“Në shërbim larg vendit” rikthen në Tiranë Christopher R. Hill, ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Një rikthim fizik dhe mendor përmes rrëfimit të ngjarjeve dhe viteve më të trazuara për shqiptarët, të cilat do të rijetohen gjatë promovimit të librit në Kryeministri dhe në Universitetin Europian të Tiranës, ditën e premte më 5 dhjetor.
“Çfarë keni bërë gabim?”
Ishe ky komenti i zakonshëm që dëgjonte Christopher R. Hill, kur u bë i ditur lajmi se e kishin emëruar ambasador të SHBA-ve në Shqipëri. Kishte shpresuar të emërohej në një vend evropian i cili po ndiqte rrugën e ndryshimit ashtu si Polonia, por fati deshe që vendi i radhës për diplomatin të ishte Shqipëria. “Megjithatë, nuk doja të humbja mundësinë e rihapjes së një selie diplomatike që ishte mbyllur prej vitit 1946 kur Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës”, rrëfen Hill në librin e tij me kujtime “Në shërbim larg vendit- Jeta në vijat e para të frontit të Diplomacisë Amerikane: Kujtime”, ardhur në shqip për herë të parë në 2016-ën nga shtëpia botuese UET Press.
Botuar më atë kohë me titullin “Pararojë – në vijën e frontit të diplomacisë amerikane”, libri vjen një dekadë më pas në një botim të dytë, po nga UET Press, nën mjeshtërinë e përkthyesit Arian Starova. Libri u promovua sot më 5 dhjetor, fillimisht në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe më pas në Hapësirën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Për Christopher Hill ky është rikthimi i dytë në UET, universitetin që e nderoi nëntë vite më parë me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontributin e veçantë që ka dhënë në vitet 1998-1999, si i Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, në Kosovën e trazuar nga ballafaqimi i dhunshëm i soldateskës dhe çetnikëve të diktatorit Millosheviç, mbi popullsinë e pambrojtur civile të Kosovës, asokohe në një situatë dy pushteti: atij të dhunshëm, të mbajtur me makinerinë e luftës, dhe atij të Republikës së Kosovës së drejtuar nga lideri pro perëndimor dhe paqësor shqiptar, Presidenti famëmadh Dr. Ibrahim Rugova”.
Vizita e tij do të pasohet nga një bashkëbisedim me figura të njohura të akademisë, studiues dhe studentë, të cilët do të kenë rastin të dëgjojnë rrëfimet e gjalla të asaj kohe të trazuar në trojet shqiptare, ku Hill ishte aktor dhe faktor kyç për formësimin e së ardhmes së Shqipërisë dhe Kosovës.
Historia e Hill me shqiptarët dhe Ballkanin është e gjatë, e mbushur me ngjarje dhe momente historike. Ai ishte i pari zyrtar amerikan në Shqipërinë post-komuniste që rihapi Ambasadën Amerikane në Tiranë duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Më vonë u emërua ambasador në Maqedoni, si dhe ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, duke u angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës. Më tej ka qenë ambasador i SHBA-së në Serbi.
Pavarësisht largimit nga detyrat dhe postet diplomatike, Hill vijon të jetë një personazh me ndikim në skenë politike. Aktualisht, kohet e fundit dëshmoi në Gjykatën Speciale të Hagës për njohjen e tij dhe rolin që kanë pasur eksponentët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, ndaj të cilëve vijon gjykimi nën akuzën e kryerjes së krimeve kundër njerëzimit.





Edhe Gazetar edhe publicist edhe shum intelektual ne token mem Shqiperi luftuan me mish e me shpirt per ta sjell ne pushtet edi ramen e shkrova me shkronja te vogla emer e mbiemer per te treguar se ky i fundit nuk eshte emer i pervetshem sepse aty ku eshte krimi, korrupsioni, droga, koncesionet, investimet privato publike , aty ku gelon paraja e pist dhe ku nuk eshte dhe ku nuk shifet dora e pist e edi rames ne punet e pista aty dhe per kete gjendje te shqiperis keni mekatet e juaja edhe ju te lartecekurit dhe kishe deshir me ju quajtur pseudo gazetar, analist, dhe pseudo intelektual sepse me vetëdije keni lobuar ne emer te dashuris per shtetin dhe kombin per llogari te edi rames dhe per xhepat tuaj prandaj shum nga ju jeni edhe milioner qe milionat tuaj jan trishtim per kombin dhe shtetin