Koleksioni më i madh i veprave të Leonardo da Vinci do të hapet në një ekspozitë në muzeun e Louvre-it në Paris për një periudhë dy mujore me rastine 500 vjetorit të vdekjes së gjeniut.
Da Vinci la Italinë për të kaluar vitet e fundit të jetës së tij në Francë, me ftesë të mbretit të atëhershëm.
160 skulptura, piktura e letra nga periudha e Rilindjes do të shfaqen nga 24 tetori në këtë muze. Pjesë e koleksionit që do të shfaqet për publikun janë edhe 10 piktura që i atribuohen Da Vincit; përveç atyre që gjenden në Louver, disa vepra janë huazuara nga institucione të tjera.
Mes objekteve që do të ekspozohen ka edhe disa vizatimeve të Da Vincit që shkojnë në Paris nga Venezia, përfshirë të famshmin “Njeriu vetruvian”.
Edhe Mbretëresha Elisabeth ka dërguar një sërë skicash e vizatimesh nga koleksioni i saj.
Kuratori i ekspozitës në muze, Vincent Delieuvin tha se ishte shumë i lumtur që do të ekspozonin edhe punimet e rralla: “Muzeu duhej të bënte diçka në vitin 2019, pasi Leonardo da Vinci vendosi të vinte në Francë në vitin 1516 dhe vdiq pikërisht këtu 500 vite më parë. Jemi me fat pasi kemi 5 piktura të tij në muzeun tonë”.
Mona Liza nuk do të jetë pjesë e koleksionit, pasi rreth 30 mijë vetë mbajnë radhë çdo ditë për ta para atë në muzeun e Louvre dhe autoritetet druhen se përfshirja e saj do të rrezikonte tejmbushjen e ambientit.
Komentet