VOAL

VOAL

Kerkoja nëpër Aruba ndonje restorant me pronar grek dhe gjeta me pronar shqiptar Nga Aleksandra Papa

December 24, 2019
4 Comments
  • author avatar
    tralala 7 years ago Reply

    JEMI BERE ME KEQ SE EVGJITET

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Emigranti nuk behet evgjit

Komentet

Reportazhi- Fatura ditore në Jug për një familje, nga 20 mijë deri në 35 mijë lekë

Nga Jona Cenameri 

Pushimet e verës janë ditët që i presim gjithë vitin për t’u shkëputur nga gjithçka: pak qetësi dhe pa alarme zgjimi.

Por, në realitet, përpara se të shijosh qetësinë, duhet të bësh llogaritë.

Genti, një djalë në të njëzetat nga Tirana, fillon të kërkojë një muaj përpara pushimeve për disa ditë pushimi në Jug.

Hap Booking.com, vendos qytetin, ditët, numrin e personave dhe, më e rëndësishmja, tavanin e çmimit që mund të përballojë.

Nëse rezultatet nuk e bindin, kalon në Airbnb. Ndërkohë kërkon në Instagram e TikTok dhe, pas pak ditësh, nuk është më e nevojshme as të kërkojë shumë.

“Fillon algoritmi të të ndihmojë”, thotë ai. Hotelet, bujtinat, plazhet dhe videot nga jugu i dalin vetë përpara.

Por mes fotografive me ujë të kristaltë dhe mëngjeseve të servirura pranë pishinës vjen pjesa më pak romantike, çmimi.

Për Gentin, problemi i viteve të fundit nuk është vetëm se akomodimi është shtrenjtuar. Është se tregu, sipas tij, po ndahet gjithnjë e më fort në dy skaje.

Në njërën anë janë hostelet, camping-et dhe strukturat ku turistët me buxhet të vogël paguajnë kryesisht për një shtrat.

Në anën tjetër po shtohen hotelet luxury dhe ultra-luxury.

Në këtë mes mbetet pushuesi që kërkon një dhomë normale, të pastër, me kushte të mira, por pa luks.

“Ajo që vërehet në jug është që ka gjithmonë e më shumë opsione lluksi për shtresën e lartë dhe opsione shumë ekonomike për ata që duan vetëm një vend për të fjetur. Të mesme ka gjithnjë e më pak”, thotë Genti.

Ai sjëll ndërmend një dhomë që sezonin e kaluar mund ta gjente për rreth 90 euro nata dhe që këtë verë i është ofruar për 120 euro. Nuk është matje e gjithë tregut, por eksperienca që fiton sa herë futet në Booking pa qenë i sigurt se çfarë çmimi do të gjejë.

Ndalemi në Vlorë. Jo sepse është domosdoshmërisht destinacioni më i shtrenjtë i jugut. Përkundrazi, më tej përgjatë rivierës, në zona si Dhërmiu, Palasa apo Ksamili, oferta përfshin edhe struktura me tarifa dukshëm më të larta.

Vlora është një pikë e mirë për të parë se sa i kushton një pushim veror një familjeje të vogël apo një çifti që nuk po kërkon luks.

Çmimi i dhomës është vetëm fillimi.

Hoteli i lirë që nuk duhet të jetë shumë larg detit

Majlinda është mbi 50 vjeç dhe pushimet i mendon ndryshe nga Genti.

Edhe ajo e pëlqen jugun. Por kërkimi i saj nis duke hequr nga lista ato që e di paraprakisht se nuk mund ose nuk dëshiron t’i paguajë.

Palasa dhe komplekset e nivelit të lartë dalin të parat. Pastaj një pjesë e hoteleve buzë detit.

Fillon kështu kërkimi i kompromisit.

50 metra nga plazhi. 100 metra. 200 metra. 450 metra. 600 metra.

Në disa raste, një kilometër a më shumë.

Në hartën e Booking-ut këto janë vetëm numra. Në gusht, nën diell dhe me makinat e parkuara mbi trotuar, distanca matet ndryshe.

Majlinda kërkon dy gjëra që për të janë pothuajse po aq të rëndësishme sa dhoma: mëngjesi dhe parkingu.

Nga të dyja, thotë se është e gatshme të sakrifikojë mëngjesin.

“Po hajde, mëngjesin e eliminojmë. Pi një kafe të ftohtë, merr një ujë. Por makina është problem i madh”

Në një prej faturave të mbledhura gjatë qëndrimit në Vlorë, tre kafe të ftohta (freddocappuccino) kushtojnë 900 lekë. Në raste më ekonomike, tre kafe mund të kushtojnë rreth 600 lekë.

Image

Pak më tutje, një tabelë njofton: “Parkim me pagesë, 1,000 lekë dita”

Një mijë lekë për të mos kërkuar çdo mëngjes një cep rruge ku të lësh makinën.

Sepse gjatë sezonit, makina është një nga shqetësimet që e ndjek pushuesin edhe kur ka ardhur për të mos pasur shqetësime.

Në disa pjesë të vijës bregdetare, automjetet zënë trotuaret. Në segmente të tjera, trotuari mungon ose ndërpritet. Për të kaluar nga hoteli në plazh, këmbësori përfundon herë pas here në të njëjtën hapësirë me makinat.

“Me temperaturën 40 gradë dhe makinat mbi trotuar, është pak të thuash çmenduri”, e përshkruan Majlinda.

Pastaj duhet paguar edhe vendi ku do të rrish pranë detit

Mëngjesi mbaron. Makina është sistemuar. Tani mund të fillojë plazhi.

Por edhe aty duhet të zgjedhësh.

Përgjatë bregdetit të Vlorës dhe drejt Orikumit, Bashkia Vlorë e ofron çadrën për 700 lekë.

Image

Në plazhet më ekonomike, çadra me dy shezllone kushton 1,000 lekë.

Shumica e plazheve kanë tarifa nga 1,500 në 2,000 dhe 3,000 lekë.

Në vëzhgimin në terren, tarifa prej 2,000 lekësh për një çadër me dy shezllone ishte ndër më të hasurat.

Brenda së njëjtës zonë turistike, çmimi i disa orëve nën çadër ndryshon ndjeshëm.

Majlinda ka edhe një problem tjetër.

Nëse janë tre veta, çadra përsëri vjen me dy shezllone.

“Thua po paguaj edhe një shezlong tjetër. Jo gjithmonë mundesh. Duhet të marrësh edhe një çadër tjetër”

Image

Një pushim familjar ndërtohet kështu nga shumë pagesa që veçmas mund të duken të vogla. Bashkë, fillojnë të ndryshojnë faturën e ditës.

Genti e sheh këtë si pjesë të një pasigurie më të madhe.

Për të, nuk është më vetëm pyetja “sa kushton?”, por “çfarë marr për këtë çmim?”

Ka parë dhoma me tarifa të ngjashme dhe kushte shumë të ndryshme. E njëjta gjë, thotë, përsëritet me shërbimet gjatë pushimeve.

“Çmimi dhe cilësia nuk ecin gjithmonë bashkë”

Dreka që nis me menunë dhe vazhdon me “nuk ka”

Rreth mesditës, disa orë plazh të çojnë te shpenzimi tjetër i ditës, ushqimi.

Çmimet

Në letër, zgjedhjet janë të shumta. Në restorante të ndryshme në Vlorë dhe Radhimë, sallatat kushtojnë përgjithësisht 400-600 lekë, pastat rreth 700-1,000 lekë e më shumë, ndërsa picat fillojnë nga 500 lekë dhe shkojnë mbi 1,000 lekë. Pjatat me mish nisin rreth 1,100 lekë e më shumë. Për peshkun dhe frutat e detit, çmimet nisin nga 1,500-1,600 lekë.

Por në kulmin e sezonit, ajo që shkruhet në menu nuk është domosdoshmërisht edhe ajo që mund të porosisësh.

Kjo është një nga gjërat që Majlinda thotë se i ndodh shpesh gjatë pushimeve.

Ulesh, hap menunë dhe zgjedh.

“Kjo nuk është”

Provon një pjatë tjetër.

“As kjo nuk ka”

Në ditët me fluks të madh, restorantet nuk arrijnë gjithmonë të përballojnë numrin e klientëve me të njëjtin ritëm. Disa produkte mungojnë, porositë vonohen dhe stafi punon nën presionin e një sezoni të përqendruar në pak muaj.

Majlinda thotë se në disa raste ka parë edhe menaxherë që u bërtasin kamarierëve në sy të klientëve. Nuk e di nëse kjo lidhet me lodhjen, temperaturat e larta apo mënyrën se si menaxhohet stafi, por për të bëhet pjesë e eksperiencës për të cilën po paguan.

Kur zgjedh ku të hajë, ajo përpiqet të largohet nga restorantet ku pozicioni buzë detit rëndon fort në faturë.

“Restorantet më të leverdishme janë ato me ushqim tradicional, me mish të pjekur ose me peshkun e kapur gjatë ditës”, thotë Majlinda.

Sipas saj, këto restorante përgjithësisht ofrojnë edhe porcione më të bollshme.

Image

Majlinda kujton një pjatë miks me fruta deti që kushtonte rreth 1,600 lekë, por ku sasia i ishte dukur shumë e vogël për çmimin.

“Të vijnë me numër frutat e detit”, e përshkruan me ironi.

Katër pjata kryesore mund të shkojnë rreth 4-6 mijë lekë. Nëse shtohen sallatat apo antipastat, uji, pijet dhe ndonjë pjatë për t’u ndarë, një drekë për katër persona mund t’i afrohet 8-10 mijë lekëve.

Dhe dita nuk përfundon me drekën.

Në mbrëmje, e njëjta familje duhet të hajë përsëri. Një darkë për katër persona, pa zgjedhur domosdoshmërisht restorantet më të shtrenjta të vijës bregdetare, mund të kërkojë sërish disa mijëra lekë dhe, me katër pjata, sallata e pije, t’i afrohet sërish 8-10 mijë lekëve.

