Në Rahovec, komunë kjo shumetnike në jugperëndim të Kosovës, shqiptarët dhe serbët, siç e thonë vet, dikur kanë jetuar në harmoni fqinjësore, por sot, kjo marrëdhënie ka rënë vetëm në një përshëndetje të ndërsjellë.
Në pjesën e ashtuquajtur të epërme të Rahovecit, jeton popullata e përzier, ndërkaq, në pjesën qendrore të qytetit, jetojnë kryesisht shqiptarët. Në pjesën e epërme dhe kodrinore të qytetit ekziston përshtypja se koha është ndalur. Nëpër rrugë të këtij vendbanimi, kryesisht ecin të moshuarit.
Ata thonë se të rinjtë po ikin gjithnjë e më shumë për në Mitrovicë ose në Serbi, për shkak të papunësisë dhe mungesës së perspektivës.
Mbishkrimet “Shtëpia në shitje” nuk janë të rralla.
Slobodanka Simiq
Në këtë vendbanim jeton Slobodanka Simiq me familjen e saj. Deri në përfundim të luftës, rreth 20 vjet më parë, ajo kishte jetuar në qendër të qytetit. Më pas kishte shitur banesën e saj dhe është vendosur të jetojë në vendbanimin shumetnik. Ndonëse rregullisht dhe lirshëm lëviz në Rahovec dhe më gjerë, ajo thotë se më nuk do të kthehej kurrë të jetojë në qendër të qytetit, sepse në atë pjesë nuk ka serbë.
“Nuk do të kthehesha edhe nëse më japin kush e di se sa para. Atje poshtë, jo. Por, ja, ne jetojmë këtu edhe më tej. Shkojmë gjithkah, në Prizren, në Prishtinë, në Pejë. Shkojmë edhe në shitoret që janë në pjesën e poshtme. Me fqinjët shqiptarë flasim vetëm me një ‘përshëndetje’. E kemi një floktare atje, që quhet Nagja. Na presin shumë mirë, thuajse nuk ka ndodhur asnjëherë asgjë”, rrëfen Simiq.
Në këtë pjesë të qytetit, tash e 10 vjet jeton edhe Blerim Krasniqi me familjen e tij. Sipas tij, jetesa në këtë vendbanim është e qetë dhe e sigurt, ndërkohë që me fqinjët merret vesh në të dy gjuhët, shqip dhe serbisht.
“Kalojmë mirë në mes vete. Përshëndetemi. Ata i shohin punët e veta e ne tonat. Probleme dhe incidente nuk ka as te ne e as te ata. Situata ekonomike është e rëndë në gjithë Kosovën, pra edhe këtu”, tha Krasniqi.
Pjesa e epërme e Rahovecit
Gati se ngjashëm thonë edhe banorët tjerë të këtij vendbanimi, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë.
Jovan Bojiq, një zyrtar për kthim në Komunën e Rahovecit, thotë se aktualisht në këtë komunë jetojnë rreth 800 serbë nga 5 mijë sa kishin jetuar dikur këtu. Në të gjithë komunën e Rahovecit jetojnë mbi 55 mijë banorë. Megjithatë, të rinjtë po e braktisin këtë vend çdo ditë e më shumë për shkak të mungesës së perspektivës.
Më së shumti në numër, serbët jetojnë në fshatin e afërm, Hoçë e Madhe. Sipas Bojiqit, incidente të mëdha nuk ka dhe komuna mund të shërbejë si shembull për bashkëjetesë të qetë. Kthimi i të zhvendosurve, siç thotë ai, gjatë viteve të fundit ka qenë mjaft i dobët për shkak të mungesës së fondeve, por që kohët e fundit situata është përmirësuar.
Vitin e kaluar janë ndërtuar tre shtëpi të reja, ndërkaq për këtë vit po bëhen përgatitjet për kthimin e 7 familjeve. Megjithatë, ai shpreh mendimin që kthimi i qëndrueshëm paraqet sfidë.
“Situata ekonomike është e rëndë. Si të kthyer, ata marrin, sipas programit, rreth 2 mijë e 400 euro për vetëpunësim, por kjo nuk është ndonjë shumë për realizimin e ndonjë biznesi. Perspektiva nuk është edhe e ndritshme, sa i përket punësimit”, u shpreh Bojiq.
Përveç punës në sistemin e Kosovës, por edhe në struktura të caktuara serbe, të cilat ende ekzistojnë – por, që autoritetet e Kosovës i konsiderojnë si paralele dhe jolegale – Bojiq theksoi që një numër i qytetarëve, në masë të madhe merret edhe me vreshtari. Megjithatë, sipas tij, mjaft prej tyre përballen me problemin e pasimit dhe eksportit të prodhimeve të tyre.
“Toka e Zjarrit” është termi që përshkruan sot Shqipërinë në përballjen e saj me mafian e plehrave dhe zjarret që vihen qëllimshëm në landfill-et e plehrave.
Në këtë “Tokë”, plehr . . .
Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në v . . .
Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor
Anëtarët e një ekipi televiziv të Deutsche Welle u sulmuan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor , tha agje . . .
Përfundimisht e DJATHTA ka ngelur jetime dhe politikisht është krejt e papërfaqësuar!
Kjo si në Shqipërinë Londineze ashtu edhe në Kosovë!
– Në Shqipëri në periudha të caktua . . .
Nga mast/al
USAID menaxhoi 42 miliardë dollarë ne vit.
Pas gati gjashtë dekadash veprimtarie, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pushon së ekzistuari nga dje, që ndër . . .
Lida është nëna e 16 vjeçares së talentuar, Blertës, talent i ri ne balet dhe nje vajze qe premtonte shume.
8 vite me pare, ajo shtrohet papritmas ne spital, per te kuruar nje m . . .
Ihar Karnei në Lituani në qershor 2025, pas lirimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja të 14 të burgosurve të regjimit të Aleksandr Lukashenkos në Bjellorusi.
Shërbimi i Bjellorusisë i REL . . .
Mbetjet mortore të Fata Bektiqit u gjetën në një varr pranë Potoçarit në qershor të vitit 2021, ndërsa analiza e ADN-së dhe identifikimi përfunduan në janar të këtij viti. (Foto: Letërn . . .
Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirm . . .
Koment
Kjo politikë e kuvendarëve cila po zhvillohet sot në Kosovë, është fatkeqësia që po i shkaktojnë popullit tonë. Këta Kosovën po e shëndrrojnë në një kopje të keqe të një shteti . . .
Baton Haxhiu, që del në çdo studio si mik i Lindës dhe këshilltar i Ramës, shpif kundër kundërshtarëve të familjes Rama. Këtë herë nuk paska kursyer as Ben Blushin, një tjetër . . .
Kur të lexoni titullin ndoshta do mendoni se unë nuk mund të jap mendim se si duhet hetuar, por në fakt mundem për disa faktorë.Po të mos kisha lindur dhe të shkollohesha në diktaturë k . . .
Komentet