Do të jetë i njëkohshëm në shkallë botërore dhe u shpall me një videomesazh për adhuruesit
VOAL – LONDËR, 23 SHTATOR – (ANSA) – ROMA, 22 SET – Në vijim të suksesit të albumit të parë singël Drag Me Down, që ka rrëmbyer #1 në 90 klasifikime iTunes dhe ka thyer rekordin e streaming, One Direction shpallin publikimin e albumit të tyre të pestë, Made In The A.M..
Grupi bëri të ditur në një videomesazh për adhuruesit: publikimi do të jetë në të gjithë botën të premten më 13 nëntor. Këtë javë grupi nis turin e tij anglez dhe irlandez të On The Road Again Tour, që përmbyllet me gjashtë koncerte në O2 Arena të Londrës, shkruan Voice Of Albanians, duke iu referuar agjencisë ansa.
Komentet