- Më duhet të shënoj se propozimi i Ramës për Ministrin e ri të Jashtëm, vendimi qetësisht i menduar dhe i argumentuar i Metës, reagimi disproporcional, emocional dhe i acaruar, i Ramës dhe qëndrimet/reagimet e shumë politikanëve dhe përfaqsuesve të rëndësishëm mediatikë, nga Shqipëria dhe Kosova, duhen lexuar dhe kuptuar në kontekstin e një vendimi “gjeopolitik”, shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e Kosovën dhe me impakt për sigurinë e të gjithë shqiptarëve, por edhe për stabilitetin në rajon. Një vendim që ka hasur dhe duket do të hasë kundërshti nga shumë aktorë e faktorë shqiptarë si dhe mbështetje e kundërshti edhe nga partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë e Kosovës.
- Shqiptarët duhet urgjentisht të bëhen me dije se po merret në vendim “gjeopolitik”, shumë i rëndësishëm dhe me impakt “historik” për integritetin e Kosovës por që mund të shkaktojë pasiguri për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve në rajon. Një vendim shumë i diskutueshëm dhe me shumë pikëpyetje, vecanërisht për integritetin e Kosovës, sigurinë e Shqipërisë e Kosovës, integrimin e tyre në BE dhe stabilitetin e rajonit. Ndërkohë që jo të gjithë partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe Kosovës janë në unison për këtë vendim.
- Në dijeni të detajeve të këtij vendimi, të procedurave përkatëse dhe të kalendarit kohor të implementimit të tij eventual janë vetëm Thaci, por edhe Rama. Thaci ka zbuluar deritani vetëm dicka kurse Rama ka heshtur duke mbuluar gjithcka, pavarësisht se ka lënë të kuptohet se e mbështet Thacin në nismën që con në marrjen e këti vendimi. Qytetarët e Shqipërisë e të Kosovës do tju duhet t’i kërkojnë urgjentisht e me forcë, Thacit e Ramës, sa nuk është ende vonë, që Thaci-Rama ose të shprehen qartë e publikisht për këtë vendim ose të distancohen duke u larguar nga ky proces.
- Meta ka marrë një vendim, qetësisht të mirëmenduar dhe të argumentuar, për të mos dekretuar Ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë duke u futur në “konflikt” me Kryeministrin Rama. Prej disa kohësh Hashim Thaci, në “konflikt” me shumë politikanë në Kosovë e Shqipëri, insiston për të përmbyllur me Vucic, një marrëveshje që mendohet se cënon integritetin e Kosovës. Këto “konflikte” kanë përfshirë edhe shumë politikanë dhe përfaqsues të medias, nga Shqipëria e Kosova.
- Në të vërtetë, kundërshtitë për cështjet në fjalë janë vetëm maja e ajsbergut, sepse në realitet kundërshtitë që kanë politikanët shqiptarë mes tyre kanë të bëjnë në të vërtetë me “vendimin gjeopolitik” me ndikim jo thjesht në integritetin e Kosovës por që do të rriste pasiguritë për të ardhmen e saj, të Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Duket, se pas më shumë se një shekulli shqiptarët do të duhet të përballen me një vendim të ri “gjeopolitik” me pasoja historike për ta.
- Është urgjente të bëhet sa më shpejt publike “platforma e marrëveshjes” që eventualisht Thaci do të mund të nënshkruajë me Vucic në Davos të Zvicrës, dhe nëse kjo s’është e vërtetë të deklarohet publikisht e kundërta apo më saktë e vërteta. Vecanërisht të bëhet publike se cfarë parashikohet konkretisht për “veriun e Kosovës”?
- Po ashtu është urgjente që Rama të pushojë së heshturi dhe të bëjë të ditur nëse e mbështet “platformën e marrëveshjes” mes Thacit e Vucic? A është Rama në dijeni të saj dhe cfarë konkretisht Rama di për këtë marrëveshje. Mjaft me qëndrime të maskuara sepse sot me qëndrimin e tij, emocional e të ashpër, e për rrjedhojë aspak dinjitoz për postin që mban, ndaj vendimit të Presidentit Meta, ka rënë edhe maska e Ramës, dhe qytetarët presin artikulimin e tij verbal.