Ndërmjet dy vakteve janë edhe ndalesat e vogla që zakonisht nuk mendohen kur prenotohet hoteli. Një kafe. Një akullore. Një pije për të luftuar dehidratimin, apo edhe një birrë, një koktej ose një tjetër pije alkoolike, tek e fundit, jemi me pushime.

Shpenzimet

Sa kushton një ditë e zakonshme pushimi?

Kostoja e një dite ndryshon ndjeshëm edhe pa ndryshuar destinacion. Një familje mund të zgjedhë një mëngjes të plotë në lokal ose të marrë byrek; të pijë freddocappuccino e pije gjatë ditës ose të kufizohet te kafja e thjeshtë dhe uji; të zgjedhë një plazh me çadër 700-1,000 lekë ose një tjetër ku i njëjti shërbim kushton 2 mijë lekë e më shumë.

Për këtë arsye, më shumë sesa një shumë e vetme, llogaria mund të shihet përmes dy skenarëve: një ekonomik dhe një mesatar.

Për akomodimin, një familje që kërkon një alternativë më ekonomike, jo domosdoshmërisht buzë detit apo me të gjitha shërbimet e hotelit, mund ta nisë llogarinë nga rreth 7 mijë lekë nata.

Për një akomodim të kategorisë së mesme në pikun e sezonit, marrim si referencë rreth 13 mijë lekë nata.

Edhe mëngjesi mund të ndryshojë shumë. Në skenarin ekonomik, një familje që zgjedh byrek dhe kafe të thjeshtë mund ta mbajë shpenzimin rreth 800-1,200 lekë. Një mëngjes më i plotë në lokal mund të shkojë deri në rreth 3 mijë lekë.

Për dy ndalesa gjatë ditës, nëse konsumohen vetëm kafe të thjeshta dhe ujë, mund të llogariten rreth 600-800 lekë. Me kafe të ftohta, pije apo alkool, shpenzimi mund të kalojë 2 mijë lekë.

Në plazh, dy çadra me nga dy shezllone mund të kushtojnë rreth 1,400-2,000 lekë në alternativat më ekonomike. Nëse merret si referencë tarifa prej 2 mijë lekësh për secilin set, shpenzimi arrin në 4 mijë lekë.

Parkimi shton edhe rreth 500-1,000 lekë në ditë.

Image

Diferenca më e madhe krijohet te ushqimi. Një familje që zgjedh restorante me gatime tradicionale dhe porosi të thjeshta mund ta mbajë një drekë rreth 4-5 mijë lekë. Një tavolinë me më shumë pjata, sallata, pije apo produkte peshku mund të shkojë në 8-9 mijë lekë. E njëjta logjikë vlen edhe për darkën.

Pastaj janë shpenzimet që bëhen thuajse pa u vënë re: ujë, fruta, akullore, cigare apo produkte të vogla nga minimarketi. Në një ditë të kursyer mund të jenë rreth 1 mijë lekë, ndërsa me më shumë blerje mund të arrijnë në 2,500 lekë.

Kështu, për një familje me katër persona, llogaria lëviz afërsisht në këto intervale:

Akomodimi: 7,000-13,000 lekë
Mëngjesi: 800-3,000 lekë
Dy ndalesa për kafe/pije: 600-2,000 lekë
Plazhi: 1,400-4,000 lekë
Parkimi: 500-1,000 lekë
Dreka: 4,000-9,000 lekë
Darka: 4,000-9,000 lekë
Ujë, akullore, fruta dhe blerje të vogla: 1,000-2,500 lekë

Në një skenar kursimi, ku familja zgjedh akomodim rreth 7 mijë lekë nata, ha byrek në mëngjes, pi kafe të thjeshtë, zgjedh çadrat më të lira dhe ha drekë e darkë tradicionale pa alkool apo porosi të shtrenjta, një ditë mund të kushtojë rreth 19-20 mijë lekë.

Në një skenar shpenzimi mesatar, duke marrë vlera të ndërmjetme brenda intervaleve të mësipërme, me akomodim rreth 13 mijë lekë, mëngjes më të plotë, kafe gjatë ditës, çadra me tarifë mesatare dhe vakte që nuk kufizohen vetëm te alternativat më ekonomike, fatura shkon në rreth 34-35 mijë lekë në ditë.

Image

Për shtatë ditë, kjo do të thotë rreth 135 mijë lekë në skenarin me kursimtar dhe rreth 241 mijë lekë në skenarin mesatar.

Këto shifra nuk përfaqësojnë një mesatare zyrtare të pushimeve në Vlorë, por një përllogaritje orientuese të ndërtuar mbi çmimet e vëzhguara në terren dhe dy mënyra të ndryshme konsumi. Në to nuk përfshihen karburanti, aktivitetet, daljet e mbrëmjes apo shpenzime të paparashikuara.

Ajo që tregon llogaria është diçka tjetër: çmimi i pushimeve nuk mbaron te shifra që shfaqet në Booking.

Ai ndërtohet gjatë gjithë ditës.

Nga hoteli te parkingu. Nga çadra te dreka. Nga kafeja e pasdites te shishja e ujit që blihet rrugës.

Nëse hoteli është larg, mund të paguash më shumë për një tjetër më pranë detit. Nëse nuk gjen parking, mund të paguash një privat. Nëse një plazh nuk të përshtatet, mund të provosh një tjetër. Nëse një restorant është shumë i shtrenjtë, mund të kërkosh një alternativë.

Por ka edhe nevoja që nuk zgjedh kur do të të lindin.

“Mos të zëntë halli dhe të sëmuresh”, thotë Majlinda.

Në kulmin e sezonit, përgjatë vijës turistike nga Vlora drejt Radhimës dhe Orikumit, numri i njerëzve shumëfishohet. Baret, restorantet dhe strukturat turistike shtrihen pothuajse gjatë gjithë aksit. Shërbimet bazë nuk kanë të njëjtën dendësi.

Sipas listës së Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë sezonit veror funksionojnë qendra shëndetësore në Zvërnec, Plazhin e Vjetër, Radhimë dhe Orikum.

Por farmacia është një histori tjetër.

Baret, restorantet dhe plazhet vazhdojnë njëri pas tjetrit përgjatë bregut. Farmacitë jo. Në Google Maps, pikat e tyre grumbullohen në Vlorë, deri në zonën e Lungomares dhe Ujit të Ftohtë. Në vijën bregdetare nga aty drejt Radhimës e deri në Orikum nuk shfaqet asnjë farmaci. Nëse një pushuesi i duhet një ilaç i zakonshëm, kthimi drejt qytetit mund të bëhet pjesë e një dite që supozohej të kalonte pranë detit.

Dhe makina e kthen pushuesin te një nga problemet e para të ditës: trafiku.

Majlinda thotë se edhe alternativa për të lënë makinën nuk është gjithmonë e thjeshtë. Në kulmin e sezonit, sipas saj, një taksi nuk gjendet gjithmonë menjëherë dhe, kur gjendet, çmimi i udhëtimit është një histori më vete. Për një pushues në Radhimë apo Orikum që duhet të kthehet drejt Vlorës, edhe një nevojë e thjeshtë mund të kthehet në kohë të humbur dhe një tjetër shpenzim.

Ky është paradoksi i sezonit. I njëjti fluks që mban gjallë ekonominë e bregdetit vë në provë edhe kapacitetin e shërbimeve të tij.

Restorantet mbushen, por një pjesë e produkteve mungojnë.

Parkimet mbushen dhe makinat kalojnë në trotuare.

Plazhet mbushen dhe për një shezllon të tretë mund të duhet një çadër e dytë.

Rrugët mbushen dhe një lëvizje e shkurtër mund të kërkojë shumë më tepër kohë dhe para.

Genti dhe Majlinda e përjetojnë këtë nga dy pozicione të ndryshme.

Ai kërkon fleksibilitet. Kalon nga Booking në Airbnb, ndryshon standardin, kërkon ofertën më të mirë dhe është i gatshëm të bëjë kompromis me vendin ku fle.

Ajo kërkon më shumë siguri: një hotel të rregullt, parking, një mëngjes të thjeshtë, një plazh ku të kalojë ditën dhe një restorant ku ajo që shkruhet në menu të jetë edhe ajo që mund të porosisësh.

Megjithatë, të dy mbërrijnë te i njëjti shqetësim: përpara se të nisesh drejt jugut, duhet të parashikosh gjithnjë e më shumë gjëra.

Jo vetëm sa do të paguash.

Por edhe çfarë do të marrësh në këmbim./Faktoje.al

FOTOT- “Një popull, një zë dhe një kërkesë”! Mesazhet pikante në protestën e 71-të kundër Ramës: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, dorëheqje

Protesta e 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me pjesëmarrjen e qytetarëve në shesh, ndërsa përmes pankartave protestuesit kanë përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Një prej pankartave të shfaqura gjatë tubimit kishte mesazhin: “Të ndryshëm nga natyra. Të bashkuar me zgjedhje”.

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

Ndërsa në një tjetër pankartë theksohej bashkimi i qytetarëve në kërkesën për llogaridhënie ndaj qeverisë: “Të ndryshëm, por të bashkuar kundër qeverisë. Një popull. Një zë. Një kërkesë: llogaridhënie!”

Me thirrjet “Nesër më shumë”, u mbyll edhe protesta e 71 e revolucionit qytetar. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit në kuadër të protestës së 71 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ndalur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

“Arrestoni Ramën!” ishte një prej thirrjeve të protestuesve, të cilët kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë dhe të marrin masa ndaj kryeministrit dhe zyrtarëve të cilët janë përgjegjës për korrupsionin dhe keqqeverisjen. bw

“Po na marrin natyrën!”- “ABC Australia” artikull për “Revolucioni i Flamingove”: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama

Në artikullin e publikuar nga ABC, thuhet se në Shqipëri po rritet një valë zemërimi “në një nivel që nuk është parë që prej rënies së komunizmit”, ndërsa lëvizja e protestës, e quajtur “Revolucioni i Flamingove”, është kthyer në një reagim të gjerë qytetar kundër politikave të qeverisë për zonat natyrore dhe zhvillimin turistik.

