Kryeministri Albin Kurti, erdhi nè krye tè ekzekutivit kosovar, nè njè kohè kur çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose ‘prodhimtarisë’ së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm.
Mbase, në një periudhë sfiduese, turbulente, hektike, eklektike dhe dinamike kur jetèn ose skenën e përgjithshme institucionale dhe politike të Kosovës, vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Apo, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat sigurisht se reflektohen ose interferojnë drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të personit ose individit. Kjo me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara për Kosovën dhe shqiptarët.
Ndonëse, në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë procesëve ose paradokseve të ndryshme shtetërore, nacionale, institucionale, konstituciinale, politike etj.
Ndërkaq edhe elitat” ose “par-exelencat” e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre ndodhën të ngritura ose promovuara nga materia, brumi ose “derivatët” e proviniencave ose reminishencave të ndryshme nga e kaluara. Gjegjësisht, nga mentaliteti, ideologjia ose trashëgimia e njohur institucionale dhe politike e sistemeve ose pushtetève të meherëshme në Kosovën e pasluftës dhe paraluftës. Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura centraliste, autoritare, totalitare ose forumiane dhe kabinetike të shantazhit, komplotit, linçimit, bojkotit, sabotazhit etj.
Aty janë edhe strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etjera, të afërta ose kolaboracioniste me “punèdhènësit” e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. “Forcat” e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale, parapolitike, retrograde, reaksionare ose diabolike si “degë” ose”nëndegë” të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit etj. Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me “njerëzit e fortë” të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze, biocenoze ose “enciklike” të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, institucional, politik, diplomatik, social, ekonomik, fetarë dhe kulturorë në vendin tonë që janë edhe sfidat ose pengesat kryesore në kontekstin (domenin) e njohur determinant dhe paradigmatik të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti, të shtetit nga personi ose individi dhe anasjelltas, të politikës nga bisnesi, të ekzekutivit nga legjislativi dhe juridikativi ose anasjelltas etj.
Ndryshe nga kjo, filozofia, kultura, politika dhe shkenca, janë mendim dhe obligim superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe nëndjekës ose vezhgues të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike etj. Ndërkaq, politikanët ose liderët e ndryshëm institucional dhe funksional, mund të jenë ndjekës ose vëzhgues, por edhe krijues, arkitekt ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të një shteti ose kombi. Gjithashtu, edhe garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive etj.
Së kendejmi, liderët ose politikanët e ndryshëm së bashku me figurat ushtarake, policore dhe të tjera, mund të jenë edhe martir ose heronjë që vdesin ose sakrifikohen për bindjet, idealet, konceptët, profesionin, lirinë (çlirimin), popullin (kombin) dhe shtetin e tyre e tyre, por, gjithashtu edhe anëtar të shtresave, qarqëve ose elitave të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një kombit apo të një shteti. Kur zhduken shkenctarët, krijuesit, artistët, kulturologëz, intelektualet ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit dhe mendimit të njohur shkencor, intelektual, kulturor, politik ose filozofik, zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes.
Në këtë frymë, gjithashtu të rëndësishme, kruciale ose esenciale, janë edhe marëdhëniet, raportet, interferimet dhe koperimet e njohura në mes njerëzvve të pasur ose industrialistëve me elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj.
Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti është ‘figurë e trashë’ ose personalitet i shquar në botën ose jetën e njohur intelektuale, kulturore dhe politike të Kosovës i cili ka botë, ide, teori, rezon, kreacion, inovacion, motivacion, narracion dhe vizion të njohur shkencor, intelektual ose akademik mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin dhe shoqërinë moderne ose bashkohore.
U mor vesh se në një shtet dhe shoqëri të avancuar politike, ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese, si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë marrëdhënieje me praxisin, e bën të mundur integrimin e edukatès dhe kulturës institucionale dhe funksionale në kuader të një administrate të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike.
Kosova nuk e ka luksin e as fatin e një shteti dhe shoqërie të lartë industriale dhe ekonomke ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, penetron, reflektohet, interferon dhe kontribuon duke i mbajtur në jetë edhe popullin (kombin), edhe shtetin, edhe pushtetin në emër të harmonisë, koekzistencès ose paqës sociale, qytetare dhe politike.
Është teza e kulturës institucionale dhe konstitucionale si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të shtetit dhe pushtetit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politik nè Kosovè. Kjo mbase do jetè edhe njèra prej sfidave kryesore tè Kryeministrit Kurti.
Në anën tjetër ndërkaq, z. Kurti do i ketë perballë Vuçiçin, Daçiqin ose lidershipin serbian. Ata shkatèrrues, minues, sabotues, diverzant dhe mohues të zellshëm dhe të rrezikshëm të lirisë , shtetit dhe pavarèsisë së Kosovës nè Serbi, Rusi dhe gjithandej, të cilët “vejnë dorën në brez ose revole” sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e liderit, politikanit, diplomatit ose një intelektuali të lartë politik në Kosovë si Albin Kurti etj.
Dhe, kjo përmes idealizimit, stisjes, rimimit, valorizimit dhe glorifikimit sistematik të “mitit” ose gènjeshtrës së njohur serbe mbi Kosovën.
