Në ditën më të shënuar të jetës së tyre, Princ Harry dhe Meghan Markle do të bëhen Duka dhe Dukesha e Sussex-it.
Titujt janë dhënë nga Mbretëresha, kështu që Meghan do të jetë Dukesha e parë e Sussex-it në histori, ndërsa Princi Harry do të jetë Duka i parë i Sussex-it pas 175 vitesh.

Në këtë mënyrë, ish-aktorja amerikane Meghan Markle do të quhet tashmë Lartmadhëria e Saj Dukesha e Sussex-it.

Në prag të nisjes së ceremonisë, të ftuarit po mbërrijnë në kishën St George, teksa mijëra persona gjenden anës rrugës në pritje të çiftit mbretëror.

Komentet