Sot më 29.09.2015, në Langenthal ishte për një vizitë pune zonja Beatrice Wertli, Sekretare Gjenerale e CVP. Në këtë takim biseduam për shumë tema të rëndësishme të cilat kryesisht kishin të bëjnë me organizimin politik të shoqëris zvicërane.
Një bisedë e veqantë që u zhvillue ishte edhe organizimi politik i komunitetit shqiptarë dhe integrimi i tyre në politiken zvicërane. Në këtë rrugëtim të integrimit politik të komunitetit shqiptarë në Zvicër, kjo Zonjë e nderuar dha, dhe po vazhdonë të japë një kontribut të jashtzakonshëm, për të cilën gjë e falënderova nga zemra. Rruga më e mirë dhe më e sigurt, për komunitetin shqiptar, drejt integrimit politik dhe realizimit të interesave të tyre në shoqërin zvicërane, mendoj se është përmes partisë CVP, si një parti e qendres së djathtë e cila banë balancimin e të dy ekstremeve djathtiste dhe majtiste dhe kështu formon një kompozicion plitik shumë stabil për të drejtuar me sukses shtetin.
Gjithashtu programi i sajë që është shpalosur si një ofretë shumë zerioze për elektoratin, e forconë këtë bindje timen. Në pogramin e sajë si çështje primare, e ka fmiljen si bërthama kryesor nga e cila fillon suksesi, apo mosësuksesi i një shoqërie. Një familje e shëdnoshë detyrimisht prodhon edhe një shoqëri të shëndoshë.
Kjo ishte edhe në traditen e shqiptarëve, familja ishte e shenjtë.
Në kuader të partisë CVP kanë kandiduar shumë qytetar zviceran me origjinë shqiptare, si alternativa më e mirë për interesin e tyre dhe të komunitetit prandaj ju bëjë një ftesë vëlazërore që voten tuaj ta japni për këta kandidatë, si shpresa jonë për realizimin e interesave tona kolektive.
– Voto CVP dhe kandidatët e saj ne zgjedhjet nacionale te 18 Tetorit 2015
Komentet