Ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, ka deklaruar nga Pogradeci se po punohet për një marrëveshje me qeverinë shqiptare që synon rregullimin dhe organizimin e migracionit të punëtorëve indianë drejt Shqipërisë.
Sipas ambasadorit, palët janë në diskutime për disa marrëveshje bashkëpunimi, ndërsa aktualisht janë në fuqi dy deri tre të tilla. Ai shprehu pritshmëri për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në vitet në vijim.
Në fokus mbetet edhe rritja e ndjeshme e turizmit indian drejt Shqipërisë. Që prej heqjes së regjimit të vizave në vitin 2020, numri i vizitorëve indianë ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur rreth 30,000–35,000 vizitorë vitin e kaluar. Sipas të dhënave të cituara, në katër muajt e parë të vitit 2025, fluksi është pothuajse dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ambasadori theksoi se India përfaqëson një burim të rëndësishëm të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe se aktualisht në Shqipëri janë dhënë rreth 1,200 viza pune për shtetas indianë. Ai shtoi se po diskutohet një marrëveshje partneriteti për të garantuar migracion të rregullt dhe të organizuar të punëtorëve indianë drejt tregut shqiptar të punës.
Sipas tij, punëtorët indianë njihen për disiplinën dhe përshtatshmërinë, ndërsa bizneset shqiptare pritet t’i konsiderojnë si një burim të vlefshëm për sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Në fushën e investimeve, ambasadori njoftoi se në Shqipëri janë të regjistruara rreth 18 kompani indiane, kryesisht në sektorin e minierave, por mbetet ende i paqartë aktiviteti real i disa prej tyre. Ai shtoi se po bëhen përpjekje për të rritur praninë e investimeve indiane në vend, duke theksuar se ky proces është ende në zhvillim.
Ambasadori i Indisë në Shqipëri, z.Ravindra Prasad Jaiswal flet nga Pogradeci
Kemi marrëdhënie prej kohësh dhe këtë vit po festojmë 70-vjetorin e vendosjes së tyre. Në këtë kuadër, do të organizojmë disa aktivitete. Po propozojmë një ekspozitë fotografike kushtuar Mother Teresa. Gjithashtu, një zv/ministër nga India do të vijë në Shqipëri për konsultime me qeverinë shqiptare. Po mendojmë edhe për të sjellë një trupë kulturore nga India në Shqipëri dhe ndoshta të organizohet një shfaqje një-natëshe në Pogradec.
Këto janë disa nga aktivitetet që parashikojmë, ndërkohë që jemi në diskutime për disa marrëveshje. Aktualisht kemi dy ose tre marrëveshje në fuqi, por shpresojmë të realizojmë edhe shumë të tjera gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim.
Nga raportimet në media duket se, që prej vitit 2020 kur u vendos regjimi pa viza, numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm, veçanërisht për shtetasit indianë që jetojnë në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar apo në Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave të përmendura, vitin e kaluar numri i vizitorëve indianë si nga India ashtu edhe nga diaspora ka qenë rreth 30,000 deri në 35,000 persona. Ndërsa në vitin 2025, vetëm në katër muajt e parë, numri i indianëve që kanë vizituar Shqipërinë pothuajse është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo tregon një prirje të qartë në rritje dhe një potencial të fortë për tregun indian të turizmit drejt Shqipërisë, me pritshmëri që ky fluks të vijojë të zgjerohet edhe gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim.
Siç dihet, India është një fuqi e madhe në burime njerëzore të kualifikuara dhe një numër i madh indianësh punojnë në të gjitha anët e botës, veçanërisht në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani, në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në Shqipëri, këto shifra mbeten ende të ulëta.
Sipas të dhënave, vitin e kaluar janë dhënë rreth 1,200 viza për punëtorë indianë. Megjithatë, kjo tregon se trendi është në rritje dhe se po hidhen hapa në drejtimin e duhur. Pritet që ky numër të vijojë të rritet në të ardhmen.
Nga ana tjetër, po punohet për një marrëveshje partneriteti me qeverinë shqiptare, me qëllim garantimin e një migracioni të rregullt dhe të organizuar të punëtorëve nga India drejt Shqipërisë.
Punëtorët indianë njihen për përkushtimin, disiplinën dhe aftësinë për t’u përshtatur me mjedisin lokal. Në këtë kuadër, pritet që ata të gjejnë kushte të mira pune në Shqipëri, ndërsa punëdhënësit shqiptarë t’i konsiderojnë si një aset të vlefshëm në tregun e punës.
Kemi pasur disa investime dhe disa kompani që operojnë këtu, kryesisht në sektorin e minierave. Sipas informacionit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, rezulton se janë të regjistruara rreth 18 kompani indiane në Shqipëri. Megjithatë, deri tani nuk kemi arritur të vendosim kontakte të drejtpërdrejta me to dhe nuk është e qartë se sa prej tyre janë aktualisht aktive në terren.
