Dikush i stis gjumin, letargjinë, nostalgjinë ose agoninë e thellë të natës së dikurshme serbo-bizantine! Dikush vazhdon të shpotisi ose marrakotët i përulur dhe kokëposhtë në zonën e errët të nënshtrimit dhe skllavërisë së plotë ndaj pales serbiane dhe të tjerëve. Duke shkelur vazhdimisht mbi gjakun e deshmorëve si dhe mbi sipërfaqen e mahisur” të dhëmbjeve, plagëve, plazmimëve, frakturave dhe pezmatimëve të panumërta skeletore dhe gjenetike të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë shqiptarë të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë.
Thonë se Hipokriti, pasiqë i kishte vrarë dhe masakruar të dy prindërit e tij në Antikë, nën parullat ose sloganet e ndryshme blasfemike dhe demagogjike të një të “ngeluri jetimë” ose “bonjak” në sytë e botës, dikur kishte zënë të kërkonte edhe lëmoshën ose mëshiren e të tjerëve në pretekstin e mesipërme të jetimit të ngelur pa prindër! Shih ti!
Serbët i vranë, i dogjën, i vodhën, dhunuan, pushkatuan, intërnuan, përgjaken dhe masakruan me qindëra-mijëra njerëz ose qytetarë të pafajshëm (joserb) gjatë luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë, në anën tjetër ndërkaq, në sytë e botës, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të paraqesin ose prezantojnë vetën si “viktima” ose ” martirë” të ” komplotëve” ose ” padrejtësive” të ndryshme shtetërore, nacionale, fetare, kulturore, ushtarake, politike, historike dhe të tjera. Mbase, në ” stilin” ose manirin e njohur sllavo-bizantin të ” bogomilëve” ose herretikëve të njohur “dualistë” ose ” transubstancialistë” në mesjetë të cilët, pos tjeash, i kishin sjellur ose shkaktuar edhe luftërat mesjetare te kryqezatave se bashku me shume shume zezona tjera.
Trepça, Ujmani dhe resurse ose pasuri tjera të Kosovës dhe shqiptarëve, janë “kishat” ose “manastiret” kryesore të Serbisë në Kosovë..;
Ndërkohë që në secilin (akëcilin) serb, si duket edhe sot e kësaj dite sikur ndodhën ose ekzistojnë muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës-kundër Kosovës dhe shqiptarëve!? Ndonëse, jetojmë në epokën e e re të dritës, edukatës, kulturës, civilizimit, arsimimit dhe emancipimit të gjithëmbarëshem global ose universal. Kjo si duket nuk u bën aspak pështypje serbëve, rusëve dhe disa popujve të tjerë. Jo aspak.
Aty i kemi edhe krizat, acarimet ose përshkallëzimet akute ose permanente të raportëve dhe marëdhëniëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në të gjitha sferat ose drejtimet e mundshme. Sidomos ato në mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës. Duke i përfshirë dhe nënkutuar këtu me një theks të posaçëm, edhe ” garen e madhe”( kualitative dhe kuantitative) për armatim të përgjithshëm nuklerar ose atomik si dhe një sërë çështjësh ose aspektësh të tjera kruciale dhe tepër jetike të cilat patjetër t’ i rikujtojnë etapat ose periudhat e ndryshme të ish ‘luftës së ftohtë‘ dhe konfrontimëve të dikurshme në mes Lindjes dhe Perëndimit. E tërë kjo në një periudhe të fluidshme dhe tepër hektike të raportëve dhe marëdhëniëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare ku Rusia dhe Presidenti i saj, Vladimir Putin, gjithënjë e më shumë po vazhdojnë të lozin ose kërkojnë rolin ose “misionin” e dikurshëm të ish BRSS-së në ‘masivin’ ose ‘parketin e ri’ të konstelacioneve ose marëdhënieve të sotme botërore ose ndërkombtare. Ndërkaq, Presidenti Amerikan, Donald Trump dhe Administrata e tij në Uashington DC , shizën ose shigjetën e tyre si duket i kanë drejtuar kah BE-së ose UE-së?! Mbase, në “luftëra” ose konflikte të ndryshme tregtare, ekonomike ose kabinetike me vendët endryshme anëtare të UE-së të cilat njekohësisht janë edhe partnere ose aleate të SHBA-së në Nato etj. Por…?!
