Sipas analistit Lorenc Vangjeli, krimi sot është politik dhe per situaten e krijuar, ai akuzon politiken, si pergjegjese te kesaj qe ndodh.
Nderkohe qe po ne kete emision, Shemsi Prençi deklaroi se deputetë të Parlamentit kanë sjellë në Shqipëri para të kriminelëve shqiptarë nga jashtë vendi, Vangjeli e mbeshteti pohimin dhe tregoi dhe se sa kanë fituar këta deputetët nga ky transport.
“E konfirmoj një gjë të tillë, deputetë më pasaportë diplomatike që nuk e kishin për turp të sillnin para nga prostitucioni dhe nga trafiku i drogës. Përqindjet fillonin nga 2-3 përqind fillimisht nga Zvicra, vete më parë dhe sot ka vajtur deri në 15 për qind, për fitimet”, tha Vangjeli.
Ne studion e “Opinion”, Vangjeli tha se grupet kriminale janë larguar nga tregtia e kanabisit për t’u përqendruar tek tregu u kokainës, duke thene se “Krimi sot nuk është më kronik, por është politik”.
“Nuk mund të luftohet me mjete policore, nuk mund t’i kërkohet policisë të luftojë krimin e vetme. Sot në Shqipëri ka një luftë të pistë, që është simboli i kohës moderne. Nuk ka një anë të përcaktuar të mirët nga një anë, të këqijtë në anën tjetër. Krimi sot është me kostum dhe kravatë. Përgjegjësi të parë dhe kryesore ka politika. Ne e shikojmë Shqipërinë, tek kryeministria, tek protesta pa kaluar në periferi aty ku është skamja dhe krimi. Njerëzit të cilët janë votuar, ata që kanë braktisur mandatin duhet ta dinë që duhet të bëhen bashkë dhe të luftojnë krimin. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe Elbasan është rritja e krimit në një potencial edhe më të madh. Grupet kriminale kanë potenciale të jashtëzakonshme financiare dhe materiale, por orientohen në tregun e kokainës duke e lënë tregun e kanabisit”- tha ai. /Opinion.al
Komentet