Një blë i flokëve të Leonardo da Vinçit, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, do të ekspozohet sot për herë të parë për publikun, njoftuan sot disa hulumtues italianë, të cituar nga mediet.
”Ne mundëm të siguronim përtej Atlantikut një blë të quajtur në histori si ‘flokët e Leonardo da Vinçit” , njoftuan drejtuesit e ekspozitës me titull ”Leonardo jeton”, Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato.
”Ky blë i flokëve, mbajtur sekret deri më tani në një koleksion amerikan, do të prezantohet për herë të parë në botë së bashku me dokumentet që dëshmojnë për origjinën e tij të vjetër franceze, gjatë ekspozitës që do të përurohet më 2 maj në Vinçi”, shtoi Vezzosi, cituar nga agjencia AGI.
Ekspertët italianë do të kryejnë analizat e ADN-së të blënit të flokëve për të konfirmuar apo vërtetuar ekzistencën e pasardhësve ende gjallë të gjeniut të madh të Rilindjes.
Më 2 maj 1519, piktori dhe dijetari, i cili lindi në Vinçi më 15 prill 1452 nga një lidhje e paligjshme mes një fisniku të pasur dhe një fshatareje adoleshente, vdiq në Francë në kështjellën e Clos-Luce e Amboise-s, rreth tre vite pas ftesës që iu bë nga mbreti Fransua I.
Komentet