Kryetarja e LSI në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të krerëve të opozitës me përfaqësues të PE, tha se opozita është në rrugën e duhur dhe se nuk ka asnjë hap pas.
“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra.
Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj.
Faleminderit dhe na falni për gazin helmues të djeshëm që përdori Garda e Republikës kundër qytetarëve dhe kundër jush”, u shpreh ajo.
Delegacioni i Parlamentit Europian në Shqipëri, ka nisur takimet me liderët politikë, sa i përket situatës aktuale politike në vend, me opozitën që ka djegur mandatet dhe me valën e protestave kundër qeverisë.
Delegacioni do të qendrojë deri nesër në orën 10:00, ndërsa në fokus të qëllimt të vizitës së tyre është edhe njohja me procesin e reformave në prag të vendimit për negociatat që do të jepet në qershor.
Komentet