Konfindustria ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me përkeqësim të treguesve kryesorë ekonomikë, rënie të mëtejshme të prodhimit vendas dhe rreziqe serioze për qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare. Në një dokument zyrtar drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku paraqiten vërejtjet dhe propozimet për projektpaketën fiskale të vitit 2027, organizata e biznesit evidenton një sërë problemesh strukturore, duke nisur nga mungesa e konkurrencës dhe përqendrimi i tregjeve, deri te korrupsioni, ekonomia informale dhe dobësia e institucioneve shtetërore.
Sipas Konfindustrisë, parashikimet për vitin e ardhshëm janë pesimiste, ndërsa një prej treguesve më shqetësues është deficiti tregtar, i cili për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin historik negativ prej mbi 5.8 miliardë eurosh, me një përkeqësim prej më shumë se 200 milionë eurosh krahasuar me vitin 2025.
Ky zhvillim, sipas vlerësimit të organizatës, pasqyron dobësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve prodhuese të vendit dhe varësinë e lartë nga importet.
Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në sektorët prodhues. Konfindustria parashikon që industria shqiptare të vijojë tendencën rënëse për të pestin vit radhazi, ndërsa prodhimi bujqësor pritet të shënojë vitin e katërt radhazi me rënie. Këto zhvillime konsiderohen si sinjale të dobësimit të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare përballë vendeve të rajonit.
Një tjetër shqetësim lidhet me sektorin e ndërtimit, i cili ndër vite ka përfaqësuar afërsisht 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Konfindustria paralajmëron se varësia e lartë e këtij sektori nga burimet informale të financimit, e kombinuar me goditjet e SPAK ndaj aktiviteteve të paligjshme, mund të krijojë pasoja serioze për ecurinë e tij.
Në dokument theksohet se tkurrja e pritshme e burimeve informale të financimit, së bashku me rënien e prodhimit vendas, mund të rrezikojë edhe stabilitetin e lekut.
Sipas Konfindustrisë, një zhvillim i tillë mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme jo vetëm për ekonominë dhe qëndrueshmërinë financiare, por edhe për stabilitetin shoqëror dhe rendin kushtetues. Ky është një paralajmërim i organizatës dhe jo një vlerësim i konfirmuar për një krizë të afërt monetare.
Kritikat shtrihen edhe në sektorin e turizmit, për të cilin Konfindustria vlerëson se po humbet me shpejtësi konkurrueshmërinë përballë vendeve të tjera të rajonit.
Në listën e faktorëve që rëndojnë perspektivën ekonomike përfshihen edhe tregjet e mbyllura, me karakteristika karteli, oligopoli dhe monopoli, veçanërisht në sektorët strategjikë, si dhe niveli i lartë i korrupsionit dhe dobësia e institucioneve ekzekutive.
Një pjesë e rëndësishme e kritikave të Konfindustrisë përqendrohet te ndryshimet e propozuara në taksimin e karburanteve.
Projektpaketa fiskale parashikon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër, por Konfindustria paralajmëron se kjo masë mund të mos sjellë uljen e pritshme të çmimeve për qytetarët dhe bizneset.
Sipas saj, tregu shqiptar i karburanteve karakterizohet nga mungesa e konkurrencës në të gjitha hallkat, duke nisur nga infrastruktura portuale dhe depozitimi, deri te tregtia me shumicë dhe pakicë.
Për këtë arsye, ekziston rreziku që përfitimi financiar nga heqja e taksës të mos kalojë te konsumatori, por të përfundojë pjesërisht ose plotësisht si fitim shtesë për kompanitë e tregtimit të karburanteve.
Konfindustria thekson se në dokumentet e projektpaketës fiskale nuk jepet asnjë shpjegim konkret se si qeveria do të garantojë që ulja e taksës të reflektohet në çmimin përfundimtar të naftës dhe benzinës.
Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të propozimit që të ardhurat e munguara në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të kompensohen përmes rritjes së taksave vjetore të automjeteve.
Sipas organizatës, një mekanizëm i tillë nuk do të sillte ulje reale të barrës fiskale të transportit, por thjesht do të zhvendoste taksimin nga karburanti te pronësia e automjeteve.
Madje, Konfindustria paralajmëron se, nëse çmimet e karburanteve nuk ulen në përputhje me heqjen e taksës, qytetarët dhe bizneset mund të përballen me një barrë të dyfishtë: taksa më të larta vjetore për automjetet dhe çmime karburantesh që nuk pasqyrojnë lehtësimin fiskal.
Në dokument vlerësohet se kostoja shtesë për konsumatorët, në varësi të shkallës së mosreflektimit të heqjes së taksës, mund të arrijë mbi 200 milionë euro në vit.
Konfindustria llogarit gjithashtu se vetëm rritja e TVSH-së nga 20% në 21% mund ta shtrenjtojë karburantin me rreth 2 lekë për litër.
Për të shmangur abuzimet, organizata propozon krijimin e një Enti Kombëtar të Karburanteve, në varësi të Kuvendit, i cili të kontrollojë në mënyrë të përhershme çmimet, cilësinë, volumet e tregtuara dhe rezervat strategjike.