Sipas ABC, protestat që nisën për shkak të shqetësimeve mjedisore rreth projekteve turistike në zonën e Sazanit dhe Lagunës së Nartës, janë zgjeruar duke marrë një karakter më të gjerë politik, ku qytetarët shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë Rama dhe mënyrës së menaxhimit të pasurive publikNë artikull, ABC ndalet te ndryshimet ligjore të miratuara nga qeveria shqiptare në vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe mundësinë e zhvillimit të resorteve turistike në këto hapësira.

Media australiane shkruan se kritikët e qeverisë pretendojnë se këto ndryshime kanë hapur rrugën për projekte të mëdha private në zona me rëndësi të veçantë natyrore.

Por sipas ABC, për shumë qytetarë kjo çështje është kthyer në një simbol të pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Edi Ramës, duke e lidhur debatin me mungesën e transparencës dhe mënyrën e administrimit të tokave me vlerë të lartë në bregdet.

Sipas artikullit, “Revolucioni i Flamingove” është kthyer në një nga protestat më të mëdha qytetare në Shqipëri në dekadat e fundit.

25-vjeçarja Sona Faudi, një nga protestueset e cituara nga ABC, është shprehur: “Ne duhet të mbrojmë tokën tonë. Ata duan të na marrin natyrën”.

“Po ndërtohet për njerëz të pasur, ndërsa ne kemi probleme të tjera për të cilat duhet të shqetësohemi”, citohet të ketë thënë ajo.

Sipas ABC, ajo që nisi si një reagim për mbrojtjen e natyrës është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë shqiptare.

Artikulli i plotë i ABC Australia:

Brenda Shqipërisë po rritet një valë zemërimi në një nivel që nuk është parë që prej rënies së komunizmit.

Qytetarët po protestojnë për mbrojtjen e një prej perlave të fundit të paprekura të Mesdheut, një parajsë natyrore e brishtë, por edhe kundër një qeverie që e akuzojnë për lidhje me oligarkët dhe botën e krimit.

Në qendër të debatit është edhe një emër i madh ndërkombëtar, familja Trump. Në gadishullin e Zvërnecit, malet e mbuluara me gjelbërim rrethojnë një bregdet të qetë, ndërsa në horizont shfaqet ishulli i Sazanit, që qëndron si një fortesë në skajin e detit Adriatik.

Plazhi këtu ende ruan qetësinë e tij. Peshkatarët vendas hedhin varkat e vogla në ujë, familjet pushojnë nën çadra dhe disa të rinj luajnë futboll në rërën e lagur. Në ujërat mes bregut dhe ishullit jetojnë foka të rralla mesdhetare dhe breshka të mbrojtura të llojit “Caretta Caretta”.

Pas plazhit shtrihet Laguna e Nartës, një ekosistem i pasur ku jetojnë rreth 200 lloje shpendësh, mes tyre edhe tufa flamingosh që ushqehen me karkaleca në ujërat e kripura të lagunës. Pikërisht këta flamingo janë bërë simboli i protestave të njohura si “Revolucioni i Flamingove”.

Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare të Mesdheut është e mbushur me hotele luksoze, pika tregtare të nivelit të lartë dhe klube e bare plazhi të mbushura plot, Zvërneci mbetet i paprekur nga zhvillimi modern.

Kjo është arsyeja pse një propozim i diskutueshëm ka ndezur fitilin për protesta në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

“Ky është një nga segmentet e fundit të Mesdheut që nuk është prekur nga ndërhyrja intensive njerëzore. Është një nga thesaret e fundit natyrore që kemi”, është shprehur ambientalisti shqiptar Aleksandër Trajçe për emisionin australian “7.30”.

Por statusi i Zvërnecit si një parajsë e egër dhe e paprekur mund të marrë fund së shpejti, pasi qeveria shqiptare i dha dritën jeshile një resorti luksoz prej 6.5 miliardë dollarësh që do të ndërtohet në brigjet e anës lindore të ishullit të Sazanit dhe pranë Lagunës së Nartës.

Dokumentet e tenderit dhe të draftit të projektimit të publikuara në internet tregojnë planet për resortin luksoz që përfshijnë mijëra dhoma në një kompleks luksoz, me një kazino dhe një park ujor, me dhoma dhe restorante të ofruara nga “Carbone”, restoranti elegant italian i klasit A ​​në Nju Jork.

Operatori i mundshëm i resortit është përmendur kompania prestigjioze zvicerane e hoteleve Aman Resorts. Dhomat në resortet e saj në Alpet franceze dhe Venecia kushtojnë rreth 1000 dollarë nata, një shumë që është e barabartë me pagën mesatare mujore në Shqipëri.

Mbështetës i këtij resorti të izoluar me pesë yje janë Jared Kushner dhe gruaja e tij Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-së. Kushner është i lidhur ngushtë me administratën e vjehrrit të tij dhe ka qenë një ndërmjetës kyç në hije në bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, por nuk është një punonjës qeveritar.

Investimi mbështetet nga kompania private e investimeve të Kushner, “Affinity Partners”, e cila ka marrë mbështetje financiare nga fondet sovrane saudite dhe investon miliarda dollarë në teknologjinë izraelite dhe pasuritë e paluajtshme europiane.

Investimet në bregdetin e Shqipërisë kanë qenë një nxitës kyç i ekonomisë së vendit që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1990. Dhe qeveritë e njëpasnjëshme kanë qenë të etura për të tërhequr para të huaja për të ndërtuar vijën bregdetare piktoreske.

Trajce, i cili pavarësisht se ishte drejtor ekzekutiv i Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri dhe një nga ambientalistët kryesorë në vend, mbeti i habitur nga projekti.

“Ne nuk jemi pyetur kurrë. Nuk na është drejtuar askush. Për dijeninë tonë, asnjë organizatë serioze mjedisore apo grup kërkimor që merret me këtë fushë nuk është kontaktuar”, tha ai.

Sipas tij, përmasat e projektit janë zbuluar gradualisht vetëm përmes rrjedhjeve në media. Ajo që ka parë në planet paraprake e shqetëson.

“Ndërtesa tetëkatëshe, resorte, apartamente dhe vila. Kjo duket më shumë si një projekt i zhvillimit të pasurive të paluajtshme sesa një projekt turistik”, u shpreh Trajçe.

“Do të ishte shkatërrimi i plotë i këtij ekosistemi. Po flasim për pjesën më të brishtë të një zone të mbrojtur. Pasojat mund të jenë aq të paparashikueshme dhe katastrofike, sa është e vështirë të imagjinohet një skenar tjetër përveç ndryshimit të plotë të këtij ekosistemi”, tha ai.

Një histori e dyshimtë e Trumpit?

Origjina e idesë për resortin luksoz në Sazan është kthyer në një çështje të debatueshme në Shqipëri. Sipas Ivanka Trump, ajo dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner e zbuluan ishullin gjatë një udhëtimi veror.

Në muajin maj, gjatë një interviste në podcastin e David Senra, Ivanka Trump, e cila është e përfshirë në biznesin familjar të pasurive të paluajtshme, tregoi versionin e saj për mënyrën se si u njoh me Sazanin.

“Ne ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar. Në fakt, kështu e gjetëm. Ne notuam drejt ishujve”, tha ajo.

Sipas saj, ishulli i Sazanit ishte një “ishull privat, i pabesueshëm dhe i bukur prej 1400 hektarësh në mes të Mesdheut”.

Ajo pretendoi gjithashtu se së bashku me Kushner kishin kaluar në terrenin shkëmbor të ishullit për të arritur në majë.

Miku i tyre ishte financuesi milioner britanik dhe konti, Nathaniel Rothschild, dhe varka ishte superjahti 73-metërsh i baronit, Planet 9.

Por kjo histori është pritur me skepticizëm nga shumë shqiptarë.

Ambientalisti Aleksandër Trajçe tha se pretendimi se Ivanka Trump kishte eksploruar ishullin zbathur ishte i vështirë për t’u besuar.

“Kur Ivanka tha se kishte ecur në ishull zbathur, u habita, sepse terreni është shumë i ashpër”, tha ai. “Edhe për ne që jemi punonjës të terrenit me eksperiencë, është e vështirë të ecësh aty edhe me këpucë të përshtatshme për ecje malore”, shtoi ai.

Sipas tij, bukuria e Sazanit lidhet pikërisht me faktin që ai ka mbetur i egër dhe i paprekur.

“Po, ishulli është i bukur, por është i bukur sepse është i egër”, u shpreh Trajçe.

Pretendimi se ishulli ishte një vend i panjohur dhe se ishte “zbuluar” nga çifti Trump-Kushner është kundërshtuar gjithashtu.

Sazani është pronë publike dhe për dekada ka shërbyer si bazë ushtarake. Ai është kthyer edhe në një destinacion turistik që prej vitit 2015, kur plazhi i tij u hap për vizitorët.

Kur ekipi i emisionit “7.30” vizitoi ishullin, u pa qartë se ai nuk ishte një vend sekret. Muzika e lartë dëgjohej nga varkat turistike të ankoruara pranë bregut, ndërsa dhjetëra turistë mbërrinin me tragete pasagjerësh.

Vizitorët shoqëroheshin nga guida drejt një zone të vogël plazhi, ndërsa një grup turistësh konsumonte drekë të organizuar gjatë një ture rreth ishullit.

Por për shumë shqiptarë, problemi nuk lidhet vetëm me historinë e treguar nga Ivanka Trump.

