Cape Canaveral
Korporata e teknologjive të eksplorimit të hapësirës ka lançuar 60 satelitë në orbitë, si pjesë e rrjetit orbital që synon të sigurojë mbulimin global të internetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes zyrtare të SpaceX, satelitët “Starlink”, të lançuara nga Cape Canaveral, Florida me një raketë Falcon 9, janë krijuar për të dërguar sinjale në internet.
Pas fazës së ndarjes, SpaceX e ateroi raketën Falcon 9 në një “dron lundrues” në Oqeanin Atlantik.
Lançimi i këtyre satelitëve nënkupton se tani ka gjithsej 180 satelitë të SpaceX në orbitë, që e bën atë kompaninë me flotën më të madhe të satelitëve komercial në orbitë.
Komentet