Voal.ch – Këshilli Federal merr masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit
Këshilli Federal u mblodh me urgjencë të premten në mëngjes dhe, për shkak marrjes të masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Zvicër, ku numri i rasteve tani është rritur në 15.
Këshilli Federal ka vendosur të marrë masa drastike, me veprim të menjëhershëm deri në 15 Mars.
Do të jenë të ndaluara në territorin kombëtar të Konfederatës Helvetike të gmjitha manifestimet që mbledhin më shumë se 1’000 njerëz, çka përbën rrezik dhe ku infeksioni mund të përhapet më lehtë.
Në veçanti, karnavalet e Bazelit dhe salloni i autove i Gjenevës.
Për ngjarje më të vogla, organizatorët duhet të vlerësojnë rreziqet me autoritetet kantonale përpara se të procedojnë. Kantonet mund të marrin masa shtesë.
Transporti publik do të vazhdojë të funksionojë normalisht dhe madje edhe mësimi në shkollat nuk do të ndërpritet.
Qeveria, theksoi Alain Berset, është e vetëdijshme që masat gjithashtu do të kenë pasoja të rëndësishme, por u konsiderua e nevojshme në interes të mbrojtjes së popullatës.
Gjatë konferencës për shtyp, Berset zbuloi se tani ka 15 infeksione të konfirmuara në Zvicër, ndërsa mbi njëqind njerëz janë në karantinë, dhe se duhet të pritet një rritje e rasteve në ditët në vijim./Burimi swissinfo.ch
Komentet