Shqetësimi kryesor është mënyra se si një projekt i mbështetur nga familja Trump-Kushner mori dritën jeshile për t’u ndërtuar në një prej zonave të fundit të mbrojtura të Mesdheut.

Ligje për oligarkët dhe botën e krimit

Në shkurt të vitit 2024, qeveria shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi ndryshime të rëndësishme ligjore që prekën rregullat për mbrojtjen e mjedisit, zonave të mbrojtura dhe plazheve.

Këto ndryshime i dhanë mundësi administratës të lejonte ndërtimin e resorteve me pesë yje në zona që më parë ishin të ndaluara për ndërtime të tilla.

Sipas raportimit të ABC, ndryshimet ligjore u miratuan vetëm tre ditë pasi planet fillestare për resortin u bënë publike nga ekipi i Kushner.

Gjithashtu është raportuar se Rama ishte takuar me Ivanka Trump dhe Jared Kushner gjatë udhëtimit të vitit 2021, kur ata ndodheshin në një jaht në zonën e Sazanit.

Qeveria shqiptare ka mohuar se ndryshimet ligjore janë bërë posaçërisht për këtë projekt, por ato kanë shtuar dyshimet dhe kritikat në opinionin publik.

Redi Muçi, pedagog dhe deputet shqiptar, thotë se problemi kryesor nuk është vetëm investimi i familjes Trump në Shqipëri, por mënyra se si funksionon sistemi i pronësisë dhe zhvillimit të tokave në vend.

Sipas tij, korrupsioni është një problem i përhapur dhe tokat me vlerë të lartë shpesh përfundojnë përmes marrëveshjeve të dyshimta.

“Njësia Speciale e Hetimit ka lëshuar më shumë se 20 urdhër-arreste për persona të lidhur me trafikun e drogës, të cilët kanë marrë më shumë se një milion metra katrorë leje ndërtimi”, tha Muçi për “7.30”.

“Problem nuk është familja Trump që zhvillon një projekt në Shqipëri. Problemi është korrupsioni që qëndron pas tij”, tha ai.

Në rastin e projektit Trump-Kushner, janë ngritur pikëpyetje edhe për pronësinë e tokës ku pritet të ndërtohet resorti.

Kompania e mbështetur nga Kushner raportohet se ka marrë një pjesë të të drejtave të zhvillimit nga biznesmeni shqiptar me bazë në Miami, Arthur Shehu. Shehu kërkohet nga autoritetet shqiptare për akuza që lidhen me trafik droge dhe pastrim parash.

Ndërkohë, organet shqiptare kundër korrupsionit kanë ngritur dyshime se dokumentet e pronësisë së tokës mund të jenë falsifikuar përpara shitjes së të drejtave të zhvillimit.

Megjithatë, nuk ka asnjë akuzë apo pretendim zyrtar se Jared Kushner, Ivanka Trump apo kompania Affinity Partners kanë kryer shkelje.

Kushner dhe kompania e tij nuk iu përgjigjën kërkesës së ABC për koment.

Banorët e zonës gjithashtu pretendojnë se kanë të drejtë pronësie të trashëguar mbi tokën dhe aktualisht çështja ndodhet në gjykata.

Redi Muçi shprehet i shqetësuar se procesi mund të zvarritet për vite me radhë në sistemin gjyqësor dhe thotë se përvoja e mëparshme tregon se banorët vendas shpesh mbeten të pafuqishëm përballë kompanive të mëdha dhe personave me ndikim kur bëhet fjalë për pronat.

“Çfarë ndodh me banorët vendas është se ata përfshihen në një betejë të gjatë ligjore që zgjat me dekada, por që në fund nuk përfundon kurrë me marrjen e asaj që u takon”, tha ai.

Qeveria shqiptare është kontaktuar për një koment lidhur me çështjen, por kryeministri Edi Rama më herët ka hedhur poshtë pretendimet se projekti do të ketë pasoja të mëdha negative për mjedisin e bregdetit.

Hyr në revolucion

Qeveria shqiptare argumenton se ndryshimet ligjore dhe qasja më liberale ndaj investimeve turistike janë bërë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së turizmit.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, Shqipëria ishte një nga vendet më të varfra në Europë. Me kalimin e viteve, ekonomia filloi të përmirësohej dhe qeveritë e njëpasnjëshme e panë turizmin si një burim të rëndësishëm të ardhurash.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, bumi turistik është përshpejtuar, ndërsa ndërtimet përgjatë bregdetit janë shtuar ndjeshëm.

Vlora, qyteti bregdetar pranë zonës ku planifikohet projekti Trump-Kushner në Zvërnec, është mbushur me hotele, restorante dhe infrastrukture turistike.

Gjatë verës, plazhet mbushen me turistë, ndërsa popullsia relativisht e vogël e Shqipërisë prej rreth 2.6 milionë banorësh rritet deri në rreth 11 milionë persona.

“Sigurisht që kemi nevojë për turizëm. Duhet të përfitojmë nga fakti që Shqipëria ka male, bregdet dhe klimë të mirë. Por turizmi nuk mund të jetë i vetmi burim ekonomik i vendit”, tha Redi Muçi.

Për vite me radhë, shqiptarët kanë parë me trishtim se si betoni ka marrë vendin e plazheve të tyre dikur të paprekura.

Rezistenca deri atëherë kishte qenë e vogël në përmasa. Por ajo lëvizje e vogël aktiviste ishte vetëm fillimi i një vale historike zemërimi publik.

“Ata duan të na marrin natyrën”

Në një mbrëmje të premte në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, nën dritën portokalli të perëndimit. Ky shesh është kthyer në skenën kryesore të protestave kundër projektit të zhvillimit në bregdet dhe kundër qeverisë.

Kur ekipi i “7.30” mori pjesë në protestë, ajo ishte protesta e 41-të kundër projektit Trump-Kushner dhe politikave të zhvillimit në zonat e mbrojtura.

Flamingot janë kthyer në simbolin e mbrojtjes së natyrës dhe kundërshtimit ndaj ndërtimeve masive.

25-vjeçarja Sona Faudi dhe shoqja e saj 23-vjeçare Najada Dafa marrin pjesë në protesta çdo mbrëmje pas përfundimit të punës.

“Ne duhet të mbrojmë tokën tonë. Ivanka Trump dëshiron të blejë ishullin e Sazanit, por ne nuk duam që toka jonë të trajtohet si pronë private”, tha Faudi.

Ata duan të na marrin natyrën. Shqiptarët nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo, sepse po ndërtohet për njerëz të pasur, ndërsa ne kemi probleme të tjera për të cilat duhet të shqetësohemi”, tha ajo.

Protestat nisën në muajin maj, pasi u publikuan pamje nga përplasjet mes protestuesve dhe personelit të sigurisë pranë zonës ku planifikohet projekti.

Zemërimi publik u rrit dhe protesta u përhapën në qytete të ndryshme të vendit, duke mobilizuar mijëra qytetarë.

I njohur si “Revolucioni i Flamingos”, tani konsiderohet gjerësisht shfaqja më e madhe antiqeveritare në vend që nga rënia e komunizmit.

Najada Dafa, e cila punon si kërkuese shkencore, thotë se një tjetër pikë që zemëroi shumë shqiptarë ishin komentet e Ivanka Trump për “zbulimin” e ishullit.

“Ajo e bëri të dukej sikur ishte Kristofor Kolombi”, tha Dafa. “Ishulli është i izoluar, sigurisht, por ne e dimë që ekziston. Ne kemi qenë atje”, tha ajo.

Sipas organizatorëve, rreth 3 mijë persona morën pjesë në protestën e mbrëmjes kur ekipi i “7.30” ishte në Tiranë.

“Ne nuk do të ndalojmë kurrë së protestuari, sepse jemi shqiptarë. Ne jemi ballkanas dhe ballkanasit janë njerëz shumë kokëfortë”, tha Sona Faudi.

Protestuesit shpresojnë se vëmendja ndërkombëtare do të rrisë presionin ndaj qeverisë shqiptare dhe se Bashkimi Europian mund të ndikojë në ndalimin e projektit.

Megjithatë, jo të gjithë shqiptarët e kundërshtojnë investimin. Disa qytetarë mendojnë se hapja ndaj investimeve të huaja është një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Një banor vendas tha për “7.30”: “Ne kemi qenë në komunizëm për 50 vite dhe kemi qenë plotësisht të izoluar. Nuk mund ta imagjinoni sa të lumtur jemi kur shohim njerëz nga çdo vend i botës”.

“Sipas meje, mediat shqiptare dhe ndërkombëtare po e paraqesin shumë negativisht çështjen e bregdetit shqiptar”, tha Kujtim Dervishi, një hotelier, mbështet zhvillimin turistik të bregdetit

“Bregdeti është i bukur dhe i përshtatshëm për turizëm. Investimet janë bërë dhe kjo është diçka strategjike”, tha ai.

Ende nuk ka një afat të përcaktuar se kur ëndrra e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për resortin në ishull do të bëhet realitet.

Megjithatë, në zonë janë parë specialistë që kryejnë matje dhe një rrugë shërbimi është ndërtuar.

Edhe pse qeveria shqiptare ka dhënë miratimin paraprak për projektin, proceset gjyqësore, protestat dhe shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian mund ta vonojnë atë për disa vite.

Aktivistët thonë se “Revolucioni i Flamingove” do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Panorama

Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në Francë (FOTOT)

Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin.

Ajo me të cilën identifikohet lehtësisht se i përket biznesmenit, është një seksion në faqen zyrtare ku publikohen të dhënat ligjore të faqes së internetit, figuron emri “Ermal Beqiri”, si dhe nga vetë njoftimi i SPAK që përcakton se kështjella ndodhet në Oise.

“Château d’Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”, thuhet në faqen zyrtare ku reklamohet kështjella.

