Gazetari David Beriain nisi këtë javë udhëtimin e tij nga ‘çizmja’ e Italisë drejt brigjeve shqiptare, një enklavë ku kamerat e emisionit ‘Clandestino’ dëshmuan nga afër se si bëhet trafiku i drogës nga Shqipëria për në Itali e më tej në të gjitha vendet e Europës.
Kamerat e emisionit dokumentuan shkarkimin e qindra kilogramëve kokainë që vijnë në Shqipëri për tu përpunuar dhe me pas trafikuar ne vendet e europes.
Pas shkarkimit të drogës, gazetari u shoqërua nga mafia lokale dhe shqiptarët, në një shtëpi ku ata i shpjegojnë atij se si funksionon biznesi ilegal.
Ditën e enjte, Clandestino postojë videon e parë të Shqipërisë nën titullin el ‘‘dealer’’ de Europa, thënë në shqip ‘‘Furnizuesi’’ i Europës.
Shqipëria nuk është vetëm ‘‘hambari’’ i Europës, vendi me plantacionet më të mëdha të marijuanës në të gjithë kontinentin. Ajo ka nisur të prodhojë dhe trafikojë kokainë dhe një llojë tjetër droge që ne as nuk e dinim ekzistencën e saj, thotë gazetari i Clandestinos.
Jemi në Shqipëri, një vend enigmatik i vendosur në qendër të Europës, një vend i izoluar gjatë diktaturës komuniste, izolimi i cili e ktheu në vendin më të varfër të Europës. Me rënien e komunizmit, 40 përqind e popullsisë emigrojë në kërkim të oportuniteteve, e shpesh herë, këto oportunitete kërkonin të shkelej ligji.
Trafiku i drogës është një nga oportunitetet.
Trafikanti-Nuk mund të jetojë pa këtë punë. Nuk do të ndalojë
Gazetari- a ke shumë plantacione si kjo?
Trafikanti- më shumë se 6 plantacione
Gazetari- dhe në total sa bimë ke?
Trafikanti- 10 mijë
Gazetari- dhe me këto 10 mijë bimë, sa lekë përfiton?
Trafikanti- rreth 5 milion euro. 5 ose 6, varet nga tregu.
Por nuk është se fiton mjaft se këto shkojnë dorë më dorë, duhet të fitojë skafisti, ai që do ta transportojë, ai që e nxjerr…
E kultivojmë në grup, grupazh. Janë 25-30 familje
Organizimi zinxhir për prodhimin e marijuanës e ka kthyer Shqipërinë në ‘‘hambari’’ e Europës.
Por në Shqipëri, ke më shumë sesa marijuanë
Trafikanti-Kokainë krejtësisht e pastër
Gazetari- Nga vjen kjo kokainë?
Trafikanti- nga Kolumbia, por bën xhiro nga Roterdam, Bullgaria, Rumania, Turqia… pastaj vjen në Shqipëri.
Gazetari- jam kurioz, nga Kolumbia, Roterdam e pastaj për të gjitha vendet e lindjes?
Trafikanti- po të gjitha për lindjen (Europën Lindore)
Gazetari- Përse?
Trafikanti- Këtu doganat mund të korruptohen më lehtësisht. Këtu policia korruptohet për bukën e gojës, sepse këtu në të vërtetë kanë kokainë po nuk kanë bukë të hanë.
Këtu policia fiton 300 euro në muaj, nëse i jep 3 mijë euro, për një ditë… i ke dhënë rrogën vjetore.
Gazetari- e sa mund të fitosh ti pak a shumë me shitjen e kësaj?
Trafikanti- Normalisht, nëse gjithçka ecën mirë, 30 mijë euro për kile.
Gazetari i Clandestinos më tej shpjegon se si qëllimi i mafes shqiptare për të dominuar të gjithë tregun ilegal nuk i ndal ata as të trafikojnë heroinë, droga e cila po kthehet në një epidemi.
Mafia shqiptare trafikon 2500 kile heroinë në vit.
Kjo është mënyra se si të kuptosh sa e pastër është heroina.
Gazetari- është e mirë?
Trafikanti- po, nuk e sheh si është?
Më pas gazetari, së bashku me ngarkesën e drogës, hipën në makinën e trafikantëve teksa këta të fundit e shkarkojnë me shpejtësi në një gomone që ka për destinacon Italinë.
Nga italia, droga do të ketë si destinacion pjesën tjetër të Europës
Ku miliona persona janë në pritje të saj, të pangopur
Shoqata antikomuniste e ish të përndjekurve politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan këtë të enjte pranë Burgut të Spaçit kundër projektit të restaurimit ndërmarrë nga . . .
“Bërë shumë për mëmëdhenë,
Sikur shumë si Ty të qenë,
Të qenë shumë si Tyja,
Do qe bërë Shqipëria
Faqedritë e syshkëndija,
Ta kish zili gjitonia…”
-Populli
Ka autor që gabimish . . .
“Gafat dhe shakatë e mia, zonja dhe zotërinj, natyrisht që të lenë një shije të keqe, të thartë, ngatërruese, plot ceme, mungesa dhe mburrje. Por, natyrisht, kjo vjen ngaqë unë nuk ka . . .
Pas muajit janar 2025, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë rierdhi Donald Trump presidenca e tij ka filluar me sulme dhe goditje në ballë të gjerë kundër shumë institucioneve arsimore, . . .
Kemi mbetur duke i numeruar dështimet për formimin e organeve të reja të shtetit.Dhe,pse kemi mbetur duke i numëruar?Sepse politikën në Kosovë që shumë kohë po e drejtojnë miopet t . . .
Tematika që dua të trajtoj këtu në faqet e këtij mediumi të madh e renomative të shqiptarëve me duket pak e rrahur, lëvruar dhe trajtuar sa duhet në gazetarinë ose publicistikën e s . . .
Kosovën nuk mund ta mbajnë peng pasardhësit politikë shqipfolës të Miladin Pooviçit e Dushan Mugoshës, as sejmenet e Stanishiqit e miqtë për kokë të Radoiçiqit.
Populli i Kosovës foli q . . .
Amos Chapple
Më 1 qershor, rrjetet sociale u vërshuan nga pamje të disa sulmeve me kuadkopterë – një lloj droni – përmes të cilëve Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu sulme n . . .
1. Në vitin e largët 1564 lindën Uilliam Shekspiri dhe Galileo Galileut, apo si u thonë -Drita e Botës.
Mbase në epokën e njohur të Renesansës dhe Reformacionit.
Edhe Bazilika e S . . .
E vrarë para syve të nënës së saj gjatë një shëtitjeje në mëngjes nëpër Mançester, ajo është një nga viktimat më të reja të epidemisë së drejtimit të drogës në Britani.
Louisa ‘Lul . . .
Astronauti i NASA-s, Terry Virts, gjatë një ecjeje hapësinore më 2015.
Ray Furlong, Current Time
Një astronaut amerikan në pension i tha Radios Evropa e Lirë se misionet e p . . .
Bekim Bislimi
Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë nga Ipeshkvia . . .
Komentet