VOAL

VOAL

Copyright © 2022
  • Ballina
  • AKTUALE
    • Lajmi i fundit
    • Fokus
    • Lajme të tjera
    • Video
  • ED/OP
    • Editoriale
    • Opinione
    • Blog
    • Op-English
  • ZVICRA
    • Lajme
    • Diaspora shqiptare
    • Ta njohim Zvicrën
    • Schweiz De
    • Suisse Fr
    • Svizzera It
  • POLITIKE
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajon
    • SHBA
    • Europë
  • MULTIMEDIA
    • Aforizma
    • Aforizma e Dites
    • Intervista
    • Press
    • Reportazh
    • Dossier
    • Dokument
    • Video
    • People
  • BOTA
    • Te rejat e fundit
    • Lajme
    • Foto e dites
  • DIASPORA
    • Diaspora në Europë
    • Diaspora në SHBA
    • Diaspora në Botë
  • KULTURË
    • Art
    • Letërsi
    • Shkencë
    • Jeta Artistike
    • Guzhinë
    • Përkujtime
    • Urime
  • LIFESTYLE
    • Hollywood
    • Horoskopi
    • Shëndeti
    • Showbiz
    • Moda
    • Femina
  • KRONIKË
    • Kronika e zezë
    • Kronika rozë
    • Gossipe
  • SPORT

VOAL

  • Ballina
  • AKTUALE
    • Lajmi i fundit
    • Fokus
    • Lajme të tjera
    • Video
  • ED/OP
    • Editoriale
    • Opinione
    • Blog
    • Op-English
  • ZVICRA
    • Lajme
    • Diaspora shqiptare
    • Ta njohim Zvicrën
    • Schweiz De
    • Suisse Fr
    • Svizzera It
  • POLITIKE
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajon
    • SHBA
    • Europë
  • MULTIMEDIA
    • Aforizma
    • Aforizma e Dites
    • Intervista
    • Press
    • Reportazh
    • Dossier
    • Dokument
    • Video
    • People
  • BOTA
    • Te rejat e fundit
    • Lajme
    • Foto e dites
  • DIASPORA
    • Diaspora në Europë
    • Diaspora në SHBA
    • Diaspora në Botë
  • KULTURË
    • Art
    • Letërsi
    • Shkencë
    • Jeta Artistike
    • Guzhinë
    • Përkujtime
    • Urime
  • LIFESTYLE
    • Hollywood
    • Horoskopi
    • Shëndeti
    • Showbiz
    • Moda
    • Femina
  • KRONIKË
    • Kronika e zezë
    • Kronika rozë
    • Gossipe
  • SPORT

Ata vetëm ecin vetëm ecin – pa ditur se si është e nesërmja – fluksi i refugjatëve në Maqedoni

September 10, 2015
Voal – Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), njofton për afro 30 mijë refugjatë që presin në anën greke për të hyrë në Maqedoni. Përfaqësuesja e UNHCR-së në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli, Aleksandra Kraus për Radion Evropa e Lirë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë nga Greqia kanë hyrë mbi 7 mijë refugjatë, të cilët pas pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm, në formë të organizuar me tren ose autobusë nisen në kufirin me Serbinë . Ndërsa fluksi i emigrantëve rritet, zyra e Komisionerit të Lartë për Refugjatët në Kombet e Bashkuara, bën apel edhe për zgjidhje të sigurt akomodimi nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. /REL

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14
  • twitter
    Follow
  • facebook
  • linkedin
Fjalë kyçe: fluksi i refugjatëve, Maqedoni, REL

Komentet

Cancel reply

Lajme të ngjashëm

FOTOT- Gropa karstike hapet afër qendrës së Belshit, rrezikon të përpijë shtëpitë! Banorët në panik: Po zgjerohet dhe thellohet! Bashkia: Mos u afroni

Një gropë tjetër karstike është shfaqur këtë fillim dhjetori në periferi të qytetit të Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet e tilla natyrore që ndër vite kanë krijuar plot 84 liqene.

Gropa e fundit është hapur në lagjen ‘Hysa’, vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit në një zonë të banuar me dhjetëra shtëpi.


Banorët raportojnë se ajo po zgjerohet dhe thellohet çdo ditë, duke krijuar panik e pasiguri për sigurinë e banesave dhe lëvizjen e fëmijëve.

Sipas informacioneve nga terreni, fenomeni karstik ka ndryshuar ndjeshëm sipërfaqen e tokës, duke bërë që dhjetëra banorë të ndihen të rrezikuar dhe të kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Ndërkohë, autoritetet vendore kanë paralajmëruar banorët të mos i afrohen gropës, veçanërisht fëmijët që rrezikojnë më shumë për shkak të pavetëdijes mbi pasojat e këtij fenomeni.

