Jusuf Buxhovi në emisionin televiziv “rubikon” (11.07.2019) shfaqi edhe (dis)kualifikime goxha irrituese, sidomos për ata që kanë bletën pas veshi. Reagimet ndodhen duke mos e cituar Jusufin, por duke e parafrazuar, ndonjëherë tepër të tjetërsueshëm. Ta zëmë, edhe mbrojtësi i Jusufit, gazetari Valon Rugova, në shkrimin e tij me titull “Unë jam Jusuf Buxhovi”, ka dezinformuar: “Mbrëmë, zoti Jusuf Buxhovi, tha se lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë.” (“Bota sot”, 12.07.2019)
Në Bibel duhet të jetë edhe dezinformata se gjoja Jezusi (inekzistent) paskësh thënë: “Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit.”
Edhe Jusufit duhet t’i jepet ajo që i takon, por jo t’i mvishet ato që nuk i ka thënë në këtë intervistë, pavarësisht koncepteve e interesave që kanë kundërshtarët dhe tifozët. As gazetari Valon Rugova nuk ka qenë korrekt me parafrazimin e tij, sepse Jusufi nuk ka thënë që Lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër e as nuk i ka quajt të vrarët e LDK-së zyrtarë, por aktivistë.
Për korrektësi, po ofroj citime konkrete nga intervista, që kanë të bëjnë me alarmimin destruktiv, sidomos të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së:
Jusuf Buxhovi (minuta 7’45”): “Strukturat e SHIK-ut kanë qenë paramilitare.”
JB (minuta 8’20”): “Sipas të dhënave të ndërkombëtarëve, nga qershori 1999 deri në vitin 2002 janë vra 102 aktivistë të LDK-së.”
JB (minuta 10): “LDK-ja ka udhëheq 8 vjet pushtetin paralel në Kosovë. (…) Në Kosovë ka ndodh luftë qytetare, në aspektin historik, nëse shihen shifrat, dmth. 102 [të vrarë të LDK-së]. 92 janë vra vetëm pjesëtarë të UÇK-së. Pra, 102 të LDK-së dhe 92 të UÇK-së, janë vra nga qershori 1999 deri në vitin 2002. I kam prezantuar me emër e mbiemër në librin tim.”
JB (minuta 11’40”): Lufta e UÇK-së dhe n’përgjithësi rezistenca e armatosur, që ashtë e lidhun me ate institucionale, ka qenë e drejtë. Kurkush nuk e mohon ate, as nuk mund ta mohoj. Por, gjithëkush duhet ta di n’çdo luftë ka element t’pa pastër. Ka faktorë, nga ata kriminelë, deri të tyxharët e ndryshëm. (…) Janë vra gjashtëqind e sa vet. (…)
[Ndërhyrja e intervistuesit Adriatik Kelmendi (14’25”):] “Që do të thotë se lufta e UÇK-së nuk mund të cilësohet e pastër, ka qenë e papastër?”]
[Vazhdon JB:] “Ka pas elemente shumë t’pa pastra.”
***
Pra, nga këto citime dhe në gjithë intervistën, askund nuk rezulton që JB të ketë diskualifikuar Luftën e UÇK-së si luftë të papastër! Edhe kur Adriatik Kelmendi e ka keqkuptuar, sikur JB po e diskualifikon luftën e UÇK-së të papastër, JB përgjigjet: “Ka pas elemente shumë t’pa pastra.”
Ky konstatim i JB është korrekt dhe i saktë!
Pavarësisht angazhimeve politike e policeske të JB në strukturat e pushtetit monist, pushtues, jugo-sllav, serb dhe në “pushtet paralel”, kësaj radhe do të duhej të debatohej për (dis)kualifikimet dhe opinionet që i ka shfaq, si intelektual tejet i zellshëm. Unë e (keq)kuptova, se paskësh bërë shtjellime goxha interesante për zhvillimet e pasluftës në Kosovë e Makedoni, deri në zhvillimet aktuale. Po shpresoj të kem vullnet dhe kohë ta analizoj këtë intervistë të tij.
Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në v . . .
Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor
Anëtarët e një ekipi televiziv të Deutsche Welle u sulmuan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor , tha agje . . .
Përfundimisht e DJATHTA ka ngelur jetime dhe politikisht është krejt e papërfaqësuar!
Kjo si në Shqipërinë Londineze ashtu edhe në Kosovë!
– Në Shqipëri në periudha të caktua . . .
Nga mast/al
USAID menaxhoi 42 miliardë dollarë ne vit.
Pas gati gjashtë dekadash veprimtarie, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pushon së ekzistuari nga dje, që ndër . . .
Lida është nëna e 16 vjeçares së talentuar, Blertës, talent i ri ne balet dhe nje vajze qe premtonte shume.
8 vite me pare, ajo shtrohet papritmas ne spital, per te kuruar nje m . . .
Ihar Karnei në Lituani në qershor 2025, pas lirimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja të 14 të burgosurve të regjimit të Aleksandr Lukashenkos në Bjellorusi.
Shërbimi i Bjellorusisë i REL . . .
Mbetjet mortore të Fata Bektiqit u gjetën në një varr pranë Potoçarit në qershor të vitit 2021, ndërsa analiza e ADN-së dhe identifikimi përfunduan në janar të këtij viti. (Foto: Letërn . . .
Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirm . . .
Koment
Kjo politikë e kuvendarëve cila po zhvillohet sot në Kosovë, është fatkeqësia që po i shkaktojnë popullit tonë. Këta Kosovën po e shëndrrojnë në një kopje të keqe të një shteti . . .
Baton Haxhiu, që del në çdo studio si mik i Lindës dhe këshilltar i Ramës, shpif kundër kundërshtarëve të familjes Rama. Këtë herë nuk paska kursyer as Ben Blushin, një tjetër . . .
Kur të lexoni titullin ndoshta do mendoni se unë nuk mund të jap mendim se si duhet hetuar, por në fakt mundem për disa faktorë.Po të mos kisha lindur dhe të shkollohesha në diktaturë k . . .
Gazetari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Arben Manaj, ka komentuar rolin e grupeve shqiptare në rrjetet kriminale të drogës në Londër, ku është shprehur se janë mbizotërueses në vend . . .
Komentet