VOAL

VOAL

“Me këtë klasë politike jeni të pashpresë”- Presidenti Meta: Shqiptarë, merrni në dorë fatin tuaj!

November 25, 2019

Komentet

FOTOT + VIDEO- Protesta më e madhe antiqeveritare në Shqipëri- Autokolona me protestues nga diaspora ngre në këmbë kryeqytetin, me flamuj dhe thirrje

Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në hyrjet e kryeqytetit janë parë kolona automjetesh të shoqëruara me flamuj kombëtarë.

Pjesëmarrja e diasporës shihet si një mbështetje e fortë për mijëra qytetarët që prej ditësh protestojnë para Kryeministrisë, duke ngritur zërin kundër qeverisë.

Mesazhi i protestuesve mbetet i qartë, largimi i kryeministrit Rama.gsh

 

1

 

2

Screenshot 2026-06-20 153807

 

4

 

6

 

9

VIDEO- Sot protesta më e madhe kundër Ramës, autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

Autokolona e shqiptarëve të diasporës, të nisur nga Londra dhe vende të tjera drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë, ka mbërritur në qytetin e Lezhës.


Siç shihet edhe nga pamjet, dhjetëra automjete të mbuluara me flamuj kuqezi kanë krijuar një autokolonë kilometrike, ndërsa emigrantët kanë vijuar rrugëtimin me boritë e makinave.

Protesta e sotme kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 21-të, ndërsa pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës politike. gsh

Dita e 21-të e revoltës popullore- Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë, për largimin e Ramës

Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të revoltës popullore kundër qeverisë së dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët paralajmërojnë protestën më të madhe të zhvilluar deri tani para godinës së Kryeministrisë.

 

Qytetarë nga mbarë vendi pritet t’i bashkohen tubimit në Tiranë, ndërkohë që pjesëmarrje të lartë raportohet edhe nga diaspora shqiptare. Mijëra emigrantë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Europës për të qenë të pranishëm në protestën e sotme, e cila konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Protesta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.bw

UGSHPD: ECEJAKE, PARA-MBRAPA (Rinasi një pika më e rrahur nga kryeministri Rama)

 
 

Fluturimi i parë Toronto-Rinas u prit me bezdi sot nga kryeministri Rama.

Në më pakë se 24 orë ai është detyruar “të ulet” dy herë në aeroportin “Nënë Tereza”. Një ditë më parë nxitoi për të kapur votimin në Kuvend, ndërsa sot mori pjesë në ditën e përurimit të linjës së parë transoqeanike.
Arritja është e konsiderueshme kur mendon se ke zhvillim biznesi me përtej oqeanin.
Por arroganca dhe megalomania, janë futur aq thellë në drejtimin e shtetit sa punët e qeverisë i kushtohen vetëm një individi.
Për të treguar se si një ceremoni zbehet (populli do të thoshte menderoset), kjo vjen vetë nga deliri i Ramës.
Nuk ja vlejnë furçat falenderuese në masë kur humorin e bën  jo pa vend, por duke i treguar vendin miqve në sy të të pranishmëve.
Duke u nisur nga humori si 1/2 e së vërtetës, një deklaratë e tij shkaktoi të qeshura kur ai si kryeministër dhe ruajtësi i parave të shqiptarëve ju drejtua të pranishmëve duke thënë:-“Nuk kam asnjë falenderim për përfaqësuesit e kompanisë. Përfaqësuesi i kompanisë ka shumë mirë sepse sa më shumë të fitojë kompania aq më shumë do rriten fluturimet. Po falenderim nga unë jo!” dhe në fund të thumbit që ka humori Rama shtoi se:-“Nuk keni bërë asnjë sakrificë, madje jeni dhe vonë se duhet të kishe ardhur më përpara, por prapë jeni më përpara se ata që do vijnë më mbrapa.”