Po ashtu, është konfirmuar se në orët në vijim do të nisë rrethimi i perimetrit, ndërsa faza e dytë do të jetë mbushja e gropës me inerte për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Fenomenet karstike në Dumre vijojnë të jenë një sfidë e përhershme, por shfaqja e tyre në zona të banuara rrit urgjencën për masa parandaluese dhe studime të thelluara gjeologjike. gsh

FOTOREPORTAZH: Protesta masive në Bullgari për projektbuxhetin e “Qeverisë së korruptuar”

Bullgaria mund të jetë përballur më 1 dhjetor me protestat më masive në historinë e saj moderne

 

Radio Evropa e Lirë

 

Turma njerëzish janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Bullgarisë në Sofje më 1 dhjetor. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa protesta tjera të ndara janë mbajtur në dhjetëra qytete tjera bullgare. Pakënaqësitë janë rritur për shkak të një projektbuxheti të vitit 2026 që parasheh rritjen e taksave dhe të pagesave për sigurime shoqërore, duke rritur edhe më shumë zemërimin te banorët që e shohin Qeverinë si të korruptuar.
1 Turma njerëzish janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit të Bullgarisë në Sofje më 1 dhjetor. Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa protesta tjera të ndara janë mbajtur në dhjetëra qytete tjera bullgare. Pakënaqësitë janë rritur për shkak të një projektbuxheti të vitit 2026 që parasheh rritjen e taksave dhe të pagesave për sigurime shoqërore, duke rritur edhe më shumë zemërimin te banorët që e shohin Qeverinë si të korruptuar.
Disa gra duke bërtitur jashtë ndërtesës së parlamentit në Sofje. Protestat masive janë organizuar pasi Qeveria bullgare kishte thënë fillimisht se do ta tërhiqte draftin e buxhetit për vitin 2026 dhe më vonë ka vendosur ta çojë atë përpara.
2 Disa gra duke bërtitur jashtë ndërtesës së parlamentit në Sofje. Protestat masive janë organizuar pasi Qeveria bullgare kishte thënë fillimisht se do ta tërhiqte draftin e buxhetit për vitin 2026 dhe më vonë ka vendosur ta çojë atë përpara.
Alexander Karatov ka qenë njëri prej protestuesve në rrugët e Sofjes më 1 dhjetor. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se e vëren që si punëtor po mashtrohet në baza të rregullta. “Ata vetëm dëshirojnë të vjedhin edhe më shumë”. Kjo ka qenë protesta e parë në të cilën ai ka marrë pjesë. “Ndjeva nevojë të dal, e ndjeva obligim”, ka thënë ai.
3 Alexander Karatov ka qenë njëri prej protestuesve në rrugët e Sofjes më 1 dhjetor. Ai i ka thënë Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë se e vëren që si punëtor po mashtrohet në baza të rregullta. “Ata vetëm dëshirojnë të vjedhin edhe më shumë”. Kjo ka qenë protesta e parë në të cilën ai ka marrë pjesë. “Ndjeva nevojë të dal, e ndjeva obligim”, ka thënë ai.
4 Protestuesit në Sofje duke mbajtur një pllakatë të Jolly Rogerit nga seria e famshme japoneze “One Piece”. Simboli është përdorur nga të rinjtë protestues nëpër gjithë botën në vjetët e fundit.
Karolina Koleva ishte një tjetër protestuese që foli për Radion Evropa e Lirë.“Nuk e kam problem që të kontriboj me pagën time, nëse këto para shkojnë për njerëzit që kanë nevojë, sikurse pensionistët, nënat, mësuesit dhe për kujdes shëndetësor”, ka thënë ajo. “Por kjo gjë tani, kjo taksë shtesë dhe sigurimi shoqëror do të përfundojnë për përfitime të njerëzve që në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në zhvillimin e shtetit”, ka thënë ajo.
5 Karolina Koleva ishte një tjetër protestuese që foli për Radion Evropa e Lirë.“Nuk e kam problem që të kontriboj me pagën time, nëse këto para shkojnë për njerëzit që kanë nevojë, sikurse pensionistët, nënat, mësuesit dhe për kujdes shëndetësor”, ka thënë ajo. “Por kjo gjë tani, kjo taksë shtesë dhe sigurimi shoqëror do të përfundojnë për përfitime të njerëzve që në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në zhvillimin e shtetit”, ka thënë ajo.
6 Protestuesit me një pllakatë të politikanit bullgar, Delyan Peevski gjatë protestave në Sofje. Kjo figurë politike bullgare është e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, nën dyshimet për korrupsion.
Një protestues shihet me një shtyllë metalike parkimi gjatë protestave në Sofje, në të cilat shpërtheu edhe dhuna në mbrëmjen e 1 dhjetorit.
7 Një protestues shihet me një shtyllë metalike parkimi gjatë protestave në Sofje, në të cilat shpërtheu edhe dhuna në mbrëmjen e 1 dhjetorit.
Protestuesit duke thyer dritaret e zyrave politike në Sofje.
8 Protestuesit duke thyer dritaret e zyrave politike në Sofje.
Një protestues duke shtyrë një kontejner mbeturinash që digjet teksa kishin shpërthyer përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Sofje.
9 Një protestues duke shtyrë një kontejner mbeturinash që digjet teksa kishin shpërthyer përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Sofje.
Një protestues duke tentuar të hedhë gjësende në drejtim të policisë. Protestat po zhvillohen teksa Bullgaria përgatitet për ta fuqizuar përdorimin e valutës evropiane, euro, prej 1 janarit 2026.
10 Një protestues duke tentuar të hedhë gjësende në drejtim të policisë. Protestat po zhvillohen teksa Bullgaria përgatitet për ta fuqizuar përdorimin e valutës evropiane, euro, prej 1 janarit 2026.