Regjistrat francezë të pasurive të paluajtshme tregojnë se më 30 dhjetor 2024 Château d’Auteuil u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise.

Château d’Auteuil ndodhet në Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit dhe pranë aeroportit Beauvais.

Sipas të dhënave historike franceze, pjesët më të vjetra të saj datojnë nga fundi i shekullit XVI, ndërsa ndërtesa mori pamjen aktuale gjatë shekullit XIX.

Rezidenca është ndërtuar në stilin Louis XIII, me fasada karakteristike prej tullash të kuqe dhe çati prej pllakash të holla guri natyror. Ajo është e rrethuar nga hendeqe dhe parku përreth, ndërsa fasadat dhe çatitë janë të mbrojtura si monument historik nga shteti francez.

Historia e saj shtrihet në më shumë se katër shekuj. Kështjella e parë u shkatërrua në fund të shekullit XVI, por u rindërtua mbi të njëjtat themele dhe mori pamjen aktuale.

Në faqen zyrtare thuhet se restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se dy dekadash.

“Që nga viti 2003, 70 për qind e 35 ambienteve janë restauruar duke respektuar historinë dhe duke shtuar komoditetin e ditëve të sotme”, ndërsa autorët e prezantimit shtojnë se kështjella “bëhet çdo ditë e më e bukur”.

“Rreth 50 ambiente, me një sipërfaqe totale prej 1 200 metrash katrorë, po restaurohen gradualisht, duke ndërthurur elementët klasikë si parketet në stilin e Versajës dhe oxhakët prej mermeri, me komoditetet moderne.

Prej 10 vitesh, pesë dhoma dhe suita luksoze u ofrojnë vizitorëve një qëndrim të paharrueshëm”, thuhet më tej.

Në një tjetër përshkrim në faqen e internetit theksohet se të gjitha të ardhurat nga aktiviteti turistik “riinvestohen tërësisht në restaurimin e kështjellës”, duke e paraqitur objektin jo vetëm si një rezidencë private, por edhe si një projekt për ruajtjen e trashëgimisë historike franceze.

Një monument historik francez
Château d’Auteuil ndodhet në Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit dhe pranë aeroportit Beauvais.

Sipas të dhënave historike franceze, pjesët më të vjetra të saj datojnë nga fundi i shekullit XVI, ndërsa ndërtesa mori pamjen aktuale gjatë shekullit XIX.

Rezidenca është ndërtuar në stilin Louis XIII, me fasada karakteristike prej tullash të kuqe dhe çati prej pllakash të holla guri natyror. Ajo është e rrethuar nga hendeqe dhe parku përreth, ndërsa fasadat dhe çatitë janë të mbrojtura si monument historik nga shteti francez.

Historia e saj shtrihet në më shumë se katër shekuj. Kështjella e parë u shkatërrua në fund të shekullit XVI, por u rindërtua mbi të njëjtat themele dhe mori pamjen aktuale.

Në faqen zyrtare thuhet se restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se dy dekadash.

Ermal Beqiri dhe tenderat e AKSHI-t

Ermal Beqiri është një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK për skemën e grabitjes së tenderave të AKSHI-t, bashkë me Ergys Agasin, mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Të dy, Beqiri dhe Agasi, kontrollonin një institucion që qarkulloi qindra miliona euro nëpërmjet bashkëpunimit me drejtoreshën, Mirlinda Karçanaj, e emëruar aty direkt nga kryeministri Rama, pas një bashkëpunimi të vjetër që kishin pasur, që në bashkinë e Tiranës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ermal Beqiri po hetohet për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre: grup i strukturuar kriminal; pastrim parash; korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; shkelje e barazisë në tendera; konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës; heqje e paligjshme e lirisë.

Ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në burg” që në dhjetor 2025, ndërsa më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar me Red Notice të Interpolit.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, policia gjyqësore franceze ka identifikuar jo vetëm vendndodhjen e tij, por edhe një seri asetesh financiare dhe pasurish të paluajtshme në Francë.

Arrestimi ndodhi më 24 korrik 2026, pasi Beqiri hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly, në Normandi, dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it.

Gjykata franceze vendosi ta mbajë në paraburgim për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet franceze kryen kontrolle në ambientet e lidhura me të dhe sekuestruan materiale që, sipas SPAK-ut, “vlerësohen me interes për procedimin penal”. Ndërkohë, hetimet financiare vijojnë për sekuestrimin e pasurive të identifikuara në territorin francez. gsh

Shtatorja e Rugovës vjen në Klinë falë Marjan e Ilir Cubi, babë e birë të një ideali!- Nga Florim Zeqa

 

 

Pas përurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Klinë

 

Iniciativa personale e veprimtarit me qëndrim të përkohshëm në New York të SHBA-ve, z. Marjan Cubi nga Drenoci i Klinës, përveqse unikate, ngërthen në vete edhe mesazhin e qartë për të gjithë mërgimtarët, se punët e mira bëhen pa bërë bujë dhe pa zhurmë në rrjetet sociale.

 

Shpirti human i mërgimtarit

 

Marjan Cubi është emër i njohur në komunitetin mbarëshqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shquar për kontributin shumëdimensional në shërbim të çështjes kombëtare, të Kosovës në veçanti.

Marjan Cubi me djalin e tij Ilirin janë ideator dhe donator të vetëm të shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Klinë.

Në rrëfimin e tij për ‘Radio Alba’ në Klinë, z. Marjan Cubi theksoi se “ideja për ndërtimin e shtatores së Ibrahim Rugovës buron nga dashuria, respekti dhe simpatia që kishin familjarisht për presidentin historik”.

Pak njerëz e dinë, se Marjan Cubi ishte nga njerëzit e parë që e ka suportuar (ndihmuar) presidentin Rugova në vitet e ’90-ta me rastin e vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Senat, Kongres dhe kudo që ka pasur nevojë të shkojë. E kishte shoqëruar prej Aeroportit në destinacion dhe anasjelltas me të gjitha shpenzimet përcjellëse nga buxheti familjarë.

Të tillë janë atdhetarët e vërtetë, janë fjalë pak dhe modest, jepin gjithçka nga vetja e tyre për shtetin dhe për njerëzit misionarë dhe të përkushtuar për shtetin siq ishte Ibrahim Rugova.

Andaj, edhe ideja e tyre rrodhi natyrshëm nga shpirti fisnik, që të bëjnë diçka më vlerë për qytetin e Klinës, që ta pasurojnë vendin e tyre me shtatoren e njeriut më të madh të epokës sonë, hyjnorit Ibrahim Rugova.

Sipas ideatorit dhe donatorit Cubi, “Ibrahim Rugova ishte njeriu i tretë më i madh në botën shqiptare pas Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Nënë Terezës, andaj e meriton që busti i tij të hedhë shtat në njërën nga rrugët kryesore të Klinës”.

 

Kush është Marjan Cubi?

 

Marjan Cubi ka lindur në fshatin Drenoc në vitin 1948. Rrjedhë prej një familje me tradita të pastra atdhetare. Në vitin 1974 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familjen e tij, ku e kaloj një gjysëmshekulli jetë në shërbim të komunitetit shqiptarë.

Marjan Cubi është një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan në New York, me angazhime të pandërprera në shërbim të çështjes kombëtare.

Marjan Cubi është personalitet që ka sherbyer për më tepër se pesë dekada në forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës shqiptare në SHBA dhe atdheut.

Ishte ndër veprimtarët më aktivë në Federatën Panshqiptare “VATRA”, ku shquhet për kontributin vlerëmadh në unifikimin e kësaj organizate.

Ishte ndër veprimtarët më aktivë në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, në promovimin e kulturës shqiptare dhe mbështetjen e çështjes së Kosovës në SHBA.

Përgjatë viteve të vështira por krenare për Kosovën, Cubi ishte aktiv në organizimin e jetës politike dhe kulturore të shqiptarëve në New York.

Ishte njëri prej themeluesve të degës së LDK-së dhe kryetar i saj për disa vite më radhë.

Gjatë aktivitetit të tij politik veproi dhe bashkëpunoi me personalitete të shquara të politikës amerikane, kandidatë për presidet të SHBA-ve, senatorë, kongresistë dhe përfaqësues të politikës amerikane, duke u bërë krah i djathtë i Ibrahim Rugovës me rastin e vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndihmuar çështjen e Kosovës dhe asaj shqiptare në përgjithësi.

Marjan Cubi ishte pjesëmarrës në shumë aktivitete të mërgatës sonë gjithandej SHBA-ve, si në manifestime kulturore, protesta dhe demonstrata në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

 

Shpirti human i mërgimtarit

 

Marjan Cubi njihet për veprimtarinë e tij humanitare në të mirën e komunitetit shqiptar. Për disa vite rresht ishte kryetar i Keshillit për grumbullimin e mjeteve financiare për ngritjen e Katedrales në Prishtinë.

Në komunitetin shqiptaro-amerikan, Marjan Cubi vlerësohet si një atdhetar i devotshëm, organizator i spikatur, humanist i përkushtuar në shërbim të bashkombasve në Kosovë dhe gjithandej trojeve etnike shqiptare.

Marjan Cubi shquhet si personalitet unifikues në bashkimin e komunitetit shqiptar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare.

Marjan Cubi kudo që ka shkuar ka lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e komunitetit shqiptar, duke u bërë model i mërgimtarit të urtë dhe të përgjegjshëm.

Edhe pse në një distancë të largët me vendlindjen, Marjan Cubaj gjithmonë me mendje dhe zemër ishte afër atdheut, në shërbimit të kombit dhe bashkatdhetarëve.

Mirëpo, pa asnjë dyshim, ideja dhe sponsorimi i shtatores së Dr. Ibrahim Rugovës në qytetin e Klinës konsiderohet kryevepër kombëtare dhe humanitare e z. Marjan Cubi bashkë me të birin Ilirin.

