Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve gjatë protestave studentore të zhvilluara prej 13 ditësh, duke kërkuar hetim të plotë dhe ndëshkimin e efektivëve përgjegjës.
Përmes një deklarate për mediat, intelektualët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dënuan dhunën policore, ndërsa bënë të ditur se kanë evidentuar 180 raste të dhunës ndaj qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve.
“Studentët nuk janë vetëm, ne nuk do t’i lëmë vetëm. Kemi bërë kallëzim penal në SPAK për dhunën policore. Paketa kundër dhunës që e deklaron edhe kryeministri është një paketë që të mund të heshtet. Ka një dhunë terrorizuese nga policia”, deklaroi një përfaqësues i shoqërisë civile.
Edhe një avokate kërkoi që përgjegjësia ligjore të përqendrohet te efektivët që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave, duke theksuar se, sipas saj, rastet janë të dokumentuara dhe nuk bëhet fjalë thjesht për dyshime.
“Pres masa sigurie për policët dhe jo studentët. Nuk diskutohet fare kjo çështje, pasi në protesta ka sjellje të dhunshme nga policia, që nuk janë dyshime, por me fakte”, u shpreh ajo. Panorama



The shohim .kur te ndodhe arrestimi dhe sekuestrimi pronave dhe parave te zyrtareve te larte do besoj.jo me fjale por me vepra.se me fjale kemi 30 vjet qe degjojme kto gjera.
Ne qershor te vitit 2016 zoti Lu pat thene qe kjo gje do fillonte ne shtator. Iku shtatori 2016, iku shtatori 2017, iku shtatori 2018 dhe po iken edhe shtatori 2019 dhe asgje akoma. Ka vetem nje ndryshim qe vjedhja eshte rritur kudo.
Ja Ligji….
Ja Maliqi.