Fotoreportazh: Festa kuqezi në Prishtinë

Bujar Tërstena

Mimoza Sadiku

Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.

Dy vajza në Prishtinë bëjnë simbolin e shqiponjës në Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar.
1 Dy vajza në Prishtinë bëjnë simbolin e shqiponjës në Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar.
Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të vendosur afër ndërtesës së Qeverisë.
2 Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të vendosur afër ndërtesës së Qeverisë.
Qytetarë të shumtë në sheshet e Prishtinës në 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
3 Qytetarë të shumtë në sheshet e Prishtinës në 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në çdo 28 nëntor, përveç simboleve kombëtare shqiptare qytetarët nuk harrojnë as rekuizita me flamurin e Kosovës.
4 Në çdo 28 nëntor, përveç simboleve kombëtare shqiptare qytetarët nuk harrojnë as rekuizita me flamurin e Kosovës.
Një makinë me flamurin kombëtar shqiptar kalon pranë ndërtesës ku ndodhen disa ministri.
5 Një makinë me flamurin kombëtar shqiptar kalon pranë ndërtesës ku ndodhen disa ministri.
Në Kosovë, 28 nëntori nuk është festë zyrtare, por Qeveria çdo vit, përmes një vendimi të posaçëm e shpall këtë ditë si ditë pushimi.
6 Në Kosovë, 28 nëntori nuk është festë zyrtare, por Qeveria çdo vit, përmes një vendimi të posaçëm e shpall këtë ditë si ditë pushimi.
Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur në sheshin e Prishtinës.
7 Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur në sheshin e Prishtinës.
Një lokal në Prishtinë i stolisur me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
8 Një lokal në Prishtinë i stolisur me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një burrë me plis në kokë, emblemë të UÇK-së dhe kobure në brez.
9 Një burrë me plis në kokë, emblemë të UÇK-së dhe kobure në brez.
Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur nëpër Prishtinë.
10 Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur nëpër Prishtinë.
Një ish-ushtar i UÇK-së duke festuar 28 Nëntorin.
11 Një ish-ushtar i UÇK-së duke festuar 28 Nëntorin.
Dy burra kalojnë në sheshin e Prishtinës, ku në një ndërtesë janë vendosur flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
12 Dy burra kalojnë në sheshin e Prishtinës, ku në një ndërtesë janë vendosur flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
Një fëmijë në Prishtinë valëvit flamurin kombëtar shqiptar.
13 Një fëmijë në Prishtinë valëvit flamurin kombëtar shqiptar.
Një veturë me targa të Tetovës shihet duke lëvizur në Prishtinë, teksa në të janë vendosur disa flamuj kombëtarë shqiptarë.
14 Një veturë me targa të Tetovës shihet duke lëvizur në Prishtinë, teksa në të janë vendosur disa flamuj kombëtarë shqiptarë.
Një shitës ambulant në Prishtinë ka ekspozuar portrete të figurave kombëtare shqiptare, të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemajlit dhe Isa Boletinit.
15 Një shitës ambulant në Prishtinë ka ekspozuar portrete të figurave kombëtare shqiptare, të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemajlit dhe Isa Boletinit.
Disa persona kalojnë pranë një lokali në Prishtinë që ka vendosur në dritare një flamur kombëtar shqiptar.
16 Disa persona kalojnë pranë një lokali në Prishtinë që ka vendosur në dritare një flamur kombëtar shqiptar.
Një flamur kombëtar shqiptar i vendosur në një rrugë diku në Kosovë.
17 Një flamur kombëtar shqiptar i vendosur në një rrugë diku në Kosovë.
Prishtina e stolisur me flamuj kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.
18 Prishtina e stolisur me flamuj kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.
Një flamur i madh i Shqipërisë i vendosur në një ndërtesë në Prishtinë.
19 Një flamur i madh i Shqipërisë i vendosur në një ndërtesë në Prishtinë.
16x9 Image