 

Zoti i bekoftë babë e birë, Marjan dhe Ilir Cubi për iniciativën dhe donacionin familjar në realizimin e kësaj vepre madhore!

 

Ky është shpirti human i mërgimtarit!

 

Tani e tutje, 2 Korriku do të jetë festë me simbolikë të dyfisht për qytetarët e Klinës!

 

Urime 2 Korriku, urime shtatorja e Atit themeltar të shtetit të Kosovës!

 

 

Konkluzion

 

Mesazhi i kësaj iniciative personale (familjare) duhet të trokas në ndërgjegjën e çdo politikani, veçanarisht në ndërgjegjën e drejtuesve të LDK-së, të cilët nuk dhanë asgjë personale për ndërtimin e një busti apo vepre tjetër vlerëmadhe për presidentin historik, por vetëm morën gjithçka që munden duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës. U ngriten në karrierë politike në të dyja nivelet e qeverisjes (lokale dhe qendrore), punësuan familjarë e farefis në institucione shtetërore (komunale), si dhe u pasuruan (u bënë milionerë) pa asnjë meritë personale në ngritjen e LDK-së dhe as të shtetndërtimit të Kosovës!

Shtatorja e Rugovës erdhi në Klinë falë nismës atdhetare të Marjan e Ilir Cubi, babë e birë të një ideali.

Nga tani e tutje, qytetarët e Klinës në çdo përvjetor të shënimit të ngjarjes madhore historike të 2 Korrikut, do ta kujtojnë dhe nderojnë me pietet të lartë edhe veprën kolosale të Marjan e Ilir Cubi-vendosjen e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova.

Familja dhe vendlindja vlojnë si vullkan në zemrat e mërgimtarëve. Kosova dhe Shqipëria janë shtëpia që e marrin me vete kudo dhe kahdo që shkojnë mërgimtarët.

 

Respekt dhe mirënjohje atdhetare për Marjan dhe Ilir Cubi!

 

Florim Zeqa, 2 Korrik 2026

FOTOT + VIDEO- Momenti i përplasjes, autoboti shpërndan turmën me ujë me presion! Berisha dhe militantët bëhen barrikadë

Protesta e tetë kombëtare e opozitës pati momente tensioni dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë.


Pamjet tregojnë momentin kur gjatë marshimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për tek Ministria e Brendshme, kordoni i policisë u vendos në rrugë për t’i ndaluar.

berisha kundragazi

Këtu nisi edhe përplasja mes palëve, ku në fillim policia përdori ujhedhës nga autoboti duke lagur protestuesit dhe këta të fundit iu përgjigjën me molotovë.

Në një moment dëgjohet e shihet lënda molotov që plas pas hedhjes nga protestuesit, e në të njëjtën kohë efektivët hedhin ujë.

berisha me kundragaz

Mes turmës ka qenë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, që vendosi kundragaz si një pjesë tjetër e drejtuesve të PD-së dhe protestuesve.

policia molotov

Ata u bënë barrikadë përballë forcave të Policisë, ndërsa nuk mungoi as gazi lotsjellës, që solli shpërndarjen e turmës. gsh

protesta e pd perplasje (2)

 

protesta e pd perplasje (4)

 

protesta e pd perplasje (2)

protesta e pd perplasje (1)

 

berisha kundragazi1

FOTOT- Miniera e arit më e madhja në Evropë, 1650 vjet e vjetër, në fshatin Leci (Lece) Komuna e Medvegjës- Nga XHAFER LECI

Miniera e arit më e madhja në Evropë, 1650 vjet e vjetër, në fshatin Leci (Lece) Komuna e Medvegjës-Medoka.
Atëherë nuk ka pasur elementë sllavë në këto troje, nën administrimin Romak, kanë jetuar dardanë e ilirë.
Mbiemri ynë Leci, daton nga viti 1800, kur një Hysen Krasniqi-Matoshi kishte punuar këtu.
Jemi pasardhës të Kolë Krasniqit, të vendosur në Gmicë e Kamenicës v.1600
E kam vizituar në Shtator, 2023.

PËRKUJTIM DHE NDERIM HEROIT TË POPULLIT FADIL HOXHA- Nga Tahir Bezhani

 

Me datën 21.prill,2026 Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualeve “Jakova” të Gjakovës, në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, organizuan manifestim përkujtimor në shenjë respekti e nderimi të figurës historike të heroit të popullit, Fadil Hoxha, si dhe shënimi i 110 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetori i vdekjes-(15.05.1916-23.o4.2001)

 

Këtë manifestim përkujtimorë e hapi kryetari i LANÇ për Gjakovë, z. Gazmend Hoxha, duke falënderuar dhe vlerësuar pjesëmarrësit në këtë takim të veçantë. Ai theksoi rëndësinë dhe peshën e këtij manifestimi në të cilin morën pjesë numër i madh intelektualësh nga Gjakova dhe mbarë Kosova, doktorë shkencash e profesor universitetesh, të cilët folën për figurën madhore të heroit Fadil Hoxha.

Në fjalën e tij, kryetari i SHI.”Jakova”, Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, që në fillim potencoi se SHI” Jakova” në cilësinë e bashkorganizatorit të solemnitetit përkujtimor, kushtuar Fadil Hoxhës, e ndjek me vëmendje  interesimin dhe reagimet e shprehura në opinion publik lidhur me ngjarjet. Duke qenë e vetëdijshëm për ndjeshmërinë që  lidhen me periudha të caktuara historike dhe me figurat që i kanë shoqëruar ato, Shoqata jonë konsideron se qasja më e drejtë dhe më e dobishme për shoqërinë është ajo që mbështetet në trajtim të argumentuar, profesional dhe të paanshëm.

 

Për figurën e heroit, Faditl Hoxha, kanë folur edhe personalitete që kanë kaluar vite në burgjet jugosllave, dmth. kundërshtarë  politik të sistemit  që ka shërbyer Fadil Hoxha, por gjithnjë me fjalë të zgjedhura e lavdëruese. Adem Demaqi, figura e rezistencës së kombit, pos tjerash për Fadil Hoxhën  ka thën:” Fadil Hoxha ishte një politikan që në kushte të jashtëzakonisht të vështira, përpiqej të nxirrte maksimumin për shqiptarët”. Ndërsa,” Emrush Xhemajli, ish i përndjekura politik, në portretin për Fadil Hoxhën, kur pyetet se nga e morët, thotë” Fytyra është nga fotografitë, pjesa tjetër është nga imagjinata ime për një komandant, për një trim”.

Intelektuali i mirënjohur, një figurë kritike dhe e pavarur e mendimit shqiptar, ka dhënë një dëshmi domethënëse duke shtuar se:” Fadil Hoxha ka mbrojtur intelektualët shqiptarë në momente të rrezikshme duke ndërhyrë që ata të mos ndiqeshin më tej. Në një kohë kur presioni ndaj mendimit të lirë ishte i madh, kjo mbrojtje nuk ishte vetëm akt politik-ishte akt njerëzor.”

Për figurën madhore të heroit Fadil Hoxha, u lexuan disa kumtesa nga personalitete të dijes shkencore ,kumtesa në te cilat u vlerësuar roli historik i Fadil Hoxhës në kohë tejet të vështira e delikate.

Prof. Dr. Alban Dobruna, në kumtesën e tij “Kontributi i heroit Fadil Hoxha gjatë Luftës së Dytë Botërore”, potencoi rolin dhe rëndësinë e Konferencës së Bunjaj, refleksionin e Konkluzave të Bunjat ku përfshihej e drejta për vetëvendosje e popullit të Kosovës për bashkim me Shqipërinë, pas luftës.

 

Prof. Dr. Teuta Shala, në kumtesën e saj, ”Kontributi i Fadil Hoxhës gjatë viteve  60-80-ta”,ku theksojë rolin  strategjik të heroit për zhvillimin e vendit -përmes shkollimit të gjeneratave te reja, në zhvillim ekonomik, kulturorë  dhe aspekte tjera të jetës shoqërore.

 

Mr.SC Bashkim Hisari, nënkryetar i LAÇ të Kosovës, në kumtesën e tij:” Dimensionet e veprimit  politik të Fadil Hoxhës përballë kontrollit të strukturave serbo-jugosllave”.  Që në fillim të kumtesës,z. Hisari,njëri ndër bashpuntorët gjatë jetës dhe punës së Fadil Hoxhë në kryesi të shtetit të ish Jugosllavisë, theksoi: “ Në këtë tubim nuk synoj të përkujtoj ndarjen  nga jeta të heroit t popullit, Fadil Hoxha,  por të në pah dhe nderoj veprimtarinë, veprimtarinë, vlerat dhe kontributin e tij të çmuar për kombin dhe për Kosovën-një trashëgimi që nuk mund të përfshihet apo të trajtohet në mënyrë të plotë brenda një kumtese dhjetëminutëshe sepse Fadil Hoxha, pa asnjë dyshim, ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme në historinë politike shqiptarë.”

 

Mr. Bashkim Hisari, ndër njohësit më të mirë të punës konkretet të heroit Fadil Hoxha, dha pasqyrë argumentuese nëpër të gjitha etapat historike të punës patriotike të Fadil Hoxhës për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Radhazi potencoi përpjekjet e Fadil Hoxhës në  shtetin jugosllav që nga pas LDB e deri ne vitin 1981,duke theksuar momente tejet të ndërlikuara të situatave të kohës. Zotëri Hisari veçoi momente të ndryshme, por nga më i veçanti reflektuar rasti i mbledhjes në Beograd me 2-3 prill 1981 ku shqyrtohej situata ne Kosovë e ndër të tjera potencoi:” sipas stenogrameve, Fadil Hoxha kishte deklaruar se ”Kosovës po i vritet rinia shqiptare,” ndërsa Nikolla  Lubiçiç, ishte përgjigjur se po luftohen “terroristë dhe armiq shqiptarë” .Debati është tensionuar deri në atë shkallë sa disa burime  raportojnë edhe për përplasje fizike, gjuajte me taketuke e gjësende tjera. Kumtesa e z. Bashkim Hisari ishte njëra ndër kumtesat më të mira të këtij takimi.