- Në asnjë nga programet politike të partive politike kryesore në Shqipëri (PD, PS, LSI e tjerë) e në Kosovë (PDK, LDK, VV, e tjerë), por as në programet e qeverisjeve të Shqipërisë dhe Kosovës gjatë 28 vjetëve të fundit, nuk gjëndet qoftë edhe një fjali e vetme për cështjen prekjes së integritetit të Kosovës që lihet të kuptohet se do të përmbante eventualisht marrëveshja mes Thacit e Vucic.
- Nuk ka për më tepër asnjë debat të brëndshëm në partitë politike kryesore në Shqipëri e Kosovë. Po ashtu nuk ka asnjë debat, të hapur jo e jo por as të mbyllur, mes partive politike në Shqipëri e Kosovë. Dhe as që bëhet fjalë për një komunikim transparent mes drejtuesve të lartë politikë të Shqipërisë e Kosovës. Kuvendet në Shqipëri dhe Kosovë, shumica e deputetëve dhe politikanëve, e të gjithë diplomatëve në Shqipëri e Kosovë, por edhe shumica e ministrave në Shqipëri e Kosovë janë në padijeni të plotë se cfarë vendimi “gjeopolitik” është gatuar dhe po merret. Për qytetarët as që bëhet fjalë, ata do të kapen me shumë gjasa në befasi të plotë dhe duket se është bërë e qëllimshme që ata të gjëndet përballë një vendimi të përfunduar, efektet e të cilit do të fillojnë ti ndjejnë vetëm pas disa vitesh. Ose partitë politike kryesore duhet të grisin programet e tyre ose qytetarët duhet ti zhdukin nga peisazhi politik ato parti që veprojnë ndryshe nga programet me të cilin ju kanë marrë votat qytetarëve; ky është një rast “ideal” për qytetarët të ndëshkojnë politikanët që veprojnë ndryshe nga c’premtojnë…
- Qëndrimi i Thaçit, në kundërshti me qëndrimin e Kryeministrit Haradinaj dhe shumë politikanëve të tjerë në Kosovë, për të biseduar me Vucic për “integritetin e Kosovës” dhe propozimi i Ramës për emëruar në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Genti Cakajn, në kundërshti me qëndrimin e Presidentit Meta dhe të shumë politikanëve në Kosovë kanë lidhje me vendimin “gjeopolitik”. Me ndikim për integritetin e Kosovës, dhe me shumë gjasa që do të rriste pasigurinë për të gjithë shqiptarët në rajon. Platforma për marrjen e këtij vendimi duket eventualisht se është përfunduar në vija të përgjithshme, përvec ndonjë momenti “pikant”, por ende nuk ka garanci dhe siguri se ajo do të zbatohet. Bëhet fjalë për një vendim shumë të rëndësishëm “gjeopolitik” për një prej kufijve shumë të rëndësishëm në rajonin tone, për të cilin edhe kundërshtitë janë “gjeopolitike”.
- Duket fatale, që në këtë moment, ndoshta më i rëndësishmi në historinë e kombit shqiptar, pas më shumë se 100 vjetësh, politika mbarëshqiptare gjendet e përçarë në ekstrem, edhe së brendshmi në Kosovë, edhe së brendshmi në Shqipëri por edhe mes Kosovës e Shqipërisë. Karakteristika të tjera të sjelljes politike aktuale të drejtuesve politikë në Kosovë e Shqipëri janë edhe: i) mungesa e transparencës madje mbajtja tërësisht në errësirë e shumicës së politikanëve dhe e të gjithë qytetareve se çfarë po ndodh dhe çfarë vendimi historik po merret për të ardhmen e tyre, ii) mungesa e dialogut mes aktorëve të ndryshëm politikë; iii) mungesa e debatit publik e mediatik mes politikës, shoqërisë civile dhe qytetarëve.