A ka ndonjë lidhje kjo ecejake, para-mbrapa me objekt Rinasin që ta themi një të vërtetë dhe jo atë që kryeministri 1/2 të vërtetat i quan gënjeshtra të mëdha?
Besohet se po.
Më 18 Qershor, 2026 Kuvendi i Shqipërisë si asnjëherë tjetër u ndërpre katër herë. Nuk bëheshin dot 84 numrat pasi Koçeku dhe Balluku nuk ndodheshin në sallë. Përmbysja pritej vetëm prej mbërritjes së kryeministrit nga një fund vizite në Romë në Forumin Botëror –Nisma e Investimeve të Ardhshme (“Future Investment Initiative”). Kjo ishte ulja e parë ndërsa tjetra ndodhi me 19 Qershor, 2026 kur zyrtarisht u krye edhe fluturimi i parë Kanada- Shqipëri.
Por ku shihet qejf mbetja e Ramës kur me humor u shpreh se:-“Nuk keni bërë asnjë sakrificë, madje jeni dhe vonë se duhet të kishe ardhur më përpara…”.
Kjo ka një lidhje shumë të bukur në raport me ato raste kur mediat pranë tij servirnin për kundra peshë të korrupsionit në qeveri rastin Balluku dhe mbrojtjen e imunitetit të saj në fund të vitit të kaluar kur thuhej se rrezikohej marrëveshja mes dy vendeve.
Duke e rifreskuar lajmin, që vjen dy javë më pas se sa ishte parashikuar (1 Qershor), po shënojmë :-“Njoftimi për miratimin e kësaj marrëveshje u njoftua 1 orë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku. Pak ditë më parë ishte vetë kryeministri që deklaroi se marrëveshja po shtyhej në kohe përshkak të pezullimit të zv/kryeministres Balluku.”*
Pra diçka ndodhi deri në Gjykatën Kushtetuese që pezullimi të pezullohej.
Kjo e fundit, ecejakeja e Ramës për të plotësuar votën e deputetes së Fierit Balluku, ish zv/kryeministren dhe ministren e energjetikë dhe na bën të kuptojë se pasi kryhet një hap oreksi për të tjera shtohet.
Kjo është po aq e vërtetë sa nga Rinasi prej të njëjtit burim flitet se Vlora do përfundojë si Aeroport, por edhe për një aeroport sezonal për Gjirokastrën, gara do të çelet.
E përsa Aeroporti i Vlorës, është më shqetësuesi për Lagunën e Nartës, biodiversitetin e Lagunës, derdhjes së Vjosës ku përfshihet edhe Zvërneci si ekosistem dhe Zonë e Mbrojtur, kryeministri Rama nuk ndalet nga idetë që i quan projekte dhe pastaj i prapëson si ide investimesh.
A nuk ishte fjalimi në Amfiteatrin e Apollonisë Fier me rastin e 35 vjetorit të PS një demonstrim force dhe dhune verbale që Rama etiketoi protestën qytetare, flamingot e të tjera duke lënë të kuptohet se kjo tashmë ka kaluar. Këmbëngulja që projekti  dhe investimi 4 mld. € do të vazhdojë. 
Ose edhe nga aty që paralajmëroi se shqiptarët nuk paskan parë gjë akoma. Një tjetër projekt edhe më i madh do të bëhet mes Kavajës dhe Durrësit duke thënë:-“Edhe të tjera investime kaq të mëdha do i sjellim Shqipërisë. Shumë shpejtë do shikoni dhe jam shumë kurioz çfarë do thonë për atë.” (?!)
Populli nuk është më fare kurioz.
Po kërkon përgjegjësi dhe transparencë sepse është zot i vendit.
Ai që ende se ka marrë vesh jeni juve kryeministër.
Protesta për dorëheqjen tuaj dhe pikërisht për këto, mbahet e pandërprerë në ditën e 20-të të saj.
_____
*abc- 12 Dhjetor, 2025 “Linjë ajrore Shqipëri – Kanada/ Qeveria shqiptare firmos vendimin. Fluturimet nisin në qershor”
 
 
19 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

FOTOLAJM- Ironia therëse nga protesta, Rama n’burg, Belinda n’burg, fotoja e tyre në një betoniere

Protestat për këto 20 vite kanë prodhuar parulla dhe thirrje goditëse kundër klasës politike në vend, ndërsa në qendër të sulmeve është dyshja Rama-Balluku.

