Banka gjermane “Deutsche Bank” gabimisht pagoi gjashtë miliardë dollarë amerikanë në llogarinë e njërit prej klientëve të saj.
Referenti i ri për investimet e huaja i kësaj banke ka paguar gabimisht gjashtë miliardë dollarë në llogarinë e klientit të tij, duke futur kështu të dhëna të gabuara. Siç shkruajnë mediat gjermane, gabimi është zbuluar dhe korrigjuar të nesërmen.
Incidenti tash është zbuluar në opinion edhe pse ai ndodhi në qershor të këtij viti, e cila ngre çështjen se pse i njëjti nuk është bërë publik menjëherë, sepse çdo transaksion i mëdh në bankë duhet të miratohet nga një punonjës tjetër.
Banka gjermane ka paralajmëruar një ndryshim radikal në biznes, sepse, siç thanë ata, ata duan të shkurtojnë në mënyrë drastike shpenzimet, të rrisin përfitimet dhe ti kushtojnë vëmendje imazhit.
Komentet