Gjithashtu, kërkohet që çmimet e karburanteve në Shqipëri të kenë si tavan ligjor reference një nivel jo më të lartë se mesatarja e çmimeve të krahasueshme në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në të njëjtën kohë, Konfindustria kërkon rishikimin e taksave të tjera mbi karburantet, përfshirë ato të lidhura me shërbime koncesionare, si dhe forcimin e kontrollit ndaj kontrabandës, cilësisë dhe abuzimeve me sasitë e shitura në pikat e furnizimit.
Ulja e TVSH-së për ushqimet, paralajmërimi për përfitime të kompanive tregtare
Kritika të forta janë adresuar edhe ndaj propozimit për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.
Megjithëse masa synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, Konfindustria paralajmëron se në projektpaketën fiskale mungon një mekanizëm që të garantojë kalimin e këtij përfitimi te konsumatori.
Sipas organizatës, përqendrimi i tregut ushqimor në duart e një numri të kufizuar operatorësh krijon rrezikun që ulja e TVSH-së të mos shoqërohet me ulje proporcionale të çmimeve.
Në këtë mënyrë, lehtësimi fiskal mund të përkthehet në rritje të fitimeve për kompanitë tregtare, ndërsa familjet shqiptare të mos përfitojnë në masën e synuar nga ndërhyrja e qeverisë.
Rritja e TVSH-së në 21%, paralajmërohet shtim i inflacionit
Konfindustria kundërshton edhe mënyrën se si është propozuar rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%.
Sipas saj, një ndryshim i tillë duhet të paraprihet nga një debat i gjerë publik dhe ekonomik, pasi prek drejtpërdrejt kostot e biznesit, çmimet e konsumit, investimet dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.
Organizata vëren se dokumentet shoqëruese të projektpaketës nuk përmbajnë një analizë të qartë mbi ndikimin e kësaj mase në inflacion dhe në konkurrueshmërinë e ekonomisë.
Nga përllogaritjet e saj paraprake, ndikimi i menjëhershëm në shtimin e inflacionit mund të jetë në intervalin 0.6 deri në 1.7%.
Kjo do të thotë se, sipas vlerësimeve të Konfindustrisë, rritja e TVSH-së mund të ushtrojë presion të ri mbi çmimet, në një kohë kur bizneset prodhuese përballen me kosto të larta dhe familjet me shpenzime të konsiderueshme për mallrat bazë.
Dokumenti:
Konfindustria i paraqet Kuvendit të Shqipërisë kërkesat, vërejtjet dhe propozimet për projekt paketën fiskale 2027.
Duke u mbështetur në vlerësimin e gjëndjes së përgjithshme ekonomike, financiare, institucionale, parashikimet për vitin 2027 parashikohet të jenë pesimiste në treguesit thelbwsorw makroekonomike. Arsyet kryesore janë si më poshtë:
- Shkalla e lartë e tregjeve të mbyllura pa konkurencë, me karakteristika të tipit kartel, oligopol dhe monopol sidomos në sektorë strategjikë
- Deficiti tregëtar për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin rekord historik negativ prej mbi 5.8 miliard euro me shtim mbi 200 milion euro nga viti 2025
- Industria parashikohet të jetë në vitin e 5 në vazhdim me kah rënës
- Prodhimi bujqësor parashikohet të jetë sërish në rënie për vitin e 4 rradhazi
- Varësia e lartë nga burimet informale shoqëruar nga goditjet e SPAK rrezikojnë seriozisht të prekin edhe Sektorin e Ndërtimit, që ka mbajtur afërsisht 18% të PPB në vite
- Sektori i Turizmit po ul me shpejtësi nivelin e konkurueshmërisë me shtetet e rajonit
- Rënia e pritshme e të ardhurave informale, pasojë e goditjes së SPAK dhe rënia e fortë e prodhimit vendor, rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e Monedhës LEK, me pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë dhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues
- Politikat tregëtare tip dumping të shteteve konkurente në tregëti dhe mungesa e plotë e kundërveprimit nga institucionet ekzekutive vendore
- Rritja e konkuruenshmërisë fiskale, financiare dhe institucionale për tërheqjen e investimeve nga shtete të tjera të Rajonit dhe më gjerë
- Shkalla e lartë e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve ekzekutive
Duke mbajtur parasysh gjendjen e mësipërme makroekonomike dhe institucionale, propozimet e Konfindustrisë për Projekt Paketën Fiskale 2027 janë si më poshtë:
- Heqja e takës së qarkullimit 27 lekë/litër për karburantet.
- Problematikat:
- Në kushtet e tregut të karburanteve të ndodhur në kushtet e mungesës së konkurencës në të gjithë segmentet: -portuale,- depozitimit,-tregëtisë me shumicë,- tregëtisë me pakicë, rrezikon, që heqja e mirëpritur e taksës së qarkullimit të mos pasqyrohet e plotë te konsumatori fundor, por të përfundojë si fitim shtesë i plotë dhe/ose i pjesshëm për tregëtarët.