Ndaj, detyra ose misioni i një lideri intelektual ose intelektuali politik dhe dialektik të kulturës shtetrore dhe nacionale si Albin Kurti, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të popllit (kombit), shtetit, pushtetit ose politikès nga ligji dhe administrimi, të kulturës nga qytetërimi etj., dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. Absurd.
Detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar, valorizuar dhe glorifikuar tej mase, nè përbërjen e secilës premtimi i saj për lumturi, drejtèsi dhe barazi individuale dhe kolektive, do mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me instalimin, aplikimin dhe përgjithësimin e një edukate dhe kulture më të gjerë shtetrore dhe nacionale në kuptimin e plotë të fjalës, ku interferenca dhe varësia e saj nga rrethanat materiale, konjukturale, nomenklaturale, sociale, ekonomike, ushtarake dhe politike të botës ose shoqërive ekzistuese dhe të atyre të së kaluarës, nuk dondikonte ose kontribuonte në zbutjen, zbehjen dhe frustracionin e këtij realizimi. Me fjalë të tjera, energjitë shkencore ose kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose atropolitike. Ndërkohë që impulset progresive të së dytës, do duhej t’u kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.
Një digresion:
Me 1947, filozofi i shquar gjerman, Theodor Adorno në bashkëpunim me kolegun e tij madhor Max Horkheimer, shkruan “Dialektikën e Iluminizmit” si një tentativë e qartë iluministe ose shkencore-humaniste për të gjetur ose zbuluar shkaqet racionale dhe iracionale të një katastrofe humanitare si tmerri totalitar e politik etj. Autorët gjetën ose zbuluan një nga shkaqe kryesore tek koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive. Iluminizmi, i cili duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), domethënë: do duhej të ishte një proces çmitizues, prodhoi të kundërtën e tij: një mitizim të ri, më të qëndrueshëm dhe më të rrezikshëm se sa i pari,- atë të arsyes instrumentale. Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore dhe politike”. Koncept që Adornoja e favorizonte më tepër në krahasim me atë të “kulturës globale ose masive”, ku përthithja e kulturës, reduktimi dhe monodimensionalizimi i saj shihen si rrjedhim i një administrimi negativ nga ana e autoritetit ose totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave themelore ose ekzistencialiste të shtetit dhe shoqërisë së avansuar ushtarake, politike, industriale ose teknologjike. Si oponent ose kundërshtar i flaktë i rrymave moderne ose bashkëkohore, Adornoja asokohe mundohej t’i studionte dhe analizonte edhe rrymat, tendencat, qarqet, nomenklaturat, manufakturat ose konjukturat e ndryshme politike, ushtarake, sociale, ekonomike ose aristokratike të borxhezisë sè lartë në momentet e shkëlqimit të saj më të madh.
Ndërkohë që politika borgjeze ose skllavopronare, prodhonte rende ose sisteme të pandryshuara, natyrore, ordinare, despotike, klerikaliste ose absolutiste: E ashtuquajtura politika moderne ose bashkëkohore dikur i kishte vendosur popullin (kombin), shtetin, pushtetin dhe qytetarin si ‘cityoen’ ose “burgeros i lartë” kulturor dhe politik- përballë një konglomerati ose mish-mashi fragmentar ose kosmopolitik pa asnjë lidhje me njeri-tjetrin, dhe të cilët nuk mund të perceptohen, akceptohen ose anticipohen si tërësi politike, sociale, ekonomike etj. Kurrë.
Ndryshe nga kjo, rasiti ose “modeli” i politikës kosovare, është shembull i keq, se si nihilizmi, mazohizmi, dogmatizmi, fetishizmi, sektashizmi, utopizmi, hedonizmi, alkimizmi, iluzionizmi, fosilizimi, klanizimi, uzurpimi, monopolizimi, privatizmi, komercializimi, relativizimi dhe instrumentalizimi i shtetit, pushtetit dhe politikës, çojnë në regresion dhe degradim të pashmangshëm ku njerèzit ose qytetarèt, janë të programuar dhe detyruar të pranojnë një politikë pa sens, pa takt, pa kuptim, pa ide, pa vizion si dhe pa një zhvillim koherent dhe transparent në kohë dhe hapësirë. Kjo përkthehët, deskriptohet ose transkriptohet si stagnim, apo si “kotësi kohore, hapësirore ose gjeografike”, e cila kontribuon në mënyrë të sofistikuar ose inzeraktive në përforcimin e status quo-ve të ndryshme politike si një fat i paevitueshëm individual dhe kolektiv. Zëvendësimi aparent dhe transparent i një “modeli politik” me një “model tjetër” nga e kaluara, në politikën moderne ose globale, është në të vërtetë një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar në tërësinë e tij.
Në instancë të fundit, bota shqipptare ose kosovare, nuk kanë nevojë për të vërteta relative ose absolute si dhe për slogane, parulla, pamflete, fiksione ose recidive të ndryshme autoritare ose totalitariste. Bota shqiptare ose kosovare kanë nevojë për heronjt e vjetër dhe heronjt e ri të lirisë (çlirimit), shtetit, sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë shtetrore, nacionale dhe politike të Kosovës. Por, jo edhe për profetë, bindje, koncepte ose sisteme të palëvizshme, statike, natyrore, ordinare, paranormale ose parapolitike. Ata kanè nevojë për pyetje dhe pèrgjigjie.
Komentet