Se këndejmi, ka zëra të ndryshëm që thonë se zhvillimët e fundit në Kosovë, gjegjësisht “lojërat” e njohura mbi “ndryshimin” ose “korigjimin e kufijve shtetrorë ose nacional” në mes Kosovës dhe Serbisë, janë kurdisur dhe projektuar në takimin ose “samitin” e paradokohëshëm Trump-Putin në Helsinki të Finlandës. Ndërkaq, Gjon Bolton-këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Trump, thonë se është ‘arkitekti’ ose instruktori kryesor i “formulës” ose ‘ekuacionit të ri’ të marëdhënieve ose raportëve shqiptaro-serbe më shumë të panjohura dhe të papritura në sfond.
Bëhët fjalë mbi projektët ose planimetritë e ndryshme strategjike, ekonomike ose gjeopolitike të SHBA-së dhe Rusisë qëeëëë kanë të bëjnë me “Trepçëën” dhe pasuritë tjera të Kosovë në ndonjë rikonfigurim të ri ose “gjeografi të përbashkët” me Borin dhe Majdanpekun e Serbisë ku SHBA-së dhe Rusia do e kenë fjalën dhe hisen kryesore dhe jo Gjermania ose dikush tjetër si pëër shëmbull.
Behgjet Pacolli me “zonat e lira tregtare ose ekonomike” në mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet se është atuja ose xhokeri kryesor i atij ‘pokeri’ të rrezikshëm shqiptaro-serb ose ballkanik. Në shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë kosovare, si duket, të marrë, të paditur, të çmendur, nebuloz, stupid ose mediokrit janëëë vetëm ata qëëëëëë janë më të marrë, më të paditur dhe më të çmendur se të gjithë.
Pak pskologji politike….
ëë
Kohëve të fundit; psikologjia është futur ose ka depërtuar si të thuash në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, në shtet, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Sidomos psikologjia sociale dhe psikologjia politike. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu në shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës. Psikologjia moderne ose bashkohore, sot.. si të thuash më tepër është shkencë globale ose universale ku ndikimet, interferimet ose reflektimet e saj determinante dhe paradigmatike në jetën e njeriut modern ose bashkëkohorë, janë të mëdha, të fuqishme, të shumëta ose të shumëfishta.
Në ketë frymë sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.
Me fjalë tjera, koshienca ose logjika e lartë njerëzore, është operative dhe funksionale si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme shtetrore, nacionale, intelektuale, profesionale, kadrovike, institucionale, funksionale etj. Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj. ‘Logosi’ ose logjika e njeriut pra është ‘organ’ ose ‘ enërgji e gjallë‘ që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut.
Logjika në radhë të parë është ‘ligjë‘ ose një ‘princip i lartë universal’ e cila e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore (materiale) ose metafizike. Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe reflektimet ose interferimet eksterne ose ekplikative të ‘kimisë‘ ose ‘ biokiminsë së brendshme’ të trurit dhe shpirtit të njeriut.
Kjo do thotë se mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju . Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën, vetëdijen dhe nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj…Dhe, do i shihni edhe vet efektët e forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe brenda vetëdijes ose nënvetëdijes suaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i floruar (florifikuar), eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ‘ kopshtin‘ e mendjes (intelektit) dhe shpirtit tuaj.
Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme toksike në gjak. Gjegjësisht, ç’rregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime, reflektime ose interferime të pashmangshme edhe në “fizikën” dhe “kiminë e brendshme” të trurit dhe shpirtit të njeriut. Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psiçik ose psikologjik. Sidomos tek “pacientët e lartë” institucional ose funksional që i japin shpifur zanatit ose profesionit të tyre nepër mekanizmat ose institucionet e ndryshme vendimarrëse dhe vendimdhënese (ligjdhënëse).
Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale ose negative, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese. Apo, në komplekse të Edipit, inferioritetit, maliciozitetit etj.
Në këtë
prizëm, të gjithë ose shumica në fillim shpeshherë bartin maska ose fytyra të bukura liderësh ose intelektualësh të ndryshëm , në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të ndryshme përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, hipokrizinë ose skizofreninë e tyre në forma ose profile të ndryshme.
Shih për këtë, sipas sociopsikologëve ose antropologëve të ndryshëm kulturorë dhe politikë, personat ose individët e mësipërm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale, mentale ose psikologjike, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon ose satanë.
Komentet