- Në paketën fiskale nuk ka asnjë të dhënë shpjeguese sesi do të bëhet e mundur, që ulja e cmimit të përcillet te konsumatorët bizneset dhe qytetarët.
- Shtimi i taksave vjetore të mjeteve motorrike deri në vlerën financiare e munguar në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të karburanteve.
- Problematikat:
- Zevendësimi i vlerës së munguar në buxhet nga mungesa e të ardhurave të “taksës së qarkullimit së karburanteve”me taksa shtesë vjetore të automjeteve” nuk ka asnjë efekt në uljen e përgjithshme të barrës fiskale të transportit për qytetarët dhe bizneset. Sa më sipër përkthehet në mbajtjen e kostove më të larta të qytetarëve dhe bizneset me shtetet në rajon dhe më gjerë me pasojë vazhdimësinë e uljes së konkurueshmërisë së industrive,prodhimit bujqësor dhe shërbimeve vendore.
- Rreziku real i rritjes së mëtejshme të kostos së përgjithshme të transportit ( taksa vjetore të shtuara plus kosto karburanti) në krahësim me regjimin fiskal në fuqi në vlerën prej mbi 200 milion euro/vit.
- Në mungesë të garancive institucionale për pasqyrimin në cmimin fundor të “heqjes së taksës së qarkullimit “ dhe situatës së mungesës së konkurencës në tregun oligopol të karburanteve, konsumatorët biznese dhe qytetarë rrezikojnë të paguajnë njëkohësisht : – edhe vlerën e derisotme të plotë të transportit ( taksa vjetore të shtuara të mjeteve dhe koston e karburanteve) si dhe plus gjithë vlerën në cmimin e karburanteve, që nuk do të përcillet në cmimin fundor nga heqja formale e “taksës së qarkullimit”, por do përfundojë si super fitim për operatorët/shitës. Kosto shtesë e karburanteve në regjimin e ri mund të shkonte në mbi 200 milion euro nga aktualisht varësisht shkallës së paqyrimit të heqjes së “taksës së Qarkullimit prej 27/lekë litër në cmimin fundor. Vlerësojmë , që vetëm nga rritja e TVSH në 21% kosto e karburanteve do të rritet me 2 lek/litër.
Propozimet e Konfindustrisë:
- Niveli i taksimit vjetor të mjeteve motorrike në Shqipëri të jetë jo më i lartë sesa mesatarja e të njejtës taksë në shtetet e rajonit kufitare( Mal i Zi, Maqednoni e Veriut, Kosovë)
- Cmimet fundore të karburanteve në Shqipëri të sigurohet të kenë si tavan ligjor reference jo më të lartë se mesatarja e cmimeve të krahësimore të shteteve fqinje të rajonit(( mal I zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut)
- Të krijohet Enti Kombëtar i Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë për kontrollin e përhershëm të tavanit të cmimeve, abuzimet me cilësinë, volumet dhe rezervat strategjike
- Të bëhet një rirregullim i plotë me qëllim efektivitetin dhe heqjen e taksave të tjera mbi karburantin të dhëna me koncesion
- Të merren masa ligjore për mbrojtjen me cdo kusht dhe sa më shpejt të standarteve të cilësisë së karburanteve në qarkullim në Shqipëri
- Të merren masa për vlerësimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve/abuzimeve, që bëhen në “volumet e shitura” të pikave të karburanteve, përfshi edhe koncesionarët përgjegjës të shërbimit në fjalë.
- Të merren masa kundër kontrabandës masive në tregun e karburanteve me pasoja në buxhetin e shtetit si dhe qytetarët dhe bizneset.
- Të kryhet reformë e plotë në sistemin fiskal të sotëm të regjistrimit dhe taksimit të automjeteve. Sa më sipër duhet shoqëruar me një amnisti të plotë dhe pas saj me forcim të rregullave të nxjerrjes jashtë qarkullimit të mjeteve motorrike.
- Ulja e “TVSH-së” nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.
-
- Në projekt paketën fiskale 2027 mungon tërësisht plani institucional sesi do të bëhet e mundur , që ulja e TVSH-së do të pasqyrohet në të njejtën vlerë te cmimet fundore për qytetarët. Rreziku është, që mbështetur në praninë e grupimeve oligopol dhe kartel në sektorin ushqimor, ulja e TVSH-së me 14% të përfundojë si superfitim për tregëtarët dhe mos pasqyrohet në përfitim të qytetarëve.
- Rritja e TVSH-së’ nga 20% në 21%
- Konfindustria vlerëson, se vendimi i mësipërm duhet të shoqërohet me debat të gjerë paraprak për pasojat ekonmike financiare në afatgjatë dhe duke dhënë kohën e nevojshme përgatitore për bizneset. Në materialet shoqëruese nuk ka asnjë shpjegim për ndikimin e këtij ndryshimi në inflacionin afatshkurtër, qëndrueshmërinë ekonomike-financiare, konkurueshