voal.ch – Coronavirus thuhet se është një virus i manipuluar, i lëshuar aksidentalisht nga një laborator kinez në Wuhan, ku po studiohej vaksina e AIDS. Këtë e theksoi profesori Luc Montagnier, Nobel për Mjekësinë 2008, në mikrofonat e podcast francez, në emisionin e specializuar për mjekësi dhe shëndet, “Pourquoi Doctor”.
Sipas profesorit Montagnier, i cili së bashku me Francois Barré-Sinoussi në vitin 2008 zbuloi HIV-in si shkakun e epidemisë së AIDS-it, Sars-CoV-2 është një virus që është përpunuar aksidentalisht dhe lëshuar nga një laborator në Wuhan, i specializuar në kërkimin e koronavirusit, në tremujorin e fundit të 2019-ës.
“Me kolegun tim, biomatematikanin Jean-Claude Perez, kemi analizuar me kujdes përshkrimin e genomit të këtij virusi Rna”, shpjegoi fituesi i Nobelit në intervistën e tij me doktor Jean-Francois Lemoine. “Ne nuk ishim të parët, ishte edhe një grup studiuesish indiane që u përpoqën të botonim një studim i cili tregon se genomi i plotë i këtij virusi ka brenda sekuenca të një virusi tjetër, atë të SIDA-s. Grupi Indian e tërhoqi më pas botimin. Por e vërteta shkencore gjithmonë del në pah. Sekuenca e AIDS-it u fut në genomin e koronavirusit në përpjekje për të bërë vaksinën “, tha Profesor Luc Montagnier.
Sipas shkencëtarit, elementët e ndryshuar të këtij virusi do të vijë një moment që do të eleminohen ndërsa po vazhdon të përhapet: “Natyra nuk pranon asnjë manipulim molekular, do t’i eliminojë këto ndryshime të panatyrshme dhe madje edhe nëse nuk bëhet asgjë, gjërat do të përmirësohen, por fatkeqësisht pas shumë vdekjeve” . Përveç kësaj, tha Montagnier kemi gjithashtu edhe zgjidhjen: “Me ndihmën e valëve interferuese (malëve elektromanjetike), ne mund t’i eliminonojmë këto sekuenca – shpjegoi ai – dhe rrjedhimisht të ndalojë pandemia. Por do të duheshin shumë mjete në dispozicion”.
“Kështu – shtoi Montagnier – historia e tregut të peshkut është një legjendë e bukur, por nuk është e mundur që është vetëm një virus i transmetuar nga një lakuriq nate, ose ndoshta nga kjo e filluan, pastaj e modifikuan atë. Ndoshta kanë dashur të bëjnë një vaksinë kundër SIDA duke përdorur një koronavirus si bartës të antigenit. Mund të thuhet një punë si e nxënësve të magjistarëve. Sepse nuk duhet të harrojmë se jemi në botën e natyrës, ka ekuilibrat që duhen respektuar. Natyra e eliminon sekuencën e genomit koronavirus “.
A mund të jetë komplot ? “Jo – përgjigjet profesori – komploti është ai që fsheh të vërtetën. Por unë besoj se në këtë rast është qeveria e Pekinit që i ka fshehur gjërat. Por e vërteta, sidoqoftë, del ashtu siç thashë.
Por ‘errare humanum est’, mendoj se është një gabim njerëzor dhe nuk ka nevojë të bëhen akuza tani dhe as të hapen hetime. Kina është një vend i madh dhe shpresoj se është në gjendje ta njohë një gabim “, përfundoi ai./afp/pourquoidocteur.fr/EB
Komentet