Bujar Tërstena

Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

[email protected]
RSS
16x9 Image

Mimoza Sadiku

Mimoza Sadiku

Dita e Forcës: Qytetarët njihen me ushtarët dhe armatimin e FSK-së

  • Ibrahim Berisha
  • Mimoza Sadiku
  • Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ekspozoi armë dhe pajisje në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, më 27 nëntor, në Ditën e Forcës. Udhëheqësit e lartë shtetërorë, qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore dhe fëmijë kopshtesh shkuan që të shihin nga afër ushtarët dhe pajisjet e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të transformimit në ushtri. Qeveria e Kosovës ka thënë se në katër vjetët e fundit janë investuar mbi 400 euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për FSK-në.
  • 1 Një ushtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me djalin e saj në kazermën “Adem Jashari”.
    Reflektimi i një ushtari të FSK-së në tytën e një arme të ekspozuar për Ditën e Forcës.
    2 Reflektimi i një ushtari të FSK-së në tytën e një arme të ekspozuar për Ditën e Forcës.
    Pjesëtarë të FSK-së me makina transportuese. FSK-ja ka pajisje të llojeve të ndryshme, përfshirë autoblinda të prodhimit amerikan dhe turk.
    3 Pjesëtarë të FSK-së me makina transportuese. FSK-ja ka pajisje të llojeve të ndryshme, përfshirë autoblinda të prodhimit amerikan dhe turk.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, komandantja supreme e FSK-së, vizitoi kazermën "Adem Jashari" në Ditën e Forcës."Ushtria jonë çdo po forcohet, po bëhet më operacionale, më ndërvepruese dhe më profesionale", tha Osmani për mediat.

    4 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, komandantja supreme e FSK-së, vizitoi kazermën “Adem Jashari” në Ditën e Forcës.

    “Ushtria jonë çdo po forcohet, po bëhet më operacionale, më ndërvepruese dhe më profesionale”, tha Osmani për mediat.

    Sipas Qeverisë së Kosovës, në katër vjetët e fundit janë investuar më shumë se 400 milionë euro për pajisje të reja të FSK-së.
    5 Sipas Qeverisë së Kosovës, në katër vjetët e fundit janë investuar më shumë se 400 milionë euro për pajisje të reja të FSK-së.
    Fëmijë me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vizitojnë kazermën "Adem Jashari" në Ditën e Forcës.
    6 Fëmijë me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vizitojnë kazermën “Adem Jashari” në Ditën e Forcës.
    Armë që përdoren nga FSK-ja.
    7 Armë që përdoren nga FSK-ja.
    Fëmijët duke shikuar pajisjet që përdoren nga FSK-ja.
    8 Fëmijët duke shikuar pajisjet që përdoren nga FSK-ja.
    Fëmijë të veshur me rroba të stilit ushtarak dhe me kapele me emblëm e UÇK-së fotografohen së bashku me një ushtar të FSK-së.
    9 Fëmijë të veshur me rroba të stilit ushtarak dhe me kapele me emblëm e UÇK-së fotografohen së bashku me një ushtar të FSK-së.
    Armë të ekspozuara në kazermën e FSK-së. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një video-mesazhi në Ditën e Forcës tha se "Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit".
    10 Armë të ekspozuara në kazermën e FSK-së. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një video-mesazhi në Ditën e Forcës tha se “Ushtria e Kosovës është historia jonë e suksesit”.
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që vizitoi kazermën "Adem Jashari", tha se FSK-ja garanton paqen në Kosovë."Ditë e lumtur për të gjithë ne për shkak se me FSK-së, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë dhe gjithnjë e më shumë, brezat e ri do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe, të zhvillohen e të lulzojnë", u shpreh ai.

