TIRANË- Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve, në kontejnerin e të cilës u gjetën 613 kg kokainë ka folur ekskluzivisht për herë të parë në një lidhje telefonike për News24.
Ai mohoi akuzat dhe tha se është nisur për në Shqipëri dhe do të japë versionin e tij në Prokurori. Sipas Çekaj, kompania e tij është një biznes modest që furnizohet në shumë vende. Ai tha se nuk ka lidhje me kokainën.
Çekaj është shpallur në kërkim nga policia ditën e djeshme pas kapjes së 613 kg kokainë në Maminas, si pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.
“Jam në një situatë të pafavorshme që nuk ka lidhje me familjen time e as me personalitetin tim. Jam biznesmen modest. Ka shumë spekulime në media. Desha të jap versionin tim. Do vij në Shqipëri shumë shpejt. Jam nisur për në Shqipëri do shkoj në prokurori. Që nga viti 2012 jam regjistruar pranë QKR Tiranë, kompania ime shumë modeste që sot u bë shumë e njohur. Kompania merr mallra kudo. Arbër Çekaj nuk ka lidhje me drogën e gjetur apo gjëra të tjera”, deklaroi Çekaj.
vijon…
Komentet