Nga faqja e Familjes Cakrani po sjellim një dokument nga Arkivi Qendror pasi reagimit të ish-presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu rreth kujtimeve të Kadri Cakranit për të jatin Spiro Moisiun. Dokumentat janë nga Kadri Cakrani dhe Jashar Sulo Cakrani.

Kadri Cakrani 1903-1972
Djali i firmetarit të Deklaratës së Pavarsisë, Hajredin Bej Cakrani, Arsimin fillor e kreu ne Berat. Studimet e larta i perfundoi ne “Theresian Military Academy”,Wien, Austri. Komandant i formacioneve të para luftarake kundër fashizmit në Mallakastër, Anetare i Komitetit Qendrore te Ballit Kombetar, Komandant i Përgjithshëm i Forcave Nacionaliste për Jugun, Largohet nga Shqiperia me 1944, dhe emigroi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes; Me vdekjen e Ali bej Kelcyres me 1965, zgjidhet Kryetar i Ballit Kombetar, deri ne fund te jetes nuk pushoi veprimtarin e tij në shërbim të lirisë dhe “Perdes së Hekurt” te skllaverise komuniste, arsye kjo që Kongresi Amerikan, e nderoi me “Medal of Freedom” më 1969 firmosur nga Presidenti i SHBA Richard Nixon…….
Jashar Cakrani, lindi më 19 Janar 1911 është nje tjeter pinjoll i Familjes Cakrani, djali i vetem i Sulejman Cakranit, kishte perfunduar studimet per jurisprudence në France, ishte nder te paret bashke me kusherinjte e tij Kadri Cakrani, Kujtim Cakrani etj që krijuan çetat e para Nacionaliste ne zonen e Mallakastres, kunder okupatorit Italian. Ne nje nga keto beteja pikerisht ne luften me te madhe qe eshte bere kunder pushtueseve e quajtura lufta e Rrushdies, më 13 mars 1943 ai ra deshmor. Natyrisht me pasurine qe babai i tij kishte ky djale i ri mund te jetonte fare mire ne çdo vend te Europes por, ai zgjodhi te luftonte per çlirimin e vendit nga pushtuesi huaj. Tradita e trasheguar e familjes se tij e thirri, dhe ai u pergjigje duke dhene edhe jeten per çeshtjen kombetare.
Ish-presidenti i Shqipërisë Zoti Alfred Moisiu, ka replikuar mbi botimin e pjesëve të kujtimeve të Kadri Cakranit, për figurën e të atit Spiro Moisiu, ish-drejtor në burgun e Fierit ku Mbreti Zog e solli si të devotshëm nga oficer rezervist. Trakti i 1943, por jo vetëm, tregon për sjelljen e Spiro Moisiut në burgun e Fierit, si dhe dokumenta të tjera flasin për përvetësimin e sasive të parave që ju gjenin të arrestuarve, si psh. Jashar Cakranit; ka dokumenta që flasin përi dhunën çnjerëzore; “Partia Komuniste ka si kryetar të Shtabit Spiro Mojsinë. Për ata që s’e dinë, po iu themi ne se, ky zambak i kuq ka qënë komandant i burgjevet në Fier gjatë shtypjes së lëvizjes më 1935. Gjithë bota revolucionare e atëherëshme e di se në ç’mënyrë është sjellur Spirua gjatë atij shërbimi. Ay ka qënë xhelati i burgjeve që kanë bërë torturat morale e trupore më të tmerrëshme. Ka qënë Spirua ai që hapte në mëngjes herët dyert e birucavet ku ishin hedhur si shtazë të dënuarit me vdekje që pritnin nga një minutë në tjetrën t’i shpinin në litar. A po jo o Mustafa Gjinishi, dhe ti o Mustafa Kaçaçi.. Spirua ka qenë ay o Xhelal Staravecka që të shtërngonte or’ e çast zinxhirat aq shumë sa të qenë anjtur duar e këmbët” (Trakti “Çështje të ditës”, 11.10.1943, AQSH, F.556, V.1944, D.21, f.8), dhe ai i vjedhjes së parave;
Ja dhe dokument i Arkivit që mban firmën e Jashar Cakranit:
“Z. Kolonel Ali Riza, Tiranë.
I nderuari Z.Kolonel; I nënshkruari kam nderin t’ju parashtroi sa më poshtë vijon:
Në datën shtatëmbëdhjet që u dorëzova në Komandën e Operacionit Fierit në dhomën e Komandës, në kontrollin që mu bë më gjetën shumën Fr.Ari. 115 (njiqint e pesëmbëdhjet), nji portofol, tre fotografi, nji biçak dhe nji leje gjujtije, të cilat i muarën në dorëzim Kapiten Llesh Marashit, Toger Beqir Zagoriçani dhe në prezencën e Nëntoger Qazim Tuzit i cili është dëshmitar;
Mbasi i jam drejtuar dhe Prokurorit Gjyqit Politik, të hollat në fjalë akoma nuk më janë dorëzue, kurse prokurori pretendon se i ka Kapiten Spiro Moisiu në Fjer, dhe ai thotë se nuk i kam, kurse neve jemi shumë të nevojitur për pare këtu në burg, dhe unë s’mbesonja që të shdukeshin të hollat prej degës ushtarake..
Ju lutem, kini mirësin e urdhënoni ku duhet dërgimin e të hollave në fjalë.. Pres përgjegje; Jashar Sulo Cakrani; Burg Politik Durrës” (AQSH, Dosja, Kryeng.Fierit)

Komentet