqiptar …tani erdhi radha t’ju a shperblesh ti atyre nder-beresve te tu ndaj dhe duket qe ke pranuar me deshire te madhe te jesh ne krye te listes …sikurse krah teje ke vene edhe tet Bir te njohur tashme si fanatik e militant besnik i PS-Rilindjes e vecmas i dyshes Rame -Veliaj…
Me sa duket paske vendosur te vdesesh komunist i betuar e t’ja falesh shpirtin Shejtanit o Luftar…..udha e mbare te qofte por nuk di ndokend deri me sot ta kete levduar Ferrin or mik jooooooo….
Eshte keq kur jabanxhiu e kollovari sillet si zot shtepie o Luftar….degjo mua se nuk e kam hic gabim…ok…
Artan Imami…me thoni e me gjeni nje shfaqje, nje film a nje veper arti e kulture ku ky person te kete qene njehere te vetme Aktor e Artist apo te kete interpretuar qofte edhe nje rol te dores se pare…pervec faktit te rrembimit te ca pronave prej tjeterkujt e qe duket se Lali Dhjeri e ka siguruar se nuk do t’ja trazoje kush madje as pronaret legjitime te tyre…sa te jete ai ne krye te Bashkise…
Marjana Kondi…vetem dy fjale per ty moj zonje qe deri dje kam patur mendim e konsiderate krejt ndryshe…po akoma Nafija e Dybekut paske mbetur moj e shkrete ?
Viktor Zhusti…natyrisht qe ”nderi lahet me nder” para do kohesh vete Rama te akordoj nje pension special qeverie qe nuk e di se per cfare lloj vlerash e meritash ti e meritoje ate kur shume te tjere qe kane lene goxha gjurme ne art-kulturen shqiptare jane injoruar krejt prej nje vleresimi te tille te merituar …ndaj ne kete rast ajo firma jote pro shembjes e ne krah te Rames duket se eshte plotesisht e ” justifikueshme”….
Leka Bungo..ishe mire deri dje o zoteri…por mesa duket qekurse Rama me shoke e shoqe ta rregulluan tet Bije ne nje nga komisionet e larta te Vetingut duket se edhe ty nisi te te prese Timoni Djathtas… nejse puna jote …por kujdes nga ndonje aksident ”rrugor” se po nuk e bere ti ta bejne ata vete ok…dhe prape se prape te garantoj qe fajtor do te te nxjerrin ty e jo veten…
Dhe te siguroj or mik se ate Pensionin special shteteror qe te lidhen edhe ty para ca muajsh do te ta zene ne gryke sa te jesh gjalle …do rrosh e do me kujtosh ….
Pellumb Kulla …nder vite kam qeshur nga shpirti me penen tende fine e me humorin tend brilant, kurajoz e te mencur…madje vite me pare u gezova kur vete PD te emeroj si Ambasador te Shqiperise ne Atdheun e Lirise e te Demokracise ne Amerike… por mbreme kur pashe firmen tende ne ate liste turpi per here te pare nuk qesha me ty …por sinqerishte u trishtova sa me s’ka…e pyeta veten edhe Pellumbin e paskan kthyer ne Sorre?
Ledio Lako e Salsano Rrapi…me besoni sinqerisht qe gaztoret kurre nuk i kam marre seriozisht ndaj edhe ju te dy ”karagjozet” e Portokallise se Top Chanelit te Blush – Qeverise as qe kam ndermend edhe kete radhe tu ve tek seriozet e me te cilet duhet te merresh vertet seriozisht …
Hervin Cili…s’ke faj o djale jooo te kane zene zyren prej kohesh qendrestaret e Teatrit e te kane perzene qe andej ndaj dhe ke mbetur pa pune e s’te njeh me kerkushi per Drejtor Teatri ndaj dhe ke te drejte qe ju a nxjerr inatin kundershtareve te tu kesisoj me firma errresire e nate ne skuthat e skuthit Veliaj…
Laert Vasili…as qe ja vlen te besh muhabete e biseda te artit e te kultures shqiptare me nje shpirt e mendje greku si puna jote…me nje kelysh te lindur e te rritur ne nje fole ushtarake komunistesh te djeshem fanatike te Komandantit…
Morepo nje Bajram Dosti c’ishte ne ate liste…as e njoh e as e kam degjuar ndonjehere madje pyeta e u interesova edhe ne fis por ahaaa mezellah se e njihte njeri…. kete Bajramin me mbiemrin tim e qe te na kish lidhje me Teatrin , Peticionin, Firmetaret etj etj ….
Ore kodosher mos e keni vene kastile qe permes mbiemrit te me provokoni mua se ne e kemi ne fis nje Bajram por mesa di une ai i ziu ka nja 20 e ca vjet qe ka bere nje barange e nje tezge aty prane pallatit e shtepise se vet e shet ca fruta-perime sa per te nxjerre buken e gojes ….e rrezik as ka qene kurre ne Teater e as qe e di fare biles se ku bie ai ….
Por ju siguroj se s’degjoj fort nga ai vesh une ore joooo ndaj bjerini legenit nga mengjesi deri ne darke po te doni…
Kur pashe ne liste edhe emrat e miqve te mij te mrekullueshem e shume te hershem parodisteve brilante te Vlores …Agron Hamo e Afrim Agalliu me thene te drejten u stepa disi dhe nisa ti them vetes….jo jo s’ka mundesi …do tu kene vene gabimisht ne ate liste o miqte e mij sepse ju gjithe jetes suaj vetem keni share e tallur, parodizuar e ironizuar si pak kush tjeter vetem te keqen e te pa -drejten ndaj nuk besoj kurre qe sot ju te jeni gdhire ne krah te tyre …ne krah te se keqes se madhe te vendit e te popullit tuaj ….
Ndaj jam pothuajse i sigurte qe emrat tuaj jane gabimisht ne ate liste turpi…
Me pas ne liste ishin radhazi edhe emrat e Zamira Kites, Ema Andreas, Arben Derhemit, Spiro Dunit, A. Bashes, A.Kumbaros, G.Pajos etj etj…me te cilet as qe e pashe fare te nevojshme te harxhoja qofte edhe 1 minute te vetme nga koha ime e cmuar…
Se fundi vertet shume seriozisht e pyeta edhe njehere si per here te fundit veten time….more po mos i kemi rene kot ne qafe asaj Elises tek tha pardje nga bordello – parlamenti se ne kurre nuk kemi patur as art, as kulture, as artiste e asgje tjeter pervec se disa mjerane , trushpelare e qe i genjen mendja se jane korifej ….?
Dhe mendova…mos e ka patur fjalen Elisa pikerisht per keta te mesipermit kur leshoi gjithe ato Rrufe e Bubullima nga foltorja -nevojtorja e Parlamentit?…
Te lutem Elisa zahmet e ke dhe na i bej hallall ..dil edhe njehere tjeter …hip aty ku kishe hipur e na i sqaro edhe njehere tjeter kete punen e mjeraneve dhe trushpelareve se me thene te drejten na le pa gjume te gjithe ne shqiptareve ndaj edhe po plasim vertet e po bejme buffff….
Dil e na thuaj…per cilet e kishe konkretisht fjalen…Elisa….
Se ajo kodosh Luge e asaj kodosh Corbe te Prishur na ka marre e po na merr ne qafe prej vitesh si vend e si popull…
A.R.DOSTI
Komentet