Një ushtar ik pa leje nga reparti, kapterri (komandanti i tij) i vihet në ndjekje, e kap përpara se ai të shkojë në shtëpi dhe e kthen për në repart. Rrugën e kthimit e bënë me tren, ku ishin ulur perballë një gruaje dhe vajzës së saj. Treni hyn në tunel, brenda bëhet errësirë totale dhe vetëm kur dëgjohet një e kërcitur shpullë paaauuuu…. Më pas treni del nga tuneli dhe… serish dritë. Tani të katër pasagjerët po mendonin:
-Vajza: Ky kapterri, ja, burrë i mirë duket, por pa mamin tim dhe, se si do t’i ketë ardhur dhe e ka ngacumuar. Ajo s’ka duruar, se është grua e martuar, dhe ia ka veshur me shpullë fytyrës.
-Gruaja po shihte ushtarin dhe po mendonte: Ushtari si ushtarët, ka parë gocen time, nuk është përmbajtur dot dhe e ka ngacmuar. Ajo, si gocë e ndershme që është, nuk e ka duruar dhe ia ka veshur me shpullë fytyrës.
-Kapterri po shihte ushtarin dhe po mendonte: Ushtari idioti, pa këto dy femrat këtu përballe, nuk i është duruar dhe i ka ngacmuar. Ato e kanë ngatërruar dhe ma veshën mua m’shpullë.
Ushtari: Ah, që s’po vjen dhe një tunel tjetër që t’ia kisha kërrcitur dhe njëherë surratit këtij legenit!!!
Komentet