VOAL

VOAL

Denoncimi- “Ky është përbindëshi që do të shkatërrojë Korçën”

March 10, 2019

Komentet

“Rama duhet përcjellë nga Kryeministria”- Aktivisti Meti: Ndryshimet Kushtetuese dhe në Kodi Zgjedhor rrëzojnë Qeverinë! Portal për Qeverinë Tranzitore Jopolitike

Aktivisti Bledar Meti shpalosi kërkesat e Diasporës dhe pikat e rëndësishme që duhet të arrijë protesta e qytetarëve shqiptarë e nisur prej një muaji.

Ai tha se vetëm ndryshimet kushtetuese, të Kodit Zgjedhor dhe qeveria teknike çojnë në rënien e Edi Ramës dhe enturazhit të tij. I ftuar në një lidhje direkte në News24, Meti shpjegoi se diaspora po luan një rol të rëndësishëm, teksa propozoi edhe hapjen e një portali për aplikime për Qeverinë Tranzitore Apolitike.

“Diaspora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Protesta është shumë e qartë, ka dalë me kërkesa dhe pika për shfuqizimin e ligjeve. Grupi intelektual i diasporës që u mblodh, e përcaktuam që kërkesat duhet të jenë politike dhe pikat të përcaktuara, sepse është normale, pikërisht edhe në momentin kur ka rrëshqitur Shqipëria. Ne i jemi imponuar grupit të protestës, kemi bërë kontakt të vazhdueshëm me protestën që të prononcoheshin politikisht sepse modeli i Shqipërisë është mungesë llogaridhënie e me faktorë që e kanë dërguar Shqipërinë ku është tani, si në vendet postkomuniste dhe Shqipëria vazhdon të jetë ende në tranzicion. Ne kemi qenë të qartë në këtë kontekst. Për të shëruar Shqipërinë, që t’i japim kuptim ndryshimeve Kushtetuese dhe takimeve të bëra, ishte që të dilej me deklaratë politike”, shpjegoi ai mes të tjerash.

Më tej Meti tha se kërkesat e Diasporës në takimet e zhvilluara me organizatorët në Tiranë ishin të qarta dhe të domosdoshme. Kryesorja mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore apolitike.

Më tej ndryshimet kushtetuese dhe Kodi Zgjedhor, ku të kishte sistem proporcional kombëtar për zgjedhjet.

“Deklaratat tona kanë qenë të qarta, dorëheqje e qeverisë, krijimi i një qeverie tranzitore politike, është kërkesë e jona. Qeveria tranzitore politike të kërkojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, nga rajonal qe e kemi në proporcional kombëtar. Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme. Jo pa qëllim kryeministri dhe enturazhi i tij sulmuan Diasporën se ne kapëm pikën kryesore të këtij pushteti, Kodin Zgjedhor. Pa bërë ndryshimet kushtetuese, është e pamundur të largohet Rama nga qeveria. Ai duhet përcjellë nga kryeministria, përndryshe nuk gjen shërim kjo pjesë”, tha aktivisti nga Londra.

I pyetur nëse e kishte paguar gjobën që Policia i vuri protestuesve nga diaspora, ai pohoi:

“Gjobën e vendosur të diasporës nga Policia e kam paguar, po të ishte në Angli ministri i Brendshëm në vende demokratike, ministri përgjegjës do kishte dhënë dorëheqjen, është e papranueshme”.

Sipas Metit, takimet në Tiranë të diasporës kanë qenë intensive dhe bashkëpunuese. Ai propozoi që përzgjedhja e ministrave të qeverisë teknike të bëheshin nëpërmjet aplikimeve në portal.

