(Enkas për 8 Marsin)
Çdo grua, në vizionin tim është si një lule
Dhe me të gjitha “këto lule” ngrihet një lulishtë
Lexues, të lutem, këtë mendim ngule
Dhe me këtë të jetosh përjetësisht.
Çdo grua, për mua, është punëtore si një bletë
Dhe çdo grua është e bukur, siç është bukuria
Pa gruan as që do kish fare jetë
Pa gruan, do qe bosh gjithë gjithësia.
Çdo grua është aq e bukur siç është paqa
Veç gratë në botë luftëra nuk duan kurrë
Jeta, pa gratë, krejt si Sahara
Dhe vargjet e mi mos i merrni me sikur…
Se, sikur gratë, të drejtonin botën
Bota,pa dyshim, do ishte më e bukur
Veç burrat janë ata që duhet t’u “thyesh”kokën
Ndaj dhe bota,shpesh, është turbull.
Gratë, të gjitha, janë si RRYMË E NGROHTË GOLFSTRIMI
Janë ato që e ngrohin planetin
Pa gratë? A do ekzistonte njerëzimi?
Ndaj ju, lexues, besojeni poetin.
Këto vargje unë nuk i shkruaj kot
Për të gjitha gratë në botë kam nderim
Po të komandonin gratë, sa e bukur do ishe, moj botë
Dhe aq besoj, sa dëshmoj me timen firmë.
Tiranë,7 mars 2019
Komentet