Një çift i moshuar hyn në një restorant në Paris dhe burri urdhëron një biftek. Duke pasur vetëm një krah, zotëria i moshuar e ka vështirësi ta hajë biftekun. Kamarieri do të donte të ndërhynte për ta ndihmuar, por ka frikë se mos e turpëron zotërinë, sapo e shoqja shkon në banjo, kamarieri e përgjon dhe e pyet:
– A jeni mirë, zonjë?
Në këtë pikë zonja shpjegon se burri i saj humbi një krah gjatë Luftës së Dytë Botërore duke luftuar pikërisht atje në Paris. Kamarieri bisedon me pronarin e restorantit i cili, pa asnjë hezitim, thërret:
– Kush luftoi për lirinë tonë, ha në këtë vend falas!
Kamarieri ia raporton këtë çiftit të moshuar, të cilët janë shumë të kënaqur. Në fund të darkës, pronari dhe kamarieri shoqërojnë zotërinjtë në derë dhe, ndërsa po largohen, zotëria i moshuar pa një krah kthehet dhe thotë:
– Vielen Dank für den guten Abend!!!
Komentet