“Kemi ngritur komitetin inspirues të protestave, kemi bërë takim me 25 individë drejtues të protestës dhe kemi nxitur që të lancojnë portalin Qeveria Tranzitore Apolitike. Në Tiranë kam gjetur ide nga më të ndryshme, si na sillni 6 emra nga diaspora apo për Kuvendin Kombëtar të qeverisë teknike. Ne kemi kërkuar që në fillimet tona të dalim me portal, ku më të mirët e i kombit brenda dhe jashtë vendit të aplikojnë në këtë portal ku pas një afati të caktuar ne mund të nxjerrim një qeveri teknike”, u shpreh Meti.

Ai gjithashtu theksoi se shqiptarët e Diasporës po organizohen për protestën dhe është planifikuar që të hyjnë në datën 4 në Shqipëri.

“Dy autokolona nga veriu dhe jugu për t’u bashkuar në shesh. Është e pafalshme që kryeministri të drejtohet me atë gjuhë arrogante, ndërsa flitet për megaofera korruptive”, tha ai.

“Të hetohet ndërtimi i Piramidës, janë fryrë të gjitha faturat”- Gent Progni: Nuk i kemi frikë patronazhistët që na bëjnë foto në protestë

Vijoi në ditën e 29-të protesta e qytetarëve para kryeministrisë kundër qeverisë Rama.

Në podiumin e improvizuar foli edhe eksperti i IT, Gent Progni. Ai u shpreh se SPAK duhet të hetojë ndërtimin e Piramidës pasi sipas tij janë fryrë faturat.

Ndërkohë që shtoi se patronazhistët janë infiltruar në protestë dhe i bëjnë foto protestuesve për presion.

Progni: Shqipëria e re nisi kur shqiptarët dolën për herë të parë pa parti këtu në shesh. Jemi gjithnjë e më shumë, konsistenca që kemi do arrijë suksesin. Insinuatat e patronazhistëve ça do ndodhi sot e nesër janë përçarje.

Dua i bëj thirrje SPAK heto ndërtimin e piramidës janë fryrë të gjithë faturat nga AADF institucionet më të korruptuar në vend.

Flas për civilët  që na bëjnë foto dhe na bëjnë presione. Nuk ju kemi frikë dhe do ju filmojnë çdo ditë. Nuk keni asnjë ligj që ju mbron të na bëni presion. Panorama

Shkatërrimi i vlerave historike të llixhave të Bënjës, justifikimi qesharak i Ramës

Pas evidentimit të faktit të shkatërrimit të vaskave termale të Banjës, Edi Rama ka publikuar mesazhin e një ndjekësi të tij, i cili pretendon se babai i tij, i cilësuar si “usta i gurit”.

 

Por që jo domosdoshmërisht një usta guri është edhe njohës i trashëgimisë kulturore, sado që t’i ketë qëndruar në krye punës, dhe këtu ngatërresa e Ramës është e qëllimtë, kush të mashtrohet, të mashtrohet.

Ndërkohë, ekspertët e trashëgimisë kulturore kanë qëndrime të ndryshme nga ato të përfaqësuara nga kryeministri, duke pretenduar se jo vetëm vaskat termale të Bënjës, por edhe Kanioni i Langaricës po dëmtohen.

Një tjetër element që e bën qesharak reagimin e Kryeministrit janë edhe fotot e publikuara. Rama ka postuar disa imazhe së bashku me mesazhin e ndjekësit të tij, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për krahasim mes gjendjes së sotme dhe asaj të 10 viteve më parë.

Megjithatë në postim shfaqen vetëm foto të së shkuarës dhe jo të situatës aktuale.

Reagimi i Ramës në Facebook

“JA SI ISHIN MURET ANTIKE TË BËNJËS
Dhjetë vjet më parë, me mundësitë që ishin, u bë edhe sistemimi i parë i Ujërave Termale të Bënjës, kur siç e shihni u rivendos edhe muri i betonit – i mëparshmi ishte katandisur si s’ka më keq – dhe u vesh me gurë
Pra jo vetëm që nga vaskat e Bënjës nuk janë hequr mure antike, po fiks i njëjti burrë i zanatit që shihni në krye të punës para 10 viteve, i ka qëndruar mbi kokë punës me dashamirësi, së bashku me disa ustallarë të gurit, edhe për projektin e ri që e ka rilindur këtë destinacion turistik me një cilësi krejt të re
Këmbëngula disa herë dje e sot tek ky rast konkret, sepse furtuna histerike e vaskave të Bënjës e tregon qartë pse korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi sipërfaqen e ujit të pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa; dështakë me emër apo anonimë që duan emër, të cilët vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten”

