Ditën e premte, 2 gusht, në praninë edhe të paraardhësit të saj, Vangjush Dako, i cili është shfaqur i qeshur në zyrat ku nuk do punojë më, Valbona Sako, kryebashkiakja e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit bëri betimin në Këshillin Bashkiak të qytetit në mandatin e saj të parë në drejtimin e Bashkisë së Durrësit.
Betimi i kryebashkiakes Sako ka qenë në rendin e ditës në kostituimin dhe mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të qytetit. Gjithashtu dje u zgjodh kryetari i ri i këshillit bashkiak të Durrësit, Ani Dyrmishi.
Por emri i këtij të fundit nuk është i panjohur. Ai del në përgjimet që publikoi në muajin qershor gazeta gjermane “Bild” mes Astrit Avdylajt, kreut të grupit të Shijakut dhe ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
“Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Ai i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet te zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon axhendën”, shkruan Bild.
Pjesë nga përgjimi
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur
Vangjush Dako: Ça bone
Astrit Avdylaj: Ça bëhet
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla…
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lëmë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?
Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?
Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.
Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.
Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai
Komentet