Valentina Madani – Partia Demokratike akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se po mbyll sytë para provave të pakundërshtueshme të inkriminimit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Ish-deputeti Ervin Salianji u shpreh se PD ka denoncuar me prova Agim Kajmakun si person të arrestuar në Greqi për falsifikim të parave kur përdorte identitetin Jorgo Toto. Salianji akuzoi se Edi Rama po e mbron të zgjedhurin e tij me kodin mafioz të heshtjes. “Me gjithë këto prova të pakundërshtueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes mbron të inkriminuarin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit. Edi Rama prej 10 ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur, nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë. As ai dhe as Kajmaku i tij nuk thonë dot asnjë fjalë për fotografinë e njëjtë në dy pasaporta, sepse fytyra e vërtetë e krimit është në dy pasaportat e një njeriu të vetëm: Agim Kajmakut alias Jorgo Toto, personi që është arratisur nga Greqia.
Edi Rama nuk flet më, sepse Jorgo Toto është Agim Kajmaku, njeriu me të cilin ndan miliona euro para publike me tendera e koncesione”, tha z.Salianji. Ai nuk kursen as akuzat për prokurorinë, që sipas tij është institucion i kapur nga Rama, pasi përndryshe Agim Kajmaku dhe Valdrin Pjetri duhet të ishin marrë të pandehur. “Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratike duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS. Prokuroria nuk zbaton Kodin Penal dhe ligjin e dekriminalizimit për të vënë para drejtësisë të kërkuarin në Greqi, i cili ka trafikuar para të falsifikuara dhe mashtruar në formularin e dekriminalizimit. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi para banorëve të Vorës për kandidimin e një të kërkuari nga drejtësia për bashkinë e tyre. Agim Kajmaku duhet të largohet nga zyra e zaptuar paligjshmërisht në Bashkinë e Vorës. Edi Rama hesht për Kajmakun e radhës, sepse ashtu si çdo organizatë kriminale, edhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes zbaton kodin mafioz të heshtjes, ‘omerta’”, deklaroi z.Salianji. Ai apeloi se ky pushtet duhet larguar një orë e më parë.
“Pushteti i organizatës kriminale duhet larguar një orë e më parë, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat grabitëse të djersës dhe pasurisë publike të shqiptarëve të vendosur në shërbim të kryetarit të kësaj organizate, Edi Rama. Zgjedhjet e lira e të ndershme parlamentare dhe lokale njëkohësisht me një qeveri tranzitore janë e vetmja rrugë shpëtimi për t’u dhënë mundësinë shqip-tarëve për të hapur rrugën e zhvillimit ekonomik dhe social, rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Europian, rrugë e cila është zënë nga krimi në pushtet”, u shpreh z.Salianji.
May 16, 2025
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatë . . .
UGSHPD ERISA XHIXHO – FTESË NË STUDIO II
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë medi . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Komentet