    11 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që vizitoi kazermën “Adem Jashari”, tha se FSK-ja garanton paqen në Kosovë.

    “Ditë e lumtur për të gjithë ne për shkak se me FSK-së, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë dhe gjithnjë e më shumë, brezat e ri do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe, të zhvillohen e të lulzojnë”, u shpreh ai.

    Fëmijët duke u fotografuar me pjesëtarët e FSK-së.
    12 Fëmijët duke u fotografuar me pjesëtarët e FSK-së.
    Kamionë që përdoren nga FSK-ja u ekspozuan në Ditën e Forcës.
    13 Kamionë që përdoren nga FSK-ja u ekspozuan në Ditën e Forcës.
    Një ushtar i FSK-së përshëndet fëmijët në kazermën "Adem Jashari".
    14 Një ushtar i FSK-së përshëndet fëmijët në kazermën “Adem Jashari”.
    Përveç autoblindave, kamionëve, armëve, FSK-ja ka blerë edhe dronë nga SHBA-ja dhe Turqia, të cilat nuk u ekspozuan gjatë 27 nëntorit.
    15 Përveç autoblindave, kamionëve, armëve, FSK-ja ka blerë edhe dronë nga SHBA-ja dhe Turqia, të cilat nuk u ekspozuan gjatë 27 nëntorit.
    Një pjesëtare e FSK-së.
    16 Një pjesëtare e FSK-së.
    Fëmijët përshëndeten nga pjesëtarët e Policisë ushtarake të Kosovës.
    17 Fëmijët përshëndeten nga pjesëtarët e Policisë ushtarake të Kosovës.
    16x9 Image

    Ibrahim Berisha

    Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

    [email protected]
    RSS
    16x9 Image

    Mimoza Sadiku

    Mimoza Sadiku është redaktore e web-it dhe gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

FOTOT- Ora prej ari e një pasagjeri të pasur të Titanikut shitet për 1.78 milionë paund në ankand

Një orë xhepi prej ari e gjetur në trupin i një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut është shitur për 1.78 milion paund, duke vendosur një rekord të ri në ankand, raporton BBC.

ora

Ora i përkiste Isidor Straus, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Ida ishte mes më shumë se 1,500 viktimave që humbën jetën pasi anija, në udhëtimin e saj nga Southampton drejt Nju Jorkut, u përplas me një ajsberg dhe u fundos më 14 prill 1912.

Trupi i tij u gjet disa ditë pas tragjedisë dhe ndër sendet personale ishte edhe ora e xhepit 18 karatësh e markës Jules Jurgensen. Ajo ka qëndruar në pronësi të familjes për më shumë se një shekull deri në shitjen e së shtunës në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Devizes, Wiltshire.

Isidor Straus, me origjinë nga Bavaria, ishte një biznesmen dhe politikan amerikan, si dhe bashkëpronar i qendrës së njohur tregtare Macy’s në Nju Jork.

isidor ida
Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida

Gjatë natës së fundosjes, besohet se bashkëshortja e tij besnike, Ida, refuzoi të hipte në një varkë shpëtimi, duke thënë se nuk donte të linte burrin e saj dhe se do të preferonte të vdiste pranë tij. Trupi i saj nuk u gjet kurrë.

Në të njëjtin ankand u shit edhe një letër e shkruar nga Ida Straus në letrën zyrtare të Titanikut dhe e postuar gjatë udhëtimit, e cila arriti çmimin 100,000 paund.

Një listë pasagjerësh të Titanikut u ble për 104,000 paund, ndërsa një medalje ari e dhënë ekuipazhit të anijes shpëtuese RMS Carpathia nga të mbijetuarit u shit për 86,000 paund.

Në total, ankandi i objekteve të lidhura me Titanikun arriti vlerën e 3 milionë paundëve. Panorama

Arti që vodhi Rusia nga Hersoni, sipas Ukrainës

 

  • Radio Evropa e Lirë

Kievi e ka publikuar një listë me qindra vepra arti që beson se janë vjedhur teksa forcat ruse janë tërhequr nga Hersoni, qytet në jug të Ukrainës, tre vjet më parë. (Përgatiti: Krenare Cubolli)


