Dy policë në provimin e fizikës me gojë. Hyn i pari dhe ia bëjnë këtë pyetje:
-E zemë se po udhëton me tren dhe në vagon bën nxehtë. Ti si ia bën?
-Unë hap dritaren.
Profesori vazhdon:
-Mrekulli! Dritarja e ka sipërfaqen 2 metër katror, vagoni ka vëllimin 15 metër kub, treni udhëton me shpejtësi 90 kilometër në orë, era fryn nga veriu me 7 kilometër në orë. Sa kohë i duhet vagonit të freskohet?
Polici, natyrisht, nuk di si të përgjigjet dhe rrëzohet në provim. Sapo del nga provimi takon shokun e tij dhe i tregon gjithçka. Sa hyn në provim këtij ia bëjnë të njëjtën pyetje, polici përgjigjet:
-Heq xhaketën!
Profesori vazhdon:
-Bën shumë nxehtë.
Polici përgjigjet:
-Heq bluzën dhe kanatierën!
-Është një i nxehtë i tmerrshëm.
Polici i përgjigjet:
-Heq edhe mbathjet dhe çorapet!
Profesori, shumë i irrituar, vazhdon:
-Është në vagon një vajzë me ngjyrë, nudo, që po eksiton gjithë vagonin.
Polici përgjigjet:
-Le të shkojë me gjithë vagonin, por unë dritaren nuk e hap!
Komentet