Siç shihet nga pamjet, fotot e të dyve shfaqen në një betoniere, ndërsa aty shkruhet ‘Rama n’burg, Balluku n’burg’.

Kujtojmë se prej disa ditësh vendi është përfshirë nga protesta masive, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.bw

Rama Balluku

“Dorëheqje pa kompromis e kryeministrit” Sheshet dhe rrugët plot! Sot protesta e 20 qytetare: Revolucion! Rama n’burg!

Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 20-të ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Ndryshimi i orarit u mor si vendim për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Edhe pse kanë kaluar plot 19 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.

Për 19 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.bw

“Dorëzoni mandatet!”- Protesta e 19 për dorëheqjen e Ramës, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Poshtë qeveria!

Protesta e 19 qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur ndryshe nga ditët e mëparshme, teksa protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë marshuar drejt godinës së Parlamentit.

“Dorëzoni mandatet!”, “Poshtë qeveria!”, “Rama jep dorëheqjen!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan para Parlamentit.

Protestuesit vendosën të drejtohen drejt Kuvendit, pasi kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën parlamentare ku u votua amnistia penale dhe projektligje të tjera.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Parlament i krimit”, ishin thirrjet e tjetra që u dëgjuan nga qytetarët, ndërsa deputetët dilnin nga seanca plenare. gsh

UGSHPD: KUVENDI I SHQIPËRISË SHËNON NJË TJETËR REKORD TË DOBËT

(Dy teza të mazhorancës në kuvend që bllokojnë zgjidhjen e kërkesave të protestës)

Pasi është ndërprerë rreth katër herë seanca plenare e datës 18 Qershor, 2026 në Kuvendin e Shqipërisë në një kohë kur protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit ka shënuar Ditën e 19 të saj dy teza të mazhorancës në kuvend që kërkojnë të mbështesin njëra tjetrën po bllokojnë seriozisht zgjidhjen e kërkesave të protestës duke e përcjellë më thellë krizën në Kuvend.

Për qëndresën dhe qytetarinë shembullore me të cilën po zhvillohet protesta e pandërprerë çdo pasdite, rasti më ideal i një situate të qetë do të ishte pjesëmarrja si vizitorë e protestuesve në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë e cila ngjan e pamundur pasi presioni i protestës është kombëtarizuar dhe ndërkombëtarizuar deri në atë masë sa përgjegjësitë e ligjvënësve janë drejtuar kundër njëri tjetrit.

Për ta shpjeguar atë nuk do të mjaftonte as numri i interpelancave të kërkuara, as ligjet e kaluara me forcën e kartonit dhe as pamundësia e ngritjes së komisioneve të posaçme që i kërkojnë transparencë qeverisë sikurse në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur kryeministri nuk merr pjesë në seancat plenare.

Duke u kthyer tek ndërprerjet e seancave po përforcohet edhe më shumë se mazhoranca nuk merr asnjë hap pa u diktuar nga loja/udhëzimet që jep kryeministri edhe në mungesë. Kjo mund të provohet sepse asnjëherë të vetme Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përkundrazi seancat kalojnë në ngërç dhe “luftra” të ndërsjella procedurale të të cilat shkaktojë kaos, shtojnë praninë e gardistëve rreth foltores dhe më e keqja nuk dërgojnë asnjë mesazh shpresëdhënës për qytetarët protestues.