- Shumë politikanë dhe analistë mendojnë se ka një tentativë nga Thaçi e Rama për të mbajtur të fshehtë këtë marrëveshje me synimin për ta përdorur atë për interesat e tyre personale të pushtetmbajtjes. Dhe pikërisht prekja e këtyre interesave mesa duket shpjegon edhe “kokëfortësinë” e Thaçit për mbajtur eksluzivitetin e kësaj marrëveshjeje dhe çuar atë i vetëm deri në fund dhe reagimin disproporcional, të acaruar dhe aspak dinjitoz të Ramës ndaj vendimit të matur, të mirëmenduar dhe të argumentuar të Metës.
Gazetari Genc Burimi deklaroi se mungesa e votës së Diasporës në zgjedjet e 2025-ës mund ti çojë këto votime në kaos.
Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në SYRI TV, Burimi u shpreh se kryeministri Rama nuk e dëshiron votën e Diasporës, teksa tha se në Shqipëri ka mungesë të analizave prospektive.
“Çështja e votës së Diasporës nuk po i motivon në mënyrë radikale partitë politike. Të gjithë për sy e faqe thonë ‘jam dakort’. Kemi po ashtu një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e bën të detyrueshëm votimin e diasporës për zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës. Sipas gjasave, nëse nuk ndodh gjë Rama i merr prap zgjedhjet me manipulime.
Kjo mangësi ulëritëse sot, nesër do të shfrutëzohen me shumë mundësi nga parti që nuk kanë interes të njohin zgjedhjet.
Në Shqipëri nuk kemi shumë analiza prospektive siç kemi në perëndim” tha Burimi. sn
A keni tjetërsuar pronat në jug? Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, në SPAK, ja si reagon pas pyetjes së gazetarëve
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, ka shkuar sot në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamje ku shfaqet Gaçi duke dalë nga Prokuroria e Posaçme.
Teksa pyetet nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente. Ai ka vijuar të ecë, duke buzëqeshur.bw
Skandali 150 milionë euro i inceneratorit- Këlliçi: Veliaj e themeloi biznesin mafioz të plehrave sa erdhi në pushtet
Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, vazhdoi denoncimin e mefa-aferës së inceneratorit të Tiranës.
Këtë herë, Këlliçi faktoi me dokumentet se si Erion Veliaj e nisi këtë biznes mafioz që me ardhjen në krye të detyrës.
Kujtojmë se ky skandal ka kushtuar të paktën 150 milionë euro.
DEKLARATA E PLOTË
Të nderuar qytetarë,
Keni dëgjuar shpesh Edi Ramën të thotë që sistemi korrupton njerëzit. Këto 8 muaj ju kemi treguar se si ‘Rilindja’ është në fakt sistemi i ngritur qëllimisht për të vjedhur dhe shpopulluar Shqipërinë.
Në të gjithë botën, janë dy skema të përdorura më së shumti nga grupet kriminale për pastrimin e parave. Konkretisht biznesi me plehrat dhe biznesi i ndërtimit. Erion Veliaj ka shkëlqyer në të 2 këto fusha.
Në vitin 2015, vetëm pak muaj pasi Veliaj kishte marrë detyrën si kryetar bashkie, ai firmos një marrëveshje që i dha të drejtën 2 kompanive për të ngritur biznesin e riciklimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Një nga këto kompani quhej I.B. Recycling. Kjo kompani administrohej nga një familjar i afërt i Redi Mollës.
Pra e thënë thjeshtë, njëlloj si në skemën 5D, ku u përfituan fonde publike dhe leje ndërtimi për të pastruar paratë e korrupsionit, Redi Molla kishte përdorur më parë të njëjtën skemë edhe në biznesin e plehrave, që në vitin 2015.
Fatkeqësisht në muajin gusht të vitit 2016, në landfillin e Sharrës humbet jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Hetimi për këtë vrasje rezultoi nul nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare dhe ende sot që flasim 8 vite më pas, asnjë person nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë tragjedi dhe i vetmi fakt që mbahet mend nga ky proces hetimor, është fotoja ku Erion Veliaj drekonte me kryeprokurorin e atëhershëm të Tiranës.
Pikërisht në këtë moment, grupi i strukturuar kriminal detyrohet të ndryshojë skemën. Në lojë futet Vladimir Fezga.
