Studentët e Universitetit të Tiranës, kanë vijuar edhe sot bojkotin e mësimit, duke dalë sërish në protestë. Ata sot protestojnë para Kuvendit, për të kërkuar plotësimin e 8 pikave që kanë bërë të ditura që nga dita e parë.
Ora 11: 23/ Protestuesit e Unazës së re janë bashkuar me studentët para Kuvendit, ku thanë se kanë ardhur vetëm për t’i mbështetur. “Vijmë mbështesim studentët për atë që kërkojnë. Ne kemi kauzën tonë, por sot kemi ardhur për këta”, tha një prej protestuesve të Unazës së re.

Ora 10:35/ Studentë dhe qytetarë janë grumbulluar para Kuvendit, ndërsa Policia nga ana e saj është ka shtuar prezencën dhe ka “rrethuar” godinën.
Ora 10: 00/ Studentët janë grumbulluar para Kuvendit, ku kërkojnë që të miratohet një buxhet tjetër për arsimit, pas kthimit nga Presidenti Ilir Meta.
Ora 09:30/ Nga fakultet të ndryshme, pas grumbullimit studentët kanë marshuar drejt Kuvendit dhe aty do të zhvillojnë protestën.






Komentet