Barometri diplomatik
Këtë shkrim po e filloj me thënien e artë të Babait tonë patriotit zulmëmadh shqiptar, Isamil Qemali : “Ai që është bir shqiptari dhe e ndien vetën shqiptar le të bashkohet me ne në rrugëtimin për në Vlorën heroike dhe historike për ta bërë Shqipërinë e lirë, të pavarme dhe sovrane” (28 Nëntor 1912).
Prandaj, ata që janë shqiptarë me shpirt, me nder, me besë e me vepër, të mos e turpërojnë, të mos e shajnë, të mos e shpifin, të mos e tradhtojnë, të mos e prejnë në besë Babain e Shqipërisë Etnike, Ismail Qemalin e as Dedë Gjo Lulin, por të qëndrojnë të patundnshëm si lisat në stuhi dhe, me besa-besë të ndjekin rrugën dhe veprën e lavdishme kombëtare, patriotike e atdhetare të tyre, që me datën 3 Mars 2019, të dalin të bashkuar me një zë dhe me një votë unike dhe demokratike, të votojnë për komunën e tyre-KOMUNËN E PAVARME TË TUZIT.
Kjo është detyra e çdo shqiptari me të drejtë vote në Malësinë e Madhe nën Mal të Zi-VOTONI për shqiptarët, votoni për KOMUNËN E JUAJ-TUZIN, që të fitojë statusin juridiko-politik dhe kushtetues, në mënyrë që t’i ketë të njëjtat kompetenca dhe të drejta, ashtu sikurse Komuna e Ulqinit.
-Shqiptarë të Malësisë, me votën e juaj unike me konsensus të të gjitha subjekteve politike dhe demokratike shqiptare, do t’i jepni fund diskriminimit dhe mohimit 30-vjeçar (1990-2019)të drejtave dhe lirive tuaja, që të keni KOMUNËN E JUAJ TË PAVARME, ashtu siç e kanë vëllezërit shqiptarë të Ulqinit, të cilët me votën e tyre unike, duhet të luftojnë me ngulmë, që TUZI të fitojë statusin e KOMUNËS SË PAVARME, ashtu sikurse e kanë shqiptarët KOMUNËN E ULQINIT.
Asnjë parti politike shqiptare, të mos mbetet jashtë Koalicionit Shqiptar në Zgjedhjet vendore për themelimin e KOMUNËS SË PAVARME të TUZIT !
Një apel të këtillë për partitë politike shqiptare nën Mal të Zi, që unanimisht dhe me konsensus të votojnë për KOMUNËN E PAVARME të TUZIT, e kanë mbështetur edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Gurakuqi, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, si dhe diaspora shqiptare në Amerikë me Organizatën “Malësia e Madhe” në krye.
Pra, në zgjedhjet vendore të 3 Marsit 2019, partitë politike shqiptare nën Mal të Zi, të dalin të bashkuara si një trup i vetëm politik, demokratik dhe kombëtar, ashtu siç është arritur “Marrëveshja për formimin e Koalicionit të Përbashkët Parazgjedhor”, siç ka deklaruar Nik Gjeloshaj se “ASH, LDSH, UDSH, i bashkoi Malësia. Me kënaqësinë më të madhe, dëshiroj të ndaj me Ju lajmin që Alternativa Shqiptare dhe Lidhja demokratike shqiptare arriten të përfundojnë me sukses misionin e filluar për bashkimin e subjekteve shqiptare, për zgjedhjet lokale të 3 marsit! ASH, LDSH dhe UDSH i bashkoi Malësia dhe rëndësia e këtij procesi hisorik zgjedhor! Të gjithë ne , së bashku me diasporën e realizuam Komunën e Malësisë, ndërsa bashkimi jonë ishte obligim moral dhe kombëtar.”( http://www.malesia.org/2019/01/30/gjeloshaj-ash-ldsh-udsh-i-bashkoi-malesia/).
Një kënaqësie dhe bashkimi të tillë të vëllezërëve tanë nën Mal të Zi, i gëzohemi dhe i bashkohemi edhe ne “ushtarët” e devotshëm shqiptarë të Ismail Qemalit, të Hasan Prishtinës, të Isa Boletinit, të Luigj Gurakuqit, të Dedë Gjo Lulit dhe të Adem Jasharit.
Sikur të ishte gjallë, edhe kryethemeluesi dhe kryediplomati shqiptar i Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali, këtë bashkim të subjekteve politike shqiptare nën Mal të Zi, do ta quante “PUNË E MENÇUR”, ashtu siç e pat quajtur Demir Arbanën për thesarin e mbledhur në popull për krijimin e Shqipërisë së pavarur dhe sovrane (28 Nëntor 1912).
Në këtë frymë kombëtare e patriotike, edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në takimin e tij me malësorët shqiptarë në Tuz, u shpreh në këtë mënyrë : “E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupim.
http://www.panorama.com.al/presidenti-meta-partite-shqiptare-ne-mal-te-zi-veprim-te-mencur-per-zgjedhjet-ne-tuz/
Çfarë të thuhet më tepër se, që u tha më sipër, se veç mendja e ndritur, sjellja, edukata, disiplina, përgjegjësia, puna, arsimimi, kultura, sakrifica, ideali dhe atdhedashuria i bashkon shqiptarët, JO përçarja , urrejtja dhe hasmëria shekullore si rrjedhim i tradhtisë dhe i shitjes së interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike.
Pra, nuk ka më mirë, më të çmueshme dhe, nuk ka fitore më të madhe se sa kur dëgjon dhe kur sheh praktikisht bashkimin e shqiptarëve, ashtu siç kanë arritur marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor : ASH-ja, LDSH-ja dhe UDSH-ja për të votuar bashkërisht në zgjedhjet vendore të 3 marsit për KOMUNËN E PAVARUR TË TUZIT.
Vërtet, këtë bashkim, duhet mbështetur jo vetëm me fjalë, por edhe ndihmë organiztavive dhe me verime konkrete materiale, financiare, politike dhe diplomatike të të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën në botë.
S’ka asnjë dyshim se vetëm kjo rrugë e pajtimit, e mirëkuptimit dhe e mirëbesimit na shpie drejt bashkimit gjithëkombëtar shqiptar, JO rrugaçëria, sharjet, mashtrimi, manipulimi, shpifja, intrigat, tradhtia, pabesia, vrasja, shfrytëzimi i njëri-tjetrit për ineteresa të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, sepse të gjitha këto “vese” të liga çnjerëzore e ushqejnë dhe e mbajnë gjallë epideminë e shëmtuar shekullore të florës dhe të faunës së qenies shqiptare në Ballkan.
Komentet