Për të kuptuar se përse u zgjodh të futej në skemë shtetasi Vladimir Fezga, po bëjmë publike një dokument të vitit 2016. Kompania AMIA Verona vendos të paguajë 33.000 euro për shtetasin Vladimir Fezga, pasi ai nga nëntori i vitit 2013 deri më prill të vitit 2016, ka promovuar këtë kompani në Shqipëri, duke bërë të mundur që AMIA Verona dhe Bashkia Tiranë, në vitin 2016 të themelonin kompaninë ECO Tirana.
Pra është e qartë që Erion Veliaj, biznesin e mbetjeve e nisi sapo u bë ministër i ‘Rilindjes’ në vitin 2013 dhe e finalizoi në vitin 2016 si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Pas këtij momenti, në shtetin fqinja Itali plas skandali. AMIA Verona rezultonte se pastronte paratë për grupin kriminal Ndranghetta dhe pjesë e grupit ishte dhe miku personal i Erion Veliajt, kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi.
As ky skandal nuk e frenoi këtë organizatë të strukturuar kriminale. Në vitin 2017 Erion Veliaj dhe Vladimir Fezga themelojnë kompaninë ECO Recycling.
Oreksi vjen duke ngrënë. Po në vitin 2017, Veliaj vendosi të japë me konçension depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak Tiranë, por vetëm me firmën e tij dhe vulën e Bashkisë, Erion Veliaj vendosi të marrë ekskluzivitetin e plehrave të Tiranës për 30 vite me radhë, përmes dy prestanomeve të tij, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Pikërisht në këtë moment, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, vendosi të nxjerrë Vladimir Fezgën nga biznesi dhe aksionet e tij në kompaninë ECO Recycling, pra në biznesin e riciklimit, i’a kalon Inceneratorit të Tiranës. Aksione për të cilat nuk paguhet asnjë lekë. Këtu skema e vjedhjes konsiderohet tashmë e plotë. Qëndërzim vetëm në një kompani, Integrated Energy BV SPV, pra inceneratori i Tiranës.
Të nderuar qytetarë,
Për ta shpjeguar fare thjeshtë. Me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet, Erion Veliaj kishte një vizion të qartë se si të ngrinte këtë sistem kriminal dhe pa humbur asnjë ditë kohë, themeloi biznesin e plehrave, fillimisht nëpërmjet drejtorëve 5D, e më pas duke bashkëpunuar më Ndranghettën në Itali, për të përfunduar tek afera korruptive e shekullit, inceneratori i Tiranës, i cili ende sot pas 7 vitesh nuk ekziston.
I gjithë ky transaksion vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 150 milionë eurove.
Ditët në vijim, do të bëjmë publike dhe një komponent shumë të rëndësishëm në këtë skemë, aferën e ECO Tiranës.
Materialet e përpunuara nga Grupi i Ekspertëve pranë PD, do ti përcillen zyrtarisht SPAK-ut, i cili tashmë është përpara provës së zjarrit.
Ose do të shembë këtë sistem korruptiv të ngritur në Bashkinë Tiranë nga Erion Veliaj, duke mos lejuar më që Tirana të jetë lavatriçja e pastrimit të parave e organizatave kriminale më të mëdha në Europë, ose do të VULOSË përfundimisht kapitullimin e plotë të drejtësisë së re, aq të shumëpritur nga qytetarët shqiptarë.
Rrugë tjetër nuk ka!
Ju faleminderit.
(syri.net)
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në Çim Peka Live, zbuloi se për çfarë u pyet kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dy ditë më parë, teksa qëndroi mbi 7 orë në ambientet e SPAK.
Lala u shpreh se ka informacion që Veliajt i janë drejtuar rreth 100 pyetje, ku teksa zbulon një pjesë të tyre, deklaron se mbetet e paqartë këmbëngulja e prokurorëve për të ditur më shumë për disa nga udhëtimet e kryetarit të bashkisë.
Të gjitha këto më bëjnë të kuptoj se Erion Veliaj kishte krijuar një imazh të rremë në opinionin publik…që dilte si ‘ai djali i mirë që mbjell pemë nëpër Tiranë’, duhet thënë që janë pemë që unë nuk i kam parë gjëkundi, por gjithsesi problem tjetër ky.
Dhe që në momentin e parë që u përball me një presion mediatik për tu përgjigjur për inceneratorin e Tiranës, nxori fytyrrën e vërtet dhe dëshmoi se ai nuk mund të jetë politikan dhe nuk mund të përfaqësojë dot qytetarët e Tiranës.
Kështu e kam parë unë.
Ndërkohë sa i përket pyetjeve të tij, ka qenë një histori shumë e gjatë.
Sipas informacioneve që unë kam, kanë qenë rreth 100 pyetje.
Për disa prej tyre kam informacion se çfarë është kërkuar nga ana e prokurorëve që ka të bëjë me studiminin e IFC, thelbi për vënien në jetë të inceneratorit.
Është kërkuar informacion për një shkresë ku nuk është marrë mendimin e Këshillit bashkiak, por ka marrë atributet e Këshillit.
Është kërkuar informacion për një marrëveshje që ka të bëjë me dherat.
Pjesa që mbetet e paqartë për mua dhe unë nuk dua të aludoj se nuk është pjesë e formimit tim profesional, ka të bëjë me disa udhëtime të Veliajt jashtë vendit, por se çfarë po kërkojnë prokurorët në këto udhëtime… këtë nuk jam në gjendje ta them…
Gjatë orëve të pasdites, seanca parlamentare, u shoqërua edhe me një incident i rëndë, ku ministri i drejtësisë Ulsi Manja kërcënoi hapur, në Kuvend, deputetin e opozitës, Agron Shehaj.
Por si përshkallëzoi debati?
Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë se me amnistinë penale nuk do të liroheshin zyrtarë të korruptuar.
Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion.
Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.” – u shpreh Agron Shehaj.
Sipas Shehajt, duke u nisur nga reagimi i SPAK, amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë, ndërsa për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.
“Ky është një mesazh për SPAK-un. Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj.
Pas këtyre akuzave ministrit të drejtësisë nuk e mbajtën nervat. Teksa Shehaj i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja i thotë “t’i pres veshët”.
Më pas merr fjalën për replikë dhe i bën një kërcënim të hapur.
“Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty. Do të vijë dita që fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë”. sn
Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet, nesër fakte të reja për vdekjen e Ardit Gjoklajt
Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në rubrikën Opinion në News24 ku ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.
Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.
Belind Këlliçi: Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar. Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar. Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.
Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka. Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët. Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës. Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt. Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë. Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila po zhvillon interpelancën për dhënien e informacionit dhe shpjegimeve në lidhje me masat e marra për të ju përgjigjur situatës lidhur me testin e Pisas me Ministren e Arsimit, Ogerta Manasterliu fillimisht ka përshëndetur protestën e diasporës sa i përket votimit në zgjedhjet që zhvillon vendi ynë.
Zhupa në fjalën e saj ka vijuar me statistikat e dobëta që kanë marrë nxënësit e Shqipërisë në testin ndërkombëtar të Pisas, statistika që sipas deputetes së opozitës kanë vijuar në një rënie të madhe pas vitit 2013.
“Fillimisht do të dua që të përshëndes protestën e diasporës që zhvilluan në parlament në lidhje me kërkesat e tyre sa i përket votimit, votim i cili është garantuar nga kushtetuta. Parlamenti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Kushtetuese sa i përket ndërtimit të legjislacionit që do të garantonte votën e tyre.
Kam kërkuar interpelancën me zonjën Manstirliu pas daljes së testeve të Pisas sa i përket testit ndërkombëtar. Ky ishte një moment turpërimi nga ato që ju e keni zakon dhe prisja që ta anatemonit dhe të shpreheshit që Pisa si RAI 3 dhe raportet ndërkombëtare të cilat sipas jush kanë si qëllim baltosjen e shqiptarëve.