 

Me dashamirësi e respekt të veçantë u prit fjala emocionuese e  Lekë Hoxhës, kryetar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe djali i heroit të popullit Fadil Hoxha. I ndërtuari Lekë Hoxha, falënderoj thellësisht folësit për jetën dhe veprën e babait të tij, Fadil Hoxhës, duke shtuar nga fjala e tij, përjetimet e thella të babait si prind dhe hero i luftës dhe paqes, strateg i ndërtimit të rrugëtimit drejt lirisë dhe bashkimit shqiptarë. Fadil Hoxha ishte përkrahës i luftës së Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës.

Lekë Hoxha,djali i Fadil Hoxhës,gjatë ekspozeut ne takim.

 

Heroi i popullit Fadil Hoxha vdiq në Prishtinë me 23.prill,2001 dhe u varros në Gjakovë. U përcoll me ceremoni të shtetit të Kosovës organizuar nga Garda e Nderit t FSK-ës.

Dritan Doda, midis artit muzikor dhe artit të punimit të drurit- Nga Dukagjin Hata

Një familje artstësh, që pasionin dhe përkushtimin artistik, kërkon t’ua përcjell brezave…

Një artist, në çfarëdo pozicioni pune qoftë, në çdo sipërmarrje e veprimtari, në një mënyrë a një tjetër, do ta shfaq shpirtin e tij estetik, predispozitën dhe përkushtimin artistik. Dhe kjo nuk ka ndodhur dhe me një sipërmarrës të punimit të drurit, i cili tenton t’i jap çdo punimi një identitet të gjallë estetik.
Në ambientet e Panairit të Mobilerisë, i cili ka 18 vjet që zhvillohet në Shqipëri, me një konkurueshmëri të epërme, në tregun vendas e të huaj, na zuri syri një sipërmarres ndryshe nga të tjerët, më shumë se biznesmen-artist, që tenton t’iu jap prodhimeve të mobiljeve identitet artistik. Quhet Dritan Doda, president i firmës “Doda”, me origjinë nga Reçi i Dibrës, i cili e nisi këtë udhëtim sipërmarrjeje, në gjurmët e të atit, Mehmet Doda, nga i cili trashëgon pasionin dhe përkushtimin e punimit të drurit.
Dritani ka mbaruar Liceun Artistik, ka marrë pjesë në takimin e shkollave të mesme në Vlorë, në vitin 1987, ku është shquar si një talent premtues në fushën e instrumenteve dhe muzikës. Ka punuar për disa vite në Pallatin e Kultures Kukës si kitarist, duke marrë pjesë në veprimtari kulturore kombetare e ndërkombëtare, ku i ka mbetur i pashlyer në kujtesë pjesëmarrja në një festival muzikor në Soçi të Rusisë (ish BRSS), si kitarist në orekestrën e Zef Grudës.
Demokracia e zuri babain e tij, Mehmetin, si marangoz, me titullin “Mjeshtër”, në NSHN Kukës, Reparti i Dyer Dritareve, ku Dritani shkonte shpesh dhe vëzhgonte me kërsheri dhe ndiqte rrugëtimin mjeshtëror të të atit…Pasioni për punimin e drurit rritej çdo ditë në zemrën e të riut, krahas pasionit për artin dhe muzikën, ku kishte investuar kohë dhe ëndrra…
Në vitin 1998, Dritani konkuron në Akademinë e Arteve, por ngaqë nuk kishte degë për kitarë, ëndrra e tij për t’u ulur në auditoret e kësaj Akademie, mbeti një ëndërr në sirtar. Duke parë pasionin e të birit, babai i propozon të hapnin së bashku një veprimtari të vogël në fushën e prodhimeve mobilare, gjë që Dritani kishte kohë që e bluante në mendje. Dhe kështu në vitin 1996 nisi veprimtarinë firma “Doda”, ndërkohë që Dritani martohet me një artiste, piktore, Sabajete Spahiu Doda, e cila u bë një mbështetje e madhe në konceptimin dhe krijimin e një sipërmarrje të veçantë, me punime druri të personalizuara, ku pasqyronin e vijojnë të pasqyrojnë motive artistike, etnopsikike dhe etnokukturore të të gjitha trevave të shqiptarisë. Familja e bashkëshortes së Dritanit, Sabajete Spahiu Doda është një familje artistash; babai, piktor, dy vëllezërit e saj kanë mbaruar Akademinë e Artit dhe kjo traditë reflektohet në bashkëpunimin e tyre të ngushtë, në ecurinë e kësaj veprimtarie të veçantë.
Krijimi i mobilieve me zbukurime dhe ornamente artistike, duke krijuar një model të mobiljeve të personalizuara, u bë kredoja e tyre në këtë fushë. Këto prodhime pëlqehen shumë, nga shqiptarë e të huaj, pasi ndêrtohen mbi një koncepsion estetik, ku tekonologjia shkrihet me magjinë e artit. Nuk janë prodhime në seri, por punë të personalizuara, në të cilat, si të thuash, pulson ndjeshmëria dhe rreh zemra artistike. Kërkesat për prodhime bio të markës shqiptare, kanë çarë jo vetëm tregun vendas, por dhe të huaj, sidomos atë europian.
Ata, më shumë se si biznes, e shohin këtë sipërmarrje si art, ku ndërthuret piktura dhe arti i punimit të drurit me dizenjo artistike.
Dritani dhe familja e tij u integruan në Francë, ku hapën ekspozita pikture në Luksemburg, Metch, Lorient, ekspozita që bënë jehonë, duke ngjallur interesin e kritikëve të artit dhe të një publiku që e çmonte dhe vlerësonte pikturën e Sabajete Spahiu Doda…
Punimet e tyre të personalizuara kanë ngjallur interes të madh në Francë, ku bie fjala, mobile me portretin e Luigjit të XIV, etj kërkohen shumë nga qytetarët francez, duke tejkaluar çdo pritshmëri.
Dritani dhe Sabajeta kanë tre fëmijë të mrekullueshëm, dy djem dhe një vajzë, të cilët janë përfshirë plotësisht në rrjedhat e vrullshme të jetës franceze.
Djali i madh, ka luajt në Francë filma me aktorë të mëdhenj, ku vjet, në Festivalin e Kanës, ishte pretendent për çmim, në një rol episodik.
Djali tjetër, Fabjan, ka prirje praktike, është i dhënë me zell e pasion pas mobilerisë. Vajza, Deborah, dy vjeçe, rritet e lumtur dhe e gëzuar dhe prindërit kanë dëshirë që ajo të bëhet artiste dhe të ndjek traditën artistike familjare.
“Jemi të lumtur, thotë Dritani, që po mbajmë në këmbë traditën e prodhimit të mobiljeve, me motive dhe shije estetike të traditës shqiptare dhe dashtë Zoti që këtë traditë t’ua përcjellim brezave. Motivet me të cilat shoqërohen mobiljet tona janë autentike, popullore dhe shprehin psikologjinë dhe mënyrën e jetesës së popullit shqiptar në të gjitha trevat shqipfolëse. Këtë sipërmarrje ne nuk e kemi biznes, por punë artistike, për të kënaqur shijet dhe pritshmëritë artistike të shqiptarëve në fushën e mobilerisë”.
Edhe sot, pas kaq e kaq vitesh, Dritani nuk ndahet nga kitarja e tij e dashur, duke gjetur kohë herë pas here të perfermojë në evente miqsh, ku është i ftuar, duke mbajtur gjallë pjesën e tij të përkushtimit artistik, në një familje artstësh, që përkushtimin dhe dashurinë ndaj artit synojnë t’ua përcjellin brezave të ardhshëm…

‘Kuq e Zi’ në Rovato!- Nga Florim Zeqa

 

Festimi i 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 582 vjetori i Flamurit Kombëtar, janë motivi i organizimit të shumë aktiviteteve të larmishme në Itali dhe të gjitha shtetet evro-perëndimore nga ana e mërgatës sonë. Kështu, një grup i të rinjëve kosovarë në Rovato (Lombardia-Itali), më datën 23 Nëntor 2025 organizuan një Turnir madhështor në Futboll të Vogël me karakter festiv.

 

Garë e fortë sportive në frymë të lartë festive

 

Në palestrën e bukur të sporteve në Rovato, në një ambient festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror, të stolisur me flamuj ‘Kuq e Zi’ dhe të shtetit të Kosovës u mbajt turniri me karakter garues dhe festiv.

Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar, kurse më pas, organizatori Arbër Llugaxhija i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet sportiv duke i falenderuar për pjesëmarrje, me ç’rast 16 ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë këtij turniri.

 

Secila ndeshje ishte më atraktive sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Vali dhe Demrozi ishte e papërseritshme me emocione të papërshkruara më fjalë.

 

Me plot meritë vendin e parë në këtë turnir e fitoj ekipi nga Kosova, Vali Costruzioni srl, i cili jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra të bukura me shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë sportive.

 

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues shumë të merituar, por, në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet, të cilat me pjesëmarrjen e tyre e nderuan festën e dyfisht kombëtare dhe gjakun e dëshmorëve të kombit ndër breza.

 

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë Turniret e Futbollit të Vogël të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë ura lidhëse mes të rinjve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky në Rovato, ku përveq ekipeve me nga 10 lojtarë (futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës, ndeshjet i përcjellën rreth 1 mijë futbolldashësh nga Rovato, Treviso dhe gjithandej rajoneve italiane.