Duke ndjekur lajmet e ATSH e cila nuk i ka dhënë hapësirë partive të vogla dhe deputetëve të pavarur, por ka përballur kërkesat e bëra nga PD përmes kryetarit të saj Sali Berisha,* zhvillimi i seancës me ndërprerje dhe shtyrje jashtë afateve nga 5 deri në 60 minuta shprehin tension në kuvend aq sa zgjidhja ose jo apo ndërprerja afron në kohë me orën 19:00 të protestës.

Teza 1, Taulant Balla:-“Unë të sfidoj, Sali Berisha. Sot pasdite dil në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.”

Teza 2, Kryeministri Rama:- “Shqipëria është bërë një platformë për të gjithë zemërimin anti Trump në të gjithë botë”.

Të dyja tezat bashkohen për të treguar një qëllim goditjen e protestës, për ta politizuar dhe përçarë atë sepse dihet që çdo ligj brenda kuvendit vendoset me forcën e kartonit për ato ngjyra që kryeministri piktor vendos.

Pavarësisht nga ngërçi dhe zhvillimi i punimeve në Kuvendin e Shqipërisë seanca e 18 Qershorit që ra në qerthullin e rregullores së institucionit të ligjbërësve për orë të tëra dhe pa as një zgjidhje. Në këtë përmbajtje vlen të shpjegojmë se brenda asaj rregulloreje në Kreun e I-rë Konstituimi i Legjislaturës së Kuvendit, në nenin 4-ër të tij (pika 2) qëndron Betimi i Deputetit ku shkruhet:

“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend.

Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve,

do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë

e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”

Le t’i lemë me një anë dallimet dhe diferencat kur pretendohet një rrugë afrimi dhe bashkëpunimi me BE.

Familja e saj i la disa detyra urgjente legjislacionit shqiptar  një ditë më parë e cila shënon një pikë kthese e cila  duhej të kishte filluar.

Deputetë ngrihuni në nivelin e Betimit.

Kuvendi pritet të rifillojë seancën.

Qytetarët presin përgjigje.

Sot Dita e 19 e protestës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD

_____________

* ATSH- Sali Berisha- “Kjo nuk është lëvizje anti Trump. Kjo është lëvizje për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të përbashkët as me anti presidentin Trump, as me antizionizëm”

* ATSH- Sali Berisha-“Dhe Parlamenti Evropian kërkon me urgjencë tërheqjen e ndryshimeve të ligjeve që janë bërë në këtë parlament. Kërkon moratorium për çdo leje të re dhe për çdo veprim të ri para se të ndryshohet ligj”

 

18 Qershor, 2026

Edi Rama gënjen në Romë: “Në Shqipëri nuk ka protesta. Shqiptarët e duan projektin!” Nga Roma raporton gazetarja Alba Kepi

Rama në Romë: “Në Shqipëri nuk ka protesta. Shqiptarët e duan projektin!”

Ministria e së Vërtetës në pallatin e Piktorit tekanjoz po vonon të publikojë lajmin se lideri global sot i habiti mend botës. Po ja që në kohën e mashtrimit universal ka disa të vërteta që nuk i manipulon dot.

Në Romë, Edi Rama eksportoi modelin e tij politik: arrogancë, sulm ndaj medias dhe demagogji.

Edi Rama mbërriti sot në Romë për të folur për investimet, turizmin dhe vizionin e Shqipërisë për të ardhmen. Por përballë një audience prestigjioze ndërkombëtare, Kryeministri shqiptar zgjodhi të eksportojë jo modelin e zhvillimit që pretendon se ka ndërtuar, por modelin e tij tashmë të njohur të komunikimit politik: arrogancën, sulmin ndaj medias dhe refuzimin për t’u përballur me kritikat.

Përballë pyetjeve të gazetares së CNN, Eleni Giokos, lidhur me projektin turistik prej 4 miliardë eurosh, protestat qytetare dhe shqetësimet e ngritura nga Komisioni Evropian për respektimin e standardeve mjedisore, Rama zgjodhi të sulmojë median, të vërë në dyshim objektivitetin e gazetarëve dhe, në një moment të papërshtatshëm për një lider europian, t’i kujtojë gazetares origjinën e saj greke.