“Nuk do ta lejojmë”, pikturë e vitit 1961 nga Georgy Malakov, e cila shpërfaq betejën për Kievin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gravura është një nga qindra veprat e artit që janë publikuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës më 11 nëntor. Lista është publikuar në përvjetorin e tretë të rikthimit të Hersonit, më 2022.
1 “Nuk do ta lejojmë”, pikturë e vitit 1961 nga Georgy Malakov, e cila shpërfaq betejën për Kievin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gravura është një nga qindra veprat e artit që janë publikuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës më 11 nëntor. Lista është publikuar në përvjetorin e tretë të rikthimit të Hersonit, më 2022.
“Pijanecët” - pikturë pa datë nga Vladyslav Izmailovych. Pikturat kanë qenë kryesisht në Muzeun e Artit Rajonal të Hersonit, ku veprat e artit besohet se janë vjedhur nga forcat pushtuese ruse.
2 “Pijanecët” – pikturë pa datë nga Vladyslav Izmailovych. Pikturat kanë qenë kryesisht në Muzeun e Artit Rajonal të Hersonit, ku veprat e artit besohet se janë vjedhur nga forcat pushtuese ruse.

3 Olga Honcharova, e cila ka qenë drejtoreshë e Muzeut Rajonal të Hersonit atë kohë, shihet duke shikuar hapësirat bosh të muzeut në dhjetor të vitit 2022, pak pasi forcat ukrainase e kanë kthyer kontrollin e qytetit, pas tetë muajve të pushtimit rus.

Drejtoresha paraprake e muzeut raportohet të ketë ikur nga Ukraina me forcat ruse dhe akuzohet për nxitje të plaçkitjes masive.

Piktura Hayet (Jeta) është e datës 1975 e Horace Chernukhinit. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës i ka futur në katalog 1.233 piktura që janë vjedhur nga muzeu bashkë me shumë vepra tjera arti.
4 Piktura Hayet (Jeta) është e datës 1975 e Horace Chernukhinit. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës i ka futur në katalog 1.233 piktura që janë vjedhur nga muzeu bashkë me shumë vepra tjera arti.
Bashkë me pikturat, në listë janë edhe shumë skulptura që besohet se janë vjedhur, sikurse kjo figurinë e Mikhail Vrubelit që daton prej vitit 1900.
5 Bashkë me pikturat, në listë janë edhe shumë skulptura që besohet se janë vjedhur, sikurse kjo figurinë e Mikhail Vrubelit që daton prej vitit 1900.
DniproHES, gravurë e vitit 1951 nga Oleksandr Pashchenko, që paraqet ndërtimin e Hidrocentralit të Dnjeprit.
6 DniproHES, gravurë e vitit 1951 nga Oleksandr Pashchenko, që paraqet ndërtimin e Hidrocentralit të Dnjeprit.
Këngë e Cossacks, pikturë e vitit 1945 nga Ivan Shulga.
7 Këngë e Cossacks, pikturë e vitit 1945 nga Ivan Shulga.
Pikturë e shekullit 20 e fshatit malor të Gjeorgjisë, Ushguli, e realizuar nga Valery Szeged.
8 Pikturë e shekullit 20 e fshatit malor të Gjeorgjisë, Ushguli, e realizuar nga Valery Szeged.
“Qeni dhe lepuri” pikturë e shekullit të 19-të e Mykola Sverchkovit.
9 “Qeni dhe lepuri” pikturë e shekullit të 19-të e Mykola Sverchkovit.
Portret i Korsakova L.I., pikturë e vitit 1981 nga Felix Kidder.
10 Portret i Korsakova L.I., pikturë e vitit 1981 nga Felix Kidder.
Një teatër në qytetin bullgar Varna që daton prej vitit 1957.
11 Një teatër në qytetin bullgar Varna që daton prej vitit 1957.
Më 11 nëntor është hapur një ekspozitë në qytetin ukrainas të Lvivit me disa piktura bashkëkohore të inspiruara nga thesaret historike të vjedhura prej muzeve të Hersonit.Maksym Kozytskiy, guvernator i Lvivit (shihet në fotografi) ka thënë në organizim se “armiku mund të vjedhë piktura, të shkatërrojë ndërtesa, të shkatërrojë monumente, mirëpo është i pafuqishëm para njerëzve që e duan shtetin e tyre dhe qytetin e tyre, dhe të cilët kujdesen për ta ruajtur dhe për të krijuar”.

12 Më 11 nëntor është hapur një ekspozitë në qytetin ukrainas të Lvivit me disa piktura bashkëkohore të inspiruara nga thesaret historike të vjedhura prej muzeve të Hersonit.

Maksym Kozytskiy, guvernator i Lvivit (shihet në fotografi) ka thënë në organizim se “armiku mund të vjedhë piktura, të shkatërrojë ndërtesa, të shkatërrojë monumente, mirëpo është i pafuqishëm para njerëzve që e duan shtetin e tyre dhe qytetin e tyre, dhe të cilët kujdesen për ta ruajtur dhe për të krijuar”.