“Hoqën këpucët nga shkallët meqë në Kryeministri do të vijnë eurodeputetët”- Protestuesi: Nuk duhet thjeshtë të bëjmë xhiro, duhet të “pushtojmë” paqësisht Kryeministrinë

Një qytetar ka reaguar pas incidentit të ndodhur para Kryeministrisë, ku një protestuese është përplasur me policinë.

Janë larguar nga shkallët e Kryeministrisë edhe këpucët, simbol i shpopullimit dhe largimit të rinisë në emigrim.

Ai u shpreh se policia ka hequr këpucët nga shkallët e Kryeministrisë, sipas tij për shkak të vizitës së eurodeputetëve në institucion.

“Policia hoqi këpucët nga shkallët sepse do të vijnë eurodeputetët në Kryeministri. Ne kishim një vajzë me vete, aktiviste që u lëndua pas rrëshqiti nga dhuna e policisë. Policia ndalonte rrugën pa pasur një efektive femër në kordonin e tyre policor.

Këto janë provokime, por ne do të përgjigjemi me paqe edhe në tubimin që do të mbahet në darkë. Nuk duhet thjeshtë të bëjmë xhiro, duhet të “pushtojmë” paqësisht kryeministrinë” bw

100 efektivë “zbarkojnë” para Kryeministrisë- Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrohen stolat metalikë që përdoreshin si kordon te podiumi i protestës

100 efektivë policie kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revoltës qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama.

Pasi u larguan me forcë protestuesit, është bërë edhe sekuestrimi i stolave metalikë që përdoreshin nga ana e protestuesve në mbrëmje, si barrierë sigurie në zonën e podiumit të improvizuar, ku qytetarët shprehnin pakënaqësitë e tyre. Në zonë janë lënë vetëm pesë stola.

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ku kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi. bw

“Po vidhni vullnetin popullor” Kalonin natën para Kryeministrisë, largohen me forcë protestuesit, policët bëhen “gardh” para godinës. Përplasje me qytetarët

Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tashmë.

 

Më pas është kryer mbledhja e këpucëve të lënë në shkallët e Kryeministrisë, si simbol i largimit të të rinjve jashtë vendit, në mungesë të shpresës për një jetë më të mirë në vendin e tyre.

Kjo ka shkaktuar reagim nga ana e qytetarëve, ku në një moment ka pasur “përplasje” mes një protestuesje dhe efektivëve, të cilët ishin bërë gardh para godinës.

“Mos i prekni këpucët, kjo është vjedhje e vullnetit popullor Mos i ngacmoni veprat artistike të vendosura nga popull. Ky është territor publik”, dëgjohet të artikulojë një protestues në megafon.

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ku kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi. bw

“E kemi fituar betejën me patronazhistët!”- Andi Tepelena: Protesta ka vetëm një kërkesë themelore, dorëheqjen e Ramës! Do përfundojnë në koshin e historisë

Aktivisti Andi Tepelena ka komentuar zhvillimet e protestës qytetare që prej javësh vijon në Tiranë, duke u shprehur se organizimi i saj po zhvillohet në mënyrë spontane dhe pa një drejtim të paracaktuar.

Sipas Tepelenës, grupimet pjesëmarrëse janë të ndërgjegjshme për nevojën që ky proces të vijojë, ndërsa qytetarët janë bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët, largimin e kryeministrit Rama.

Ai u shpreh se qytetarët kanë krijuar një mënyrë të re komunikimi përmes rrjeteve sociale, duke anashkaluar sipas tij çdo tentativë për të penguar përhapjen e mesazhit të protestës nga qeveria, e cila siç tha ai, ka angazhuar një ushtri të tërë patronazhistësh.

“Regjimi ka angazhuar një ushtri të tërë patronazhistesh, por ne e kemi fituar këtë betejë, sepse janë influencuesit, qytetarët, ata të cilët përmes fotove, videove po tregojnë se janë një kanal komunikimi, si një media më vete. Ky mesazh po kalon çdo lloj censure apo mënyrë për ta mbytur zërin e protestës”, u shpreh Tepelena.

Tepelena theksoi se protesta nuk synon përmbysjen e sistemit politik, por ndryshimin e tij dhe se partitë kanë mundësinë e madhe të ndryshojnë. Po aashtu, ai theksoi se kërkesa kryesore e protestës ka mbetur e njëjtë që nga dita e parë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Andi Tepelena: “Vendimet” në protestë merren në mënyrë natyrale, nuk ka ndonjë filozofi që të thotë se do bëhen këto gjëra. Grupimet janë të ndërgjegjshme se duhet çuar përpara ky proces, jemi të gjithë në të njëjtën gjatësi vale. Kjo po frymëzon të gjithë.  Është një mënyrë për të shmangur edhe presionin që po bën regjimi, i cili ka angazhuar një ushtri të tërë patronazhistesh, por ne e kemi fituar këtë betejë, sepse janë influencuesit, qytetarët, ata të cilët përmes fotove, videove po tregojnë se janë një kanal komunikimi, si një media më vete. Ky mesazh po kalon çdo lloj censure apo mënyrë për ta mbytur zërin e protestës.

Bashkimi ka ardhur gradualisht, sepse aty natyrisht ka edhe grupime që mendojnë ndryshe për të ardhmen e vendit, por një gjë është që i bashkon, që duhet të marrë fund një herë e mirë kjo qeverisje, duhet të largohet. Nuk po flas për përmbysjen e një sistemi politik, por për ta çliruar këtë sistem. Duket se ka një mendje nga të gjithë. Duhet të vijë një epokë e re. Ata tani kanë shansin të riformohen, nëse nuk e bëjnë, do përfundojnë në koshin e historisë.

Protesta është një frymë e cila i qëndron që në fillim parimit, që është kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës. Sheshi është për të gjithë, si një festival demokracie, por që ka brenda një revoltë popullore.

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen, protestuesja në shesh: Vuçiç merre edhe mikun tënd me vete!

Paralajmërimi i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh u komentua edhe në protestën e qytetarëve shqiptarë, të cilët mblidhen prej tre javësh kundër kryeministrit Edi Rama.


Protestuesja dhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj deklaroi se presidenti serb duhet të marrë edhe mikun e tij, Edi Rama me vete.

“Sot na takon shumë sepse serbët sapo përcollën Vuçiç dhe ne do ta përcjellim Ramën. Kemi thënë Rama jep dorëheqjen. Berisha në burg, Rama në burg. Kemi thënë Rama jep dorëheqjen, merr edhe Saliun me vete. Ndërsa sot i themi Vuçiç merre edhe mikun tënd me vete. “, u shpreh ajo. gsh

Revolta për largimin e Ramës, aktori Mehdi Malkaj: Emri i tij na bën pis gjuhën! Pse nuk e fusin në burg maskarain, edepsëzin

Pjesë e protestës së 28 qytetare ishte edhe aktori i njohur, Mehdi Malkaj, i cili në fjalën e tij kritikoi kryeministrin Rama.

“Këta parafolësit e mi pasuruan gjuhen shqipe. Se psh Edi Rama, ai maskarai, do thuhet jo Edi Eama, maskarai, qelbësira, ndyrësira, haleja. Se emri i tij na bën pis gjuhën dhe ne duhet ta mbajmë të pastër gjuhen tonë.

