Perdja e Hekurt që dikur ndante Evropën mund të jetë zhdukur kohë më parë, por kontinenti sot është i ndarë nga dallimet e mëdha në qëndrimet e publikut ndaj fesë, pakicave dhe disa çështjeve sociale, si martesat e homoseksualëve apo aborti.
Krahasuar me evropianët perëndimorë, më pak banorë të Evropës Qendrore dhe Lindore do t’i mirëpresin myslimanët ose hebrenjtë në familjet ose lagjet e tyre, thuhet në një studim të Qendrës Amerikane të Kërkimeve Pew.
Studimi u bë në periudhën 2015-2017 me afro 56,000 të rritur në 34 shtete të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Lindore.
Ndarja kontinentale në qëndrime dhe vlera në disa raste është ekstreme.
Për shembull, në pothuajse çdo vend të Evropës Qendrore dhe Lindore, më pak se gjysma e të rriturve të anketuar thonë se do të ishin të gatshëm të pranonin myslimanë në familjet e tyre; në gati çdo vend të Evropës Perëndimore, më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se do të pranonin myslimanë në familjet e tyre.
Në vitin 2015, në Evropë kanë hyrë mbi një milion migrantë, kryesisht myslimanë të ikur nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme.
Një ndarje e ngjashme shfaqet midis Evropës Qendrore / Lindore dhe Evropës Perëndimore në lidhje me pranimin e hebrenjve në familje.
Për ilustrim, në Holandë, 96% e të anketuarve kanë thënë se do të pranonin myslimanë apo hebrenj në familjet e tyre, 95% në Norvegji, 92% në Danimarkë. Nga vendet e Evropës Qendrore / Lindore, në Armeni vetëm 7% janë shprehur pro pranimit të myslimanëve apo hebrenjve në familje, në Republikën Çeke 12%, në Bjellorusi 16%.
Evropianët perëndimorë po ashtu janë më të prirë se ata në Evropën Qendrore dhe Lindore që të pranojnë myslimanë në lagjet e tyre. Për shembull, me ‘po’’ janë përgjigjur 83% e finlandezëve, krahasuar me 55% të ukrainasve.
Feja si komponent i identitetit kombëtar
Studimi i Qendrës Pew po ashtu nxjerr në pah se për shumë njerëz që kanë jetuar në ish-bllokun lindor, të qenët i krishterë – katolik ose ortodoks – është një komponent i rëndësishëm i identitetit të tyre kombëtar.
Në Evropën Perëndimore, për dallim, shumica e njerëzve nuk e ndjejnë se feja është një pjesë e madhe e identitetit të tyre kombëtar. Për shembull, në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, shumica thonë se nuk është e rëndësishme të jesh i krishterë, për të qenë francez ose britanik i vërtetë. Nga vendet e Evropës Qendrore / Lindore, në Armeni 82% e të anketuarve e shohin fenë si shumë të rëndësishme, në Gjeorgji 81%, në Serbi 78%.
Ndarja Lindje-Perëndim është po ashtu e dukshme në shovinizmin kulturor. Qendra Pew i ka pyetur qytetarët anembanë kontintetit nëse pajtohen me deklaratën: “Njerëzit tanë nuk janë të përsosur, por kultura jonë është superiore ndaj të tjerave”.
Ndonëse ka përjashtime, evropianët e Evropës Qendrore dhe Lindore në përgjithësi janë më të prirë të thonë se kultura e tyre është superiore.
Tetë vendet ku ky qëndrim është më i përhapur janë të gjitha gjeografikisht në lindje: Greqia, Gjeorgjia, Armenia, Bullgaria, Rusia, Bosnja, Rumania dhe Serbia.
Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në g . . .
Gjakova është qëndra, apo kryeqyteti i kulturës dhe historinë se përgjithshme të Kosovës, por edhe qyteti me i vjetër që ka tresheguar nga e kaluara e hidhur.
Ajo që dua të thëm, SE . . .
Vështrim
Shteti i Kosovës për shumë vite iu ka nënshtruar hajnive të mëdha e të vogla, korrupcionit , krimit të organizuar , nepotizmit, klinetlizmit etj.Të gjitha këto fenomene negat . . .
Pamje satelitore që shfaq qendrën bërthamore në Fordov, Iran, më 24 janar 2025.
evropaelire.org
Riin Aljas
Izraeli ka sulmuar disa qendra bërthamore nëpër Iran që nga 13 . . .
Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në recesion të gjithë ekonominë botërore, në rast se Irani vë në jetë kërcënimet e mëhershme për bllokimin e ngus . . .
Amos Chapple
Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë supermarkete në Teheran vazhdojnë të jenë të mbushura me furnizime.
“Nuk ka kush të blejë gjëra”, . . .
Avionët amerikanë lëvizin një GBU-57 – bomba më e madhe “shkatërruese bunkerësh” e ushtrisë amerikane. (Fotografi nga arkivi)
Nathan Hodge
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit m . . .
Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentu . . .
Ne nje situatë te rrezikshme qe ka prodhuar tashme konflikti Ukraine -Rusi dhe ai i diteve te fundit Izrael – Iran,deklaratat e djeshme presidentit te Serbisë Vuçiç, se do ta f . . .
SPIEGEL
Izraeli justifikon sulmet ndaj Iranit me rrezikun që paraqet zhvillimi i armëve bërthamore nga ana e tij.
Teherani është pranë përfundimit të tyre, deklaroi kryeministri i . . .
Nga James Reinl, DAILY MAIL
Peshon 16 ton, mund të thyejë 200 metra tokë, beton dhe çelik, dhe ka fuqi të mjaftueshme për të shkatërruar strehën nëntokësore të armikut.
Bomba GBU . . .
Presidenti Donald Trump ende nuk ka vendosur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Izraelit në sulmin ndaj programeve bërthamore dhe ushtarake të Iranit, thanë zyrtarë të Sht . . .
Komentet