Washington
Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, ka kërkuar nga qeveria e Indisë dhe Pakistanit që të përmbahen në kulmin e tensioneve në rajonin e trazuar të Himalajeve, Kashmir.
Pompeo mbrëmë realizoi biseda telefonike ndaras me kryediplomatin indian Sushma Swaraj dhe homologun pakistanez Shah Mehmood Qureshi.
“Gjatë bisedës me ministrat u bëra thirrje për përmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të konflikteve me çdo çmim”, thuhet në komunikatën e Pompeos të publikuar pas bisedimeve.
Pompeo gjithashtu u ka bërë thirrje qeverive të Indisë dhe Pakistanit që të zhvillojnë komunikim dhe dialog direkt dhe të mos anojnë kah veprimet ushtarake.
Forcat pakistaneze sot në mëngjes rrëzuan dy avionë luftarakë të Indisë ndërsa ushtria indiane rrëzoi një bombardues pakistanez F16.
Tensionet në Kashmir u përshkallëzuan më 14 shkurt, kur pas një sulmi me bombë mbetën të vrarë 44 ushtarë të Indisë. India për këtë sulm e akuzoi Pakistanin ndërsa Islamabadi zyrtar hodhi poshtë akuzat duke dënuar sulmin.
Komentet