“Mos shko aty, sepse tani më kujtove që je nga CNN”, tha ai, për të vazhduar më tej: “Ju nuk jeni një burim objektiv, por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos hyj më tej.”.

Ndërsa pamjet e protestave në Tiranë kanë bërë xhiron e mediave vendase dhe ndërkombëtare, Rama deklaroi se në Shqipëri  “nuk ka protesta” dhe se “shumica e shqiptarëve e duan projektin”.

Protestat nuk zhduken vetëm sepse pushteti vendos të mos i shohë.

Kritikat ndaj një projekti nuk humbasin legjitimitetin vetëm sepse qeveria i quan produkt të dezinformimit.

Kryeministri foli për video të rreme, rrjete sociale, algoritme dhe ndërhyrje të huaja.

“I have news for you. The majority of the Albanian people want the project.”, There is no protest”, “What you see is not exactly what is going on.”.”The social media, if the social media will continue to be given a free ride, Europe will collapse from within.”

“Kam një lajm për ju. Shumica e shqiptarëve e duan projektin.”

“Nuk ka protesta.”

“Komuniteti ku do të zhvillohet projekti e do projektin.”

“Ajo që shihni nuk është saktësisht ajo që po ndodh”

Kulmi i paradoksit ishte momenti kur Rama deklaroi se CNN ka nevojë për “rehabilitim” ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe madje edhe ndaj zogjve.

“Projekti synon të ketë një ndikim neto pozitiv, me 25% më shumë gjelbërim se sa ka sot.”

“”Ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm për t’i pastruar ato” u shpreh Rama.

Shqipëria pa dyshim ka nevojë për investime.Ka nevojë për turizëm cilësor. Ka nevojë për kapital të huaj.

Por mbi të gjitha, ka nevojë për institucione të forta, procese transparente dhe liderë që i përgjigjen pyetjeve pa sulmuar ata që i bëjnë.

Transktiptimi

“Pyetje – Eleni Giokos: “Kryeministër, le të flasim për investimet në turizëm në Shqipëri dhe për projektin që ka ndezur debat të madh rreth politikës, ndikimit dhe kapitalit.

Kemi parë protestat në kryeqytetin shqiptar. Komisioni Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë që të respektojë rregullat mjedisore. Ka pasur kundërshtime të shumta.

Ku qëndroni ju sot? Cili është statusi i këtij resorti luksoz dhe investimit prej 4 miliardë dollarësh?”

Përgjigje – Edi Rama: “Faleminderit shumë për këtë pyetje, sepse jam i sigurt se shumë njerëz këtu janë të interesuar për shkak të zemërimit dixhital që është përhapur në të gjithë botën.

Kur mora detyrën, Shqipëria kishte një Prodhim të Brendshëm Bruto prej më pak se 10 miliardë eurosh dhe rreth 2 milionë turistë.

Vitin e kaluar Shqipëria e mbylli me më shumë se 27 miliardë euro PBB dhe me 12 milionë turistë.

Investimet e huaja direkte ishin rreth 300 milionë euro kur mora detyrën, ndërsa vitin e kaluar kaluan 1.6 miliardë euro.

Sot jemi në një tjetër nivel.

Që kur një vizionar nga Lindja e Mesme, Mohamed Alabbar, erdhi në Shqipëri dhe guxoi t’i ofrojë vendit tonë një vizion më të madh sesa investimet e zakonshme, Shqipëria filloi të shihej ndryshe nga investitorët e mëdhenj.

Sot kemi mundësinë të realizojmë investimin më të madh turistik në të gjithë Evropën, me vlerë mbi 4 miliardë euro.

Ky projekt është menduar që nga dita e parë si një mënyrë për të treguar se natyra dhe njerëzit mund të bashkëjetojnë.”

