Kardinali australian, George Pell, zyrtari më i lartë i Kishës Katolike i shpallur fajtor për abuzim seksual me fëmijët, do të vuajë denim me burg.
Kardinali Pell u ndalua të mërkurën gjatë një seance në një gjykatë në Melburn, pasi gjykatësi ia hoqi të drejtën për lirim me kusht.
Juria në gjyqin e tij, bëri të ditur të martën se kishte arritur në përfundimin se 77 vjeçari Pell ishte fajtor për pesë akzua, përfshirë atë për sulm seksual ndaj dy djemve adoleshentë, pjesëtarë të korit të kishës, në Katedralen e Shën Patrikut të qytetit në vitin 1996, kur ishte arqipeshkv i dioqezës së Melburnit.
Juria e mori vendimin në dhjetor, por ai ishte vulosur, nën një urdhër të rreptë të gjykatësit, që pengonte bërjen publike të detajeve. Kardinali Pell po përballej me akuza nga koha kur ishte prift i ri në qytetin e tij Ballarat, por prokurorët i rrëzuan ato akzua të martën.
Pell ka qenë sekretar i thesarit dhe ministër i ekonomisë në Vatikan që nga viti 2014, por ka qenë i pezulluar që nga viti 2016, kur u shpallën akuzat.
Zëdhënësi i Vatikanit, Alessandro Gisotti thotë se mandati pesëvjeçar i kardinalit Pell si ministër i ekonomisë, përfundoi këtë muaj. Pell është përjashtuar gjithashtu nga një grup këshilltarësh të afërt të Papa Françeskut.
Komentet