Nga ana tjetër, po punohet për të promovuar më tej investimet indiane në Shqipëri. Ky është një proces që kërkon kohë, edhe për faktin se prania institucionale është relativisht e re dhe marrëdhëniet ekonomike janë ende në fazë zhvillimi. Pritet që në vitet në vijim këto përpjekje të japin rezultate konkrete, me rritje të investimeve dhe prani më të dukshme të kompanive indiane në tregun shqiptar.


Po ,dikush po vdes ne ambasa pa qee specialiste I diplomacies.
Diss nuke zoterojn gjuhevte huaja.
Disa Jane mbesa e nip p.komunizmite sotem..
E te tjre frenohen ,qendrim jo I mire I qeverrise.
I nderuari President
Baca Ilia Meta,
Qeverria qe nuke e done hic dispo … en
Vec e ftoj e futi ne kurth per qellime P.s. ftoj ithtaret ps
Socialists ne inagurue pksh,
ppsh Ps komunuste sot me, ne simitllekun e tirrane ”qe dame”.
Qeverria duhetc emrojn
Ambassadors nga diaspora,
Sidomos ne Europe zvicerrv Denmark,gjermani,itali,,Austri
Austral e USA. Ameriken ,azin kontiente ose
nga ata qe Kane qene ne Diaspor.
Qendrim I pa ”drejt ,nenvleftsim I Memes oer nipat e mbesat”.
Qe punojn edhe dh-tre turne bodrumeve e plurite rrugve te bots.
Mjevemigrati I thrash Si e je nusen djalin vajzen???
Nuke shifemi me njeri tjetrin me have e mine nje kthehet tjere eshte latgure
Takiva ne ne e vans thane rrallevtakohemi cur vi une vajza eshte ne gum kern
Ngrim une ne mangoes ago vajza eshte nusure per pun.
Punija ne nje institute nderkombetare ilc longevity u..s.a,angli, franc,indi etj
TE GHITH DR PROF NE MESCTYRE ISHTE NJE MRS NGA SHQIPERIA VDIANA ME GRADE SHKENCOREVPHD.
Nje burr kordinatore punte deri vone naten 23-24pm, 1 am. te nates
I thash pse rrini kaqe vone,??nuk me terheq shtepia gruaje punon new jersey ,atje kena nje shtepi ,sote erdhi hengrem dark
E shkoj atje per filluare punen neser, po ashtu femjet vine kthhen ne shtepi ne mbremje vine.
.
Ky ish te nje ruse profesore demograf ne mosh pore kishte emigrure ne USA.eshte PhD demograf Njifte mire
Heroin tone kombetare Si ”komandant,burr shteti”.kur u Festus” 600 vjetori lindjes Ghergj kastriiti Skederbeu”pregatiti nje tem’.Njohja e Gh,k. mbret I shqiptarve -Arberies nga te rinjte” pesc faqe.
Kurt I thash me 5 nentore e kemi sesionin shkencore’,
Me keqardhje nuke mund
te vij.Pse I thash??
Eshte nje pun?? ;te Kane be Preston,ruset??
Jo tha shqiptaret?? Ne ftesa Kane gjete emrin, Kush ,Ku p.unon,kane lexura ne computer kushe Jane. Kure dola nga puna me futon ne me se dy njrz
Ti je p.j.?? po ju thash u ndala te nxjerr telefonin per ndihme policize.
Njeri nuk dintensllavishte nuke foli Ai I gjati foli me theks Slav ”nuk duhet flasish per Gj .K. ”Ai nuke eshte
Shqiptar por,,,”.
P.ju ka thene une kam le
ure nje liber ,broshure per skenderbeun.
Qe eshte shqiptar,dhe cur premtova se do referoja shfletova disa Libra ne bibltek.
“Ne keshtu po te themi mos refero”.
!???E quaj me vend ne keto kushte te largohem nga
incidenti.
Margate perpiqet shame shume,
Per ndihmuare Sade pak
Shqiperinc qe ta” SHOFIM Z o n j,e ”
Aman se Na plasi zemra qe Kosovar e shqiperia
Te behen” fush me lule”.
Turistet knaqen me shikurenjerz e shtepija Si ne komunite?tin
Nuke ju intereson zhvillimi bujqesise
Industrise,mirqenia.
Ata diplomate qe i perzuni Russia Si rezultat I pa
pjekurise shqiperise,??
I denoj rusi e rama ata Jane viktime diplomacies.
Por shqiperia duhet ti dergonte gjiton ambassador
me rusete ose Serbin.
Shpresoj gjthshka tebehetv per mire.
Jo shpind per shpid por Krah per Kiah
E ne Kala,leshoni llogore. E uluni ne kuvend si.. shqiptare
,.oper