Pyetje – Eleni Giokos: “Le të bëjmë disa pyetje të shpejta me përgjigje po ose jo.

A është blerë tashmë toka nga investitorët?”

Përgjigje – Edi Rama: “Mos shko aty, sepse tani më kujtove se je nga CNN.

E kam mësuar në mënyrën më të vështirë se ju nuk jeni një burim objektiv.

Por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos hyj në këtë debat.

Po, toka është blerë nga investitorët.

Po, është tokë private.

Po, vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces.

Po, ende nuk ka një projekt të miratuar.

Po, ende nuk ka leje ndërtimi.

Po, nuk ka asgjë që duhet të shqetësojë ambientalistët që mendojnë drejt.

Dhe po, Shqipëria do të ecë përpara.”

Pyetje – Eleni Giokos: “Komisioni Evropian thotë se duhet të respektoni rregullat mjedisore. Ka gjithashtu çështjen e protestave. Si do ta ndryshoni mesazhin tuaj në mënyrë që të rezonojë me protestuesit dhe të siguroni që Komisioni Evropian të jetë në anën tuaj?”

Përgjigje – Edi Rama:“Kam një lajm për ju.

Shumica e shqiptarëve e duan projektin.

Qyteti ku do të zhvillohet projekti, në shumicë dërrmuese, e pret me padurim dhe nuk ka protesta.

Komuniteti ku do të zhvillohet projekti e dëshiron projektin.

Pra, ajo që shihni nuk është saktësisht ajo që po ndodh.

Zemërimi ekziston, e kuptoj.

Por kur ai të zbehet dhe kur t’i dërgoj një ftesë shumë të veçantë CNN-it për të ardhur në inaugurim, të gjithë do të jenë të lumtur.

Dhe jam i sigurt se kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer që CNN të shpengohet.

Keni nevojë për shpengim ndaj Shqipërisë, ndaj popullit shqiptar dhe madje edhe ndaj zogjve.

Sepse zogjtë, ujërat, pemët dhe gjithçka tjetër do të jenë shumë më mirë sesa janë sot.

Projekti synon të ketë një ndikim neto pozitiv, me 25% më shumë gjelbërim sesa ka sot.

Sot ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm për t’i pastruar ato.”

Pyetje – Eleni Giokos: “Faleminderit për këto sqarime. Roli ynë është të bëjmë pyetje dhe ne e vlerësojmë faktin që ju angazhoheni dhe u përgjigjeni atyre.”

Përgjigje – Edi Rama: “Jo, mendova se po më falënderonit për ftesën.

Problemi nuk janë pyetjet.

Problemi është mënyra se si paraqiten ato.

Isha i ftuar në CNN dhe, në rregull, të gjithë ata që mendonin ndryshe patën kohën e tyre.

Por moderatorja që më ftoi si i ftuar publikoi në profilin e saj një deklaratë fyese, jo kritike, fyese ndaj meje.

Prandaj mendoj se Shqipëria duhet t’i japë këtij shpirti të humbur mundësinë të vijë, të puthë zogjtë dhe të shpengohet.”

Shqiptarët nuk heqin dorë! Sot dita e 19 e revoltës qytetare, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Mbrëma do të mbahet protesta e 19 radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimit artikulohen kritika edhe  kundër opozitës . Një nga sloganet që është bërë pjesë e protestave është “Opozita jemi ne”, duke shprehur refuzimin e protestuesve ndaj partive të vjetra politike dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.

Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që edhe sot protesta të nisë në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.

Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me një numër të madh qytetarësh që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik. bw

UGSHPD: PROTESTA QYTETARE MBËRRITI NË BRUKSEL !

Sipas një përllogaritje distanca Tiranë Bruksel  prej 2,070 km përshkohet me ecje pa ndalesë në më pak se 20 ditë.