Ky turnir, përveç pjesëmarrjes enorme të shikuesve, veçohet për nivelin e lartë organizativ.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur organizator është veterani i futbollit dhe personaliteti i përgjegjshëm, Arbër Llugaxhija, pasardhës i atdhetarit dhe këngëtarit të madh, Fadil Llugaxhija i cili tashmë prehet i qetë në tokën e Kosovës Dardane!

 

Ndarja mirënjohjeve dhe shpërblimeve

 

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjija në emër të Këshillit Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e nderit dhe më meritorët për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij turniri.

Me motivacionin, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, me mirënjohje u nderuan: Florim Lumi dhe Fazli Vehapi (veteran të UÇK-së), Arton Berisha, Fadil Bajraktari (mysafir nderi, veprimtarë dhe organizatorë i shumë turnireve), Florim Zeqa (gazetarë dhe publicist), Xhemali Papaj (veprimtar), Lulzim Fana (kameraman i RTV 21) dhe shumë të tjerë.

 

Vlenë për të përmendur se me mirënjohje u nderuan edhe sponsorët, të cilët me mjete financiare e ndihmuan organizimin e këtij turniri.

 

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;

 

-Golashënuesi i parë, Shqipron Imeri

 

-Lojtari më i mirë i turnirit u shpall Drilon Hagjiaj, i cili përveq spektaklit në fushë, dëshmoj diciplinë në të gjitha ndeshjet, sjellje sportive dhe kulturë të lartë njerëzore, me çka e përfitoj mbështetjen e të gjithë pranishmëve në sallë.

 

-Portieri më i mirë, Daniele Merenda

 

Vendi i parë parë dhe fitues i këtij turniri është ekipi Vali Costruzioni srl, të ardhur enkas nga Kosova.

Vendi dytë, Demrozi Costruzioni srl

Vendi tretë, Fazlia

Vendi katërt, Elit

 

Pa dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga një kupë dhe medalje për dy vendet e para.

 

Turniri në Futboll të Vogël për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë, e dëshmoj se për të rinjët shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes tyre. Bie fjala, të rinjët nga Treviso (Veneto) dhe Rovato (Lombardia) ka vite që bashkëpunojnë mes vete, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe nga 600 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe shtetërore për t’u takuar dhe për të festuar së bashku.

Përderisa sportistët janë dhe mbeten ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim, të rinjët janë gjaku më i pastër dhe më i padjallëzuar, kurse mërgimtarët janë arterja më e shëndoshë e qenjes sonë kombëtare.

 

Embëlsira e turnirit

 

Pa dyshim, embëlsira e kësaj gare sportive dhe këtij evenimenti festiv ishte pjesëmarrja e këngëtarit të mirënjohur Shaqir Cervadiku, i ardhur enkas nga Kosova për këtë aktivitet sportiv, i cili me këndimin live para sportdashësve e elektrizoj atmosferën edhe ashtu të zjarrtë festive në Palestrën e Sporteve në Rovato.

Të rrallë janë këngëtarët si Shaqa, modest dhe me vyrtyte të larta njerëzore!

 

Pjesëmarres në këtë ngjarje të bukur festive ishte edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Milano, z. Diamant Kastrati, i cili në fjalën e shkurtër përshendetëse, të gjithëve ua urojë Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, duke bërë thirrje për unitet akoma më të madh të komunitetit shqiptar në Itali.

 

Ja vlenë për të theksuar se, kësaj radhe, këtë turnir e përcjelli nga afër RTV 21 me kameramanin e mirënjohur Luzim Fana, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë i përcjelli të gjitha ndeshjet dhe momentet më të veçanta përgjatë këtij turniri deri në momentin më kulmor të ndarjes së shpërblimeve dhe mirënjohjeve nga ana e organizatorit, Arbër Llugaxhija.

 

Sikurse në të gjitha aktivitetet e mërgatës sonë, edhe kësaj radhe nuk mungoj as Florim Zeqa, publicist dhe gazetar me qëndrim të përkohshëm në Treviso-Itali.

Florim Zeqa është autor i 10 librave dhe 3 mijë shkrimeve autoriale, prej të cilave, rreth 150 për aktivitetet e mërgatës sonë, të cilat së shpejti do t’i përjetësoj në librin enciklopedik.

 

Këshilli organizativ i përbërë nga Arbër Llugaxhija, Mirsad Jahaj, Agron Berisha, Adnan Podrimqaku, Avdi Hajraj, Ardit Demrozi, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi janë më të merituarit për organizimin briliant dhe mbarëvajtjen e turnirit për nder të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në Rovato.

 

Krejt në fund ia vlenë për të theksuar se, ky organizim u mundësua nga sponsorët: Nuove Coperture srl, Demrozi Costruzioni srl dhe sponsori gjeneral Vali Costruzioni srl.

Sanxhak: Festohet për herë të parë Nëntori i Flamurit me muzikë e valle shqiptare

Në Sanxhak u organizua për herë të parë festa kulturore e Nëntorit të Flamurit me muzikë dhe valle të mirëfillta shqiptare, në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”.
Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, energji dhe emocione kombëtare, ku shqiptarët e Sanxhakut festuan me motive tradicionale dhe pjesë artistike kushtuar identitetit dhe kulturës shqiptare.
Në këtë aktivitet performuan Shoqëria Kulturore Artistike “Presheva” dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Zëri i Luginës”, të cilat sollën melodi dhe valle autoktone që u pritën me entuziazëm nga pjesëmarrësit.
Ngjarja u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas organizatorëve, festa synon të forcojë lidhjet kulturore mes shqiptarëve në Sanxhak dhe të promovojë trashëgiminë artistike e kombëtare në këtë rajon.
“Sanxhaku frymoi VeçShqip,” u theksua në njoftim.rtvpresheva

Fotoreportazh: Zjarret në Gramsh- Aktivizohen disa vatra të reja, 42 banesa të djegura, mbi 200 krerë bagëti të zhdukura dhe dhjetëra banorë të evakuuar

Situata e zjarreve në territorin e bashkisë së Gramshit mbetet kritike dhe në zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa përhapja e flakëve ka zhvendosur rrezikun drejt vatrave të reja, duke rrezikuar seriozisht jetën, pronën dhe mjedisin natyror të banorëve të zonës.

 

Pasditja dhe mbrëmja e kaluar kanë shënuar një përkeqësim të situatës, me vatra aktive të reja të regjistruara në fshatin Ermenj, në Njësinë Administrative Skënderbegas, si dhe në zonën e Teqes së Dushkut.

Zjarret po përhapen me shpejtësi në një terren tepër të vështirë, për shkak të dendësisë së lartë të pyjeve dhe bimësisë së thatë,duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

zjarr gramsh

Sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara nga autoritetet lokale, deri më tani janë djegur 42 banesa në Skënderbegas dhe fshatra të tjerë përreth, ndërkohë që dëmet në gjënë e gjallë janë tejet të rënda:

  • 130 krerë bagëti të imta
  • 22 gjedhë
  • 1 thundrak
  • 80 koshere bletësh
  • Shumë shpendë dhe kafshë të tjera shtëpiake

Për të shmangur rrezikun e ndonjë epidemie, autoritetet kanë filluar që dje procesin e groposjes së kafshëve të ngordhura, ndërsa shërbimi veterinar është në terren, duke hartuar  procesverbalet përkatëse për dokumentimin e dëmeve.

zjarr gramsh

Zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, për të frenuar çdo përhapje të mundshme të ndotjes apo sëmundjeve. Numri i personave të evakuuar deri sot në mëngjes ka arritur në 46, pas strehimit të 6 personave të tjerë në konviktin shtetëror të Gramshit gjatë mbrëmjes së djeshme.

zjarr gramsh

Ata i janë bashkuar 40 banorëve të tjerë që u evakuuan një ditë më parë, kryesisht nga zona e Nartës,ku situata deri dje ishte tejet e rrezikshme, por aktualisht është nën kontroll relativ.Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në terren janë angazhuar:

  • Rreth 50 forca të ushtrisë
  • 7 mjete zjarrfikëse
  • 200 vullnetarë

Bilanci paraprak flet për 10 fshatra të bashkisë Gramsh të prekur nga flakët, ndër të cilët Bletëza dhe Shëmbërdhenji janë evidentuar  si zonat më të goditura, ku nuk ka mbetur asgjë pas.

Operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve po zhvillohen në kushte ekstreme. Dendësia e pyjeve, mungesa e aksesit rrugor dhe erërat e forta që favorizojnë përhapjen e flakëve, kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe vullnetarëve në terren. Zyrtarët lokalë kanë theksuar se çdo orë është kritike për të frenuar përhapjen e mëtejshme, ndërsa kanë apeluar për kujdes të shtuar nga banorët,duke ndaluar çdo veprim që mund të shkaktojë ndezje të reja, si djegia e mbeturinave apo lënia e materialeve të ndezshme në natyrë.

zjarr gramsh

Autoritetet lokale dhe ato qendrore kanë kërkuar bashkëpunim maksimal nga komuniteti, jo vetëm për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, por edhe për të raportuar menjëherë çdo vatër të re, në mënyrë që reagimi të jetë sa më i shpejtë dhe i koordinuar.

Emergjencat Civile dhe strukturat e tjera të përfshira në operacion kanë bërë të ditur se operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë gjatë gjithë ditës,me synim vendosjen e situatës nën kontroll, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë së tyre.Përgjatë gjithë zonës së Gramshit, veçanërisht në territorin malor, rreziku nga zjarret në pyje dhe kullota mbetet shumë i madh.

zjarr gramsh

Temperaturat e larta, thatësira, si dhe faktori njerëzor, janë bashkuar në një përzierje alarmante që po vë në provë kapacitetet vendore dhe ato shtetërore.

Ndërsa flakët nuk kursejnë asgjë në rrugën e tyre, shpresa qëndron te ndërgjegjësimi qytetar dhe përpjekjet e koordinuara,që tragjedia të mos marrë përmasa edhe më të mëdha.

Panorama


Send this to a friend