*****40 FIRMETARET E PAVARESISE SE SHQIPERISE***** Portretet nga piktori Arben Morina

*****40 FIRMETARET E PAVARESISE SE SHQIPERISE*****

No photo description available.

FOTOT- Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh posterin e “Lubi Ballukut”

Ndërsa seanca plenare kaloi me votimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit që u miratua me shumicën e votave të mazhorancës dhe që lidhej me projektbuxhetin dhe projektprogramin, kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi dy minuta fjalë për shpjegim vote sipas rregullores.


Ai ndërsa doli në foltore, mori në dorë një poster me zv/kryeministren Belinda Balluku, që lidhet me skandalin e fundit të aferës së tenderit të Llogarasë, për të cilën ajo është marrë e pandehur nga SPAK.

berisha pankarta

Përveç fotos së zv/kryeministres aty kishte edhe detaje nga dosja hetimore, për vjedhjen korruptive të tenderit dhe mesazhet e rrjedhura nga dosja në media.

balluku rama

Berisha u përpoq ta mbështeste diku posterin, ndërsa Peleshi i kërkonte të mbante fjalën me minutazh, duke matur kohën.

balluku2

Pranë i qëndronte edhe një punonjës Garde që largoi posterin pasi Berisha u kthye në foltore për fjalën.

balluku

Në posterat e printuar ndodhej zv/kryeministrja Balluku me kryeministrin Edi rama në një takim me kompaninë turke që fitoi tenderin si dhe dokumentet tenderuese të firmosura prej tyre, që janë pjesë e dosjes. GSH

Arkivi i Voal.ch: FOTOGALERI KUSHTUAR HILLARY E BILL CLINTON

FOTOGALERI KUSHTUAR HILLARY E BILL CLINTON














www.voal-online.ch

Arkivi i VOAL, 2013- Fotogaleri: Taksisti që fotografon puthjet e Nju Jorkut

 

Voal-online – Matt Weber ishte një prej shumë teksistëve të Mollës së Madhe. Në bortin e cab ai vërente njerëzit që kalonin prapa dritareve të vogla duke mbledhur çaste kaluese të jetës. Kështu i ka lindur dëshira të tregojë New Yorkun e tij, e cila e ka shtyrë Mattin të bëhet fotograf.

Nga viti 1978 deri sot Matt ka dokumentuar ndryshimet e një qyteti në lëvizje të papushuar por edhe shumë të rëndë. Fotot e tij në bardh e zi, botuar nga New York Times e nga gazeta të tjera me emër, përveç se në disa libra, kanë dëshmuar mjerimin dhe dhunën. Pastaj kthesa: Matt ka vendosur t’i tregojë edhe çastet e vogla të lumturisë. Duke i pavdekësuar puthjet e të panjohurve që këmbehen në rrugë. Puthje lamtumire apo përshëndetjeje, për të bërë paqe apo për të shfryrë pasioin. Kush janë këtë çifte? Ku shkojnë? E çfarë provojnë? Askush nuk e di, por sigurisht fotografi kap një çast të rëndësishëm të jetës së tyre, një çast lumturie, një shprese.

Një çift puthet në metropolitanë, pa çarë kokën për vështrimet e të tjerëve

Puthje në Coney Islend Pier

Momente historike: një çift i përqafuar për një puthje mesnate, foto e shkrepur më 1989

Shpërthim pasional para një shtylle telegrafike

Një çift i sapomartuar puthet para restorantit Nathan të Coney Island, Brooklyn

Një çift i përqafuar sodit qiellin


Një puthje para restorantit Sbarro të Times Square

Puthje mëngjesore: një çift ndahet në rrugë para se të marrin drejtim të kundërta për të shkuar në punë

Manhattan – puthje në mes të rrugës

Një çift duke ecur puthet në Times Square

Një kalimtare përjeton e trazuar puthjen e dy të rinjve në rrugë

Një çift përqafohet në shikimin e raperit Ludacris nga vitrina e një dyqani


Met Kiss: një break në shkallët e Metropolitan Museum of Art

Puthja e parë e vitit të ri, në mesnatë në rrugë

Obama Victory Kiss; festohet në rrugë zgjedhja e presidentit më 2008

Prap në metropolitanë, 2004

Puthje metropolitane

Një çift çakërqejf duke pritur trenin


Një tjetër çift në trotuarin e pistë


Puthje në shkallën e lëvizshme




FOTOT- Uri, shkatërrim dhe gërmadha! Si u transformua Gaza nga dy vite luftë

Mbrëmë presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Hamasit dhe Izrael, që pritet t’i japë fund luftës që po vijon prej dy vitesh.

Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, shihet shkatërrimi që 2 vite luftë i kanë bërë Gazës, duke e kthyer në një gërmadhë të vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

bw

Kjo foto historike është shkrepur më 27 shtator 1984- Nga Klodi Stralla

Kjo foto historike është shkrepur më 27 shtator 1984, me rastin e kremtimit të 30 vjetorit të Maturës 1954. Jemi përpara hyrjes kryesore të godinës të gjimanazit “Raqi Qirinxhi” të asaj kohe dhe paraqet mësues e ish nxënës të atyre viteve.
Shquaj mes tyre N/drejtorin e shkollës Niko Bello (mësuesin e gjeografisë dhe frëngjishtes), Ligor Serafimi (mësuesin e biologjisë). Tasi Gusho (mësues i historisë) dhe disa të tjerë që unë nuk i njoh.
Po ashtu ish nxënesit, që më vonë u bënë kuadro specialistë në fusha të ndryshme, si Llazar Ekonomi (mësues matematike), Ilia Jorgji (mësues fiskulture), Viktor Gjika (regjizor i njohur filmi), Teodor Laço (shkrimtar dhe politikan), Dhimitraq Kaçadani (mësues matematike), Jani Vasili (jurist)… etj.
Jeni të ftuar, secili prej jush miqte e mi të fb-ut, ta plotësni këtë foto edhe me emrat e tjerë, që unë nuk arrij dot t’i identifikoj sepse nuk janë të brezit tim. Aty mund të jenë shumë prej prindërve apo njerëzve tuaj të afërt.
–
PS. Çdo qytet duhet te kete “Kujtesen” e vet, ne te gjitha fushat e aktivitetit nder vite. Tradita eshte baza mbi te cilen ecen perpara cdo komunitet. Kjo mbetet detyre e korcareve, brenda dhe jashte qytetit, te kontribuojne me foto, vidio, piktura etj per pasurimin e kesaj kujtese kolektive.

Lajmet me interesante

  • Konferenca e Valbonës-Tropojë dhe synimet antikombëtare të organizatorëve të saj- Nga Agron Isa Gjedia
    November 29, 2025
  • KUR BIJTË E SAJ I VLERËSON KRAHINA- Përgatiti: Besnik Bedollari (Poet, publicist)
    November 28, 2025
  • Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka: Çun Kuraj u arratis së bashku me të shoqen dhe vajzën e 7 muajshe, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin
    December 2, 2025
  • KABALISTI I BROADWAY-T LINDOR- Tregim nga ISAAC BASHEVIS SINGER (NOBEL, 1978)- Pёrktheu: Mimoza Erebara
    November 30, 2025
  • “Miku im, ti nuk ke vdekur! Na ike herët dhe padrejtësisht”- Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri
  • GJURMËVE TË RRËNJËVE TONA – EDICIONI I TRETË: AKADEMI KULTURORE NË 400 -VJETORIN E LINDJES SË ERUDITIT SHQIPTAR IMZOT PJETËR BOGDANIT
    November 29, 2025

Lajmet e fundit

  • Mallkimi i madh i Botërorit, të gjithë duan të shmangin grupin që sjell zhgënjimet historike
    By voal.ch | December 5, 2025
  • VIDEO- “Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes
    By voal.ch |
  • Shtëpia e Bardhë jep alarmin: Evropa përballet me humbjen e qytetërimit! Rrezikohet shtypja e opozitave politike!
    By voal.ch |
  • SHBA ultimatum BE-së: Ja si veprojmë nëse nuk merrni përsipër shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri më 2027…!
    By voal.ch |
  • FOTOT- Gropa karstike hapet afër qendrës së Belshit, rrezikon të përpijë shtëpitë! Banorët në panik: Po zgjerohet dhe thellohet! Bashkia: Mos u afroni
    By voal.ch |
  • “Po punojmë shumë fort”, Trump: Konflikti në Ukrainë do të zgjidhet përfundimisht
    By voal.ch |

ARKIVA E LAJMEVE

Kliko këtu për të parë arkivën e lajmeve

RRETH NESH

Botues:

Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Moto:

Mbroje të vërtetën - Defend the Truth

NEWS LETTER

SOCIAL

Copyright © 2022

  • twitter
    Follow
  • facebook
  • linkedin
Send this to a friend