17 Qershori është Dita e 18 e protestës çka tregon se qytetarët shqiptarë kanë mbërritur  atje jo vetëm me zërin e tyre, por edhe fizikisht.

Arsyeja që po e shtrojmë të tillë problemin është sepse shqiptarëve ju duhet të hedhin poshtë dhe të ndëshkojnë propagandën dhe qëndrimet relativizuese të politikës.

Kryetari GPS Taulant Balla, bullizuesi #2 i rilindësve pas kampionit të gënjeshtrave dhe mashtruesit Rama e ka hedhur me foto një rezolutë të sotme të Parlamentit Evropian me 485 vota pro Shqipërisë ku ndër të tjera përmes statusit të forcuar përmes ATSH-s shkruan:-“Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

E kemi përmendur edhe herë të tjera se relativizmi i faktit jo vetëm që e humbet lidhjen me realitetin, por ai fyen inteligjencën e atyre që ky zotni, kryetar politik i pretendimit “800 mijë votuesve” në Shqipëri dhe diasporë u bën shtetasve shqiptarë.

Në thelbin e saj Rezoluta për Shqipërinë në PE është 485 pro, 103 kundër dhe 70 abstenime. Që do të thotë se bashkë me të janë edhe disa dallime thelbësore të cilat propaganda e rilindjes i lë jashtë.

1- Shqipëria ka për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

2-Raporti paralajmëron se cilësia e reformave të vendit do të përcaktojnë ditën/kohën e pranimit të vendit në një kohë kur Mali i Zi ka ambicien për t’u bërë anëtar i BE në vitin 2028.

3- Shqipëria ka përparim por sfidat si:

a) kapërcimi i polarizimit të brendshëm politik dhe përmirësimi i kulturës politike të vendit

b) forcimi i sundimit të ligjit

c) konsolidimi i reformave kundër korrupsionit

Këto janë disa pika të programit të protestës që i bashkohen asaj të mbrojtjes së natyrës dhe parullës “Shqipëria nuk është për Shitje”*

Në  qoftë se ky raport i miratuar me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime, tregon se “eurodeputetët mirëpresin progresin e shpejtë të Shqipërisë në vitet e fundit, duke u bërë thirrje autoriteteve të sigurojnë që legjislacioni i miratuar të zbatohet plotësisht”, problemin Këtu lindin edhe pyetjet se kjo qeverisje dhe sistem që i ka bërë të pa kënaqur qytetarët ka nevojë për marrjen e shpejtë të përgjegjësive.

Dorëheqja, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira me bazë të gjerë përfaqësimi janë të parat dhe më urgjentet.

Këtë problem mund t’ua parashtrojë Taulant Balla socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Meqenëse ai i ka qejf matematikën dhe numrat nga shkencat ekzakte  dhe jep vetëm 485 vota pro në PE si anë të njohura, të panjohurat e ekuacionit janë se protesta qytetare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka hyrë në Ditën e 18  të saj.

Që do të thotë se një marrshim i pandërprerë sot ka arritur në Bruksel.

________

*https://www.voal.ch/ugshpd-shtetare-te-shitur-mos-mbani-pas-shpine-ismail-qemalin-nderkohe-qe-parcelizoni-shqiperine/aktuale/fokus/

17 Qershor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD

Deklaratë e 123 Akademikëve shqiptarë të diasporës: Mbështesim protestën, domosdoshmëri kombëtare!

123 emra të shquar Akademikësh shqiptarë nga nga Elita Shqiptare në diasporë del me një deklaratë publike në mbështetje të protestave të diasporës që Voal.ch po e përcjell si më poshtë:

Deklaratë e përbashkët e akademikëve në diasporë.

Ne, si pjesë e komunitetit akademik shqiptar në diasporë, shprehim mbështetjen tonë për protestën paqësore në Shqipëri dhe për kërkesat legjitime të qytetarëve për llogaridhënie, transparencë dhe respektim të interesit publik.

Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa dije, meritë dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.


Send this to a friend