Miq të dashur dëgjova që kanë marrë disa djem të protestës, i ka marrë policia. Shumë turp. Po tani kushtetuta thotë që jemi të barabartë para ligjit. Po pse nuk fusin këtë maskarain në burg?! Pse nuk e fusin këtë edepsëzin që të kalbet atij? Sepse ka hequr Butrintin, ka hequr 12 milje det, ka hequr Vlorë, Sazanin. Nuk i kemi më, i ka shitur”, tha aktori, duke deklaruar se “nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria”. gsh

“Endri Fuga, blerja e re e merkatos së korrupsionit!” – Gent Progni: E solli nga larg për të prishur algoritmin! Do ta çojmë edhe atë në burg si kryeministri

Aktivisti dhe eksperti Gent Progni ironizoi teksa tha se kryeministri Edi Rama ka bërë blerjen e re të korrupsionit, duke theksuar se ka kthyer në vend Endri Fugën. 

Para protestuesve, ai tha se kryeministri e solli Fugën nga larg për të ndikuar në algoritëm, ndërsa shtoi se do ta çojnë edhe atë në burg.

“Flas për blerjen e re të merkatos së korrupsionit që është Endri Fuga, e solli nga larg për të prishur algoritmin. Por ka bërë gabimin e jetës se do ta fusim edhe Fugën në burg, se kemi informacion edhe për korrupsionin e tij.”, tha Progni. 

Më pas, Progni foli edhe për një takim me influencuesit që janë kundër prorestës, teksa i paralajmëroi se do t’u nxjerrë fondet që kanë marrë nga pushteti.

“Dje ka bërë një takim edhe me influencerët që nuk e duan protestën. Iu them se secili nga ata që do të dalin kundër protestës, do t’ju nxjerrim fondet që kanë marrë nga qeveria dhe do t’i çojmë edhe ata me dosje në burg.”, shtoi ai.  gsh

Revolta kundër qeverisë, gazetari Stafa: Agjenturat e huaja na i lanë spitalet pa ilaçe dhe pajisje? Shteti nuk punon për të siguruar trajtim për pacientin

Gazetari Osman Stafa foli për gjendjen e rëndë në sistemin shëndetësor në Shqipëri, teksa mori fjalën në protestën masive të qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se në Spitalin Onkologjik mungojnë ilaçet dhe pajisjet për trajtimin e pacientëve me kancer, ndërsa ironizoi edhe retorikën e kryeministrit se agjentët e huaj po ndikojnë protestën.

Gazetari ngriti pyetjen nëse janë “agjenturat e huaja” ato që kanë lënë spitalet pa ilaçe dhe pajisje, kanë rritur çmimet dhe kanë detyruar mijëra shqiptarë të largohen nga vendi.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të mos heqin dorë nga protestat, duke theksuar se tubimet nuk organizohen nga partitë politike, por nga nevoja e shqiptarëve për të kërkuar zgjidhje për problemet ekonomike dhe sociale.

“Pas datës 20 të çdo muaji, në spitalet ndërpriten analizat. Kanë nisur dje se për dy muaj nuk u ndërprenë analizat për shkak të presionit publik. E imagjinoni dot të shtrohesh në spital dhe të ndërpresin analizat rutinë. Sot në Onkologjik nuk ke ilaçe.

Nuk ka pajisje për të trajtuar kancerin dhe këta na thonë janë agjenturat e huaja që organizojnë protestat. Agjenturat e huaja i lanë spitalet pa ilaçe e pajisje, shpopulluan këtë vend, i ngritën çmimet e ushqimeve, i lanë pensionet aq të ulëta? A është kjo e vërteta jonë? Prandaj ky shesh është qëndresa më e bukur që i ka ndodhu këtij vendi.

Këtë popull s’e ka thirrur partia, por Shqipëria për hallet e shumta, me të cilat ndeshemi përditë. Forca jonë është rezistenca në këtë shesh. Të mos lodhemi, sepse këta nuk lodhen duke vjedhur me koncesione, te paratë që duhet të shkonin te spitalet.