Në fakt ky raport zhvesh propagandën dhe dëshmon dështimin e sistemit parauniversitar. Shqipëria kishte rënien më të madhe në raport me rajonin por ehe me vete e saj. Pisa teston aftësinë e nxënësve 15 vjeçar në lexim matematik dhe shkencë ka rënë respektivisht me 47 pikë, 69, pikë dhe 50 pikë dhe ne renditemi më poshtë se Palestina dhe Uzbektistani dhe kishim rënien më të madhe në krahasim me të gjithë vendet pjesëmarrje në këtë konkurs.
Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer në vitet 2000 dhe është shtjelluar analfabetizmi funksional. Ky është rezultat i drejtimit të arsimit dhe reformave të dështuara. Ky është turpi më i madh që mund ti ndodhë një vendi ku fëmijët, nxënësit, studentët kur të dalin nesër në punë janë analfabet funksional.
Raporti thotë që janë përkeqësuar të gjitha parametrat në shkollat shqiptare.”sn
Një nga drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt, Elton Kacidhja, mësohet se ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme në mënyrë të parevokueshme.
Elton Kacidhja është një nga drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës.
Ai u përfol disa ditë më parë për dorëheqjen e tij, të cilën e ka mohuar, por CNA ka mësuar nga burime zyrtare se Kacidhja e ka dhënë sot dorëheqjen.
Ujësjellësi i Tiranës ka qenë një nga institucionet më të përfolura dhe të akuzuara që shkojnë deri te dhënia e tenderëve me vlerë miliona euro për kompanitë e lidhura me inceneratorët.
Gjithashtu në Ujësjellësin e Tiranës mediat kohë më parë raportuan dhe punësime gazetarësh dhe shpesh ka qenë një institucion i akuzuar si një vend punësimi nepotik, i përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës. sn
Blushi: Drejtësia për të ndjerin Ardit Gjoklaj është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirsë, Tedi Blushi ka reaguar në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Blushi është shprehur se në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
Postimi:
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
Ëndrrat e tij u prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj.
Drejtësia për të ndjerin Ardit Gjoklaj është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar.
Gjaku i tij është thirrje për të mos harruar se korrupsioni i Erion Veliaj të vret!
Gjaku i tij nuk falet dhe as mund të amnistohet nga “Drejtësia me Regji”!
Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin dhe do të bëjmë gjithçka që Erion Veliaj të marrë ndëshkimin e merituar për këtë krim!
Mbyllet protesta para Ministrisë së Arsimit, mësuesit paralajmërojnë grevë urie: Ju presim deri në shtator!
Sot u mbajt protesta e mësuesve para Ministrisë së Arsimit.
Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, ndërsa i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres që të reflektojnë. Ata shprehën se në të kundërt në tubimi tjetër do të jetë edhe më masiv.
“Zbatoni kontratën kolektive. I jepni mësuesve 10 muaj transport jo 9, nuk mund të ikim me paratë tona. Transporti të jetë në masën 100 përqind. Financoni arsimin publik ndryshe nuk ka arsim cilësor”, u shpreh një prej tyre.
“Kërkojmë reflektim të shpejtë të kërkesava tona. Në të kundërt në tubimin tjetër do jemi shumë më shumë se kaq, nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka deklaruar një tjetër.
Pjesëmarrësit në tubim u shprehën se ka ardhur koha që arsimi të kthehet në një nga tre prioritetetit të kësaj qeverie.
“Nëse ministria nuk bashkëpunon, kontratat kolektive na mundëson përshkallëzimin me protesta dhe greva, të pjesshme apo të përgjithshme. Jmei në pritje deri në shtator”, tha Bashkim Sele, kryetari i seksionit sindikal të Durrësit. bw
Duke komentuar testin e fundit në Shkollën e Magjistraturës, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open”, tha se ka hije të forta skandali për kapjen e sistemit të drejtësisë.
Lala: Ky është ndër skandalet më të rënda që ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës ku formohen gjyqtarët dhe prokurorët. Është menduar si një shkollë që do të formonte gjyqtarë dhe prokurorë me një standard të lartë. Kanë qenë 411 kandidatë, pasi janë ulur në vendet përkatëse, në një moment disa nga gratë shtatzëna kanë shkuar në banjë.
Është shpërndarë teza prej 100 pikësh. Janë kaluar 411 teza dhe janë shpallur fituesit. Në mënyrë të fshehtë pa u njoftuar askush vendoset që të korrigjohen tekstet sepse Skan Troni nuk kishte punuar. Si rregull do të duhet të kishte një anulim të procesit për shkak të defektit dhe të kishte një proces të ri. Gjithë ky skandal është bërë që të futen disa emra që nuk e kishin kaluar pragun. Pas rikorigjimit janë futur edhe 41 emra të tjerë dhe në ditën e tretë janë shtuar edhe 10 emra. Për të fshehur emrat nuk është vendosur më renditja sipas pikëve por sipas rendit alfabetik. Askush nuk e kupton se cili ka marrë kaq pikë. Kjo komprometon rëndë Shkollën e Magjistraturës si institucion ku del ajka.
Daci: Duhet të japë mësim ajka që të dalë ajkë! Kur hyn kos i thartuar del kos i thartuar.
Lala: Fakti që nuk është bërë transparencë dhe çfarë më shqetëson është reagimi i z.Rakipi që tha nuk më shqetëson shumë pajisja. Si hyri kjo pajisje në Shkollën e Magjistraturës. T’i drejtohej prokurorisë për të hetuar dhe të njoftonte institucionet përfshirë partnerët ndërkombëtar. Kam dyshime që është tentuar kapja e brezit të ri të juristëve. Një gjyqtar dhe prokuror që hyn nesër në sistem ka statusin e përjetshëm. Te testet e tjera janë vlerësime subjektive. Ata kanë paracaktuar fituesit. Rakipi të dalë sa nuk është vonë, është në nderin e Shkollës së Magjistraturës dhe të anulojë këtë proces dhe të mos paragjykohet si shkolla e plepave dikur. Ekziston rreziku i lartë që të kapet sistemi i drejtësisë për 30 vjet dhe askush nuk reagon.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi para mediave se kishte shkuar vullnetarisht në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar për dosjen e inceneratorëve, por gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Open” në News 24, një dokument sipas të cilit SPAK i ka dërguar fletëthirrje kryebashkiakut. Në dokumentin e publikuar nga gazetarja Lala, thuhet se kërkesa ndaj Veliajt është bërë më 24 prill.
Lajmet me interesante
-
Drejtuesi i Report tek RAI3 Sigfrido Ranucci: Do ta transmetojmë – presim akord të intervistojmë Ramën
April 29, 2024
-
Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm i Erion Veliajt, pritet arrestimi nga SPAK-u?!
May 1, 2024
-
Autori i emisionit “Report” i referohet sondazhit të BalkanWeb: 60% e shqiptarëve i besojnë investigimit të RAI 3
April 28, 2024
-
Kujtim prej hiri që bie si muzg i vranët- Cikël poetik nga LULZIM LOGU
April 29, 2024
-
Sa monotoni Poezi nga Elida Buçpapaj
May 1, 2024
-
Skandali te shkolla e Magjistraturës- Lala: Po kapet sistemi i drejtësisë për 30 vitet e ardhshme
Lajmet e fundit
-
Përgatitjet për mbërritjen e sondës “Starliner” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
By voal.ch | May 4, 2024
-
Goli që shtangu ‘Uemblin’, kur Demollarit i anulohej një perlë 35 vite më parë. Flet legjenda: Nuk fjeta gjithë natën- Nga UVIL ZAJMI
By voal.ch |
-
“Të kisha një telefon në Spaç, që të merrja Enver Hoxhën e t’i thosha…”-Rrëfimi i rrallë i djalit të Petro Markos
By voal.ch |
-
Moska vendos në shënjestër Zelenskyn, Presidenti i Ukrainës shpallet në kërkim nga Rusia
By voal.ch |
-
Gjakovë, përurohet monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu
By voal.ch |
-
Martin Camaj i shkruante Mustafa Krujës: Rinia u don pse ke ju ka diktue ndershmënin n’idealin kombtar
By voal.ch |
Me sa duket do e leje edhe PD-ne Kastriot Islami. Heren e pare nga PS ne PD e ndrroi pas çerek shekulli e tani shume me shpejt. Nga Kaçi zi si do i vendoset epiteti tani?