“Në shërbim larg vendit” rikthen në Tiranë Christopher R. Hill, ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Një rikthim fizik dhe mendor përmes rrëfimit të ngjarjeve dhe viteve më të trazuara për shqiptarët, të cilat do të rijetohen gjatë promovimit të librit në Kryeministri dhe në Universitetin Europian të Tiranës, ditën e premte më 5 dhjetor.
“Çfarë keni bërë gabim?”
Ishe ky komenti i zakonshëm që dëgjonte Christopher R. Hill, kur u bë i ditur lajmi se e kishin emëruar ambasador të SHBA-ve në Shqipëri. Kishte shpresuar të emërohej në një vend evropian i cili po ndiqte rrugën e ndryshimit ashtu si Polonia, por fati deshe që vendi i radhës për diplomatin të ishte Shqipëria. “Megjithatë, nuk doja të humbja mundësinë e rihapjes së një selie diplomatike që ishte mbyllur prej vitit 1946 kur Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës”, rrëfen Hill në librin e tij me kujtime “Në shërbim larg vendit- Jeta në vijat e para të frontit të Diplomacisë Amerikane: Kujtime”, ardhur në shqip për herë të parë në 2016-ën nga shtëpia botuese UET Press.
Botuar më atë kohë me titullin “Pararojë – në vijën e frontit të diplomacisë amerikane”, libri vjen një dekadë më pas në një botim të dytë, po nga UET Press, nën mjeshtërinë e përkthyesit Arian Starova. Libri u promovua sot më 5 dhjetor, fillimisht në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe më pas në Hapësirën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Për Christopher Hill ky është rikthimi i dytë në UET, universitetin që e nderoi nëntë vite më parë me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontributin e veçantë që ka dhënë në vitet 1998-1999, si i Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, në Kosovën e trazuar nga ballafaqimi i dhunshëm i soldateskës dhe çetnikëve të diktatorit Millosheviç, mbi popullsinë e pambrojtur civile të Kosovës, asokohe në një situatë dy pushteti: atij të dhunshëm, të mbajtur me makinerinë e luftës, dhe atij të Republikës së Kosovës së drejtuar nga lideri pro perëndimor dhe paqësor shqiptar, Presidenti famëmadh Dr. Ibrahim Rugova”.
Vizita e tij do të pasohet nga një bashkëbisedim me figura të njohura të akademisë, studiues dhe studentë, të cilët do të kenë rastin të dëgjojnë rrëfimet e gjalla të asaj kohe të trazuar në trojet shqiptare, ku Hill ishte aktor dhe faktor kyç për formësimin e së ardhmes së Shqipërisë dhe Kosovës.
Historia e Hill me shqiptarët dhe Ballkanin është e gjatë, e mbushur me ngjarje dhe momente historike. Ai ishte i pari zyrtar amerikan në Shqipërinë post-komuniste që rihapi Ambasadën Amerikane në Tiranë duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Më vonë u emërua ambasador në Maqedoni, si dhe ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, duke u angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës. Më tej ka qenë ambasador i SHBA-së në Serbi.
Pavarësisht largimit nga detyrat dhe postet diplomatike, Hill vijon të jetë një personazh me ndikim në skenë politike. Aktualisht, kohet e fundit dëshmoi në Gjykatën Speciale të Hagës për njohjen e tij dhe rolin që kanë pasur eksponentët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, ndaj të cilëve vijon gjykimi nën akuzën e kryerjes së krimeve kundër njerëzimit.





“Dis moi qui te hantes je te dis qui tu est”-Më thuej me ke shoqnohesh të të them se kush je.
Si e jema dhe e Bija
NgA e then a ne te beret eshte nje dete I tere.
Kuutbka qene kaq I zotinpse nuke shkelqeu ne bisedimey
Shqiptar Greek.
I bene greet varrezaat ne shqiperi
Gjith beta I merr arkivolet ne vendin e vete.
Pun me spec.???????
…DHE ZGJODHI FILOZOFINE E RAMES NE POLITIKEN E JASHTME…
Nje zgjedhje e mençur nga nje kryeminister vizionar per kombin…Qarqet antishqiptare te vet shqiptarve jan zene mat nga kjo zgjedhje, ndaj vjellin vrerin e tyre te shfrenuar…Suksese dhe plot arritje per ministrin e ri dhe ekipin qeverises te Edi Rames.
Ti Blerim Latifi, filozof, pedagog dhe analist i njohur nga Kosova dhe familja yte si dhe Gent Cakaj jeni si duket mielli i nji brumit me tharmë të hjedhun nga beogradi! Kush ngatrron Kosovën me Shqypnin asht njeri antishqyptar edhe me familje!
Po ju them se të marrësh Gentin në krye të Ministris Jashtme pa eksperienc në diplomaci, nji kaderian i sëmurë, nji adoleshent e ta hjedhësh midis nji tjetri shtet me mentalitete krej të kundërta me Kosovën dhe tjetra bash në momente kyçe, ku ky ,,lideri,, i ballkanit edvin rama ka marr rolin e Don Kishotit me mullijt e erës në zgjidhjen perfundimtare të marrdhanieve me greqin, me krijimin e nji kofedertate “Jugosllaviia e Re”(Serbia, Shqypnia, Bosnja,,..Kosova, Republika Serpska) asht të dhuroi toka të pasuna me mineral,…serbis dhe territore me pasuri nafte greqis asht nji hapje frontit në dy drejtime. Kur e pyetën shokun rama se pse e vune ket adoleshent, ftyrë lepirsi ju pergjegjë: “Ta provojm njiher¨, mandej flitni!”
Pasi ta hejdhi ne luft ky gent cakaj Kosovën dhe Shqypnin, ka me u zhdukë dhe edvin psikoja ka me justifikue, se ishte i ri e gaboi, do ja falim,…. sikur me kta 7+1 ministra të shkarkuem se ishin largue popullit. edvin kristaq rama po luen me ndjenjat e shqyptarve, por e din mirë se do të hapet dy fronte lufte për të mprojtë tokat shqyptare e mos të bien nen sundimin mizor të beogradit!