E kanë lënë spitalin pa ilaçe. Një shtet që nuk punon për të siguruar trajtim për pacientin. Ka rënë sistemi. Kush nga ju ka shkuar në spital dhe ka dhënë lekë për shërbimin të ngrejë dorën? Nuk mund të vijojmë më kështu sepse do ta paguajmë ne.

Shqipëria nuk ka protokolle. Shkon në spital, bën ekzaminim, shkon në shtëpi dhe vdes. E kanë kopshtin Eden 4.3 mln euro. Kanë para për qejfet e tyre, dhe nuk kanë për ilaçe.

A ia dilni dot me ato rroga që merrni për t’ia dalë në Shqipëri, për të ndërtuar të ardhmen e fëmijët? E vërteta jonë duhet të mbledhë në shesh këdo sepse është për ne. Më 4 korrik është lajmëruar një protestë e madhe. Diaspora përsëri duhet të jetë këtu.”, tha ai. gsh

Rreth një muaj protestë kundër qeverisë, aktivisti Murataj: Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës! Realizimi i saj do krijonte efekt domino dhe për Berishën

Aktivisti Erion Murataj ka komentuar vijimësinë e protestave qytetare që prej 28 ditësh po zhvillohen në Tiranë, duke u ndalur te kërkesa kryesore e protestuesve, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, Murataj tha se realizimi i kësaj kërkese do të sillte një ndryshim të rëndësishëm politik dhe do të kishte efekt edhe në Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

“Kërkesa e kërkesave është dorëheqja e Ramës. Kjo do të krijonte një efekt domino dhe për Berishën. Kjo do t’u jepte mesazh edhe shqiptarëve që do të ishte i prekshëm realiteti politik, kthimi te vullneti i qytetarëve”, u shpreh ai.

Sipas Muratajt, brenda protestës ekzistojnë disa kërkesa dhe zëra të ndryshëm, por realizimi i një prej tyre do të konsiderohej si një arritje.

Ai komentoi edhe reagimet ndaj protestës, duke thënë se pavarësisht luhatjeve në pjesëmarrje, ajo nuk është dobësuar në mënyrë drastike.

“Propaganda dhe reaksioni që ka krijuar jo vetëm te pushteti, por dhe te opozita, që e kanë sulmuar protestën, kanë harruar një detaj, pavarësisht numrave në shesh, nuk kanë rënë në mënyrë eksponenciale. Ka luhatje patjetër, ishte edhe dita me shi para dy ditësh. Është normale kjo”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se “këta individë që janë zëra kundër, iu përgjigjem se lëpirja nuk është pjesë e kulturës. Më mirë të jem arrogant se sa të lëpihen”.

Analisti Murataj: Kërkesa e kërkesave, është dorëheqja e Ramës. Kjo do të krijonte një efekt domino dhe për Berishën. Kjo do u jepte mesazh dhe shqiptarëve që do të ishte i prekshëm realitet politik, kthimi te vullneti i qytetarëve. Brenda protestës ka disa vokacione.

Realizimi i një kërkese do të quhej si fitore e vogël. Por duhet të kujtojmë se kockat e vogla kanë shuar protestat e tjera më parë. Do të shuhej nga kockat e vogla. Propaganda dhe reaksioni që ka krijuar jo vetëm te pushteti, por dhe te opozita, që e kanë sulmuar protestën, kanë harruar një detaj, që pavarësisht numrave në shesh, nuk kanë rënë në mënyrë eksponenciale.

Ka luhatje patjetër, që ishte dita me shi para dy ditësh. Është normale kjo. Mendoj se numrat janë aty, fryma është mbarëkombëtare. Për këta individë, që janë zëra kundër, iu përgjigjem se lëpirja nuk është pjesë e kulturës. Më mirë të jem arrogant se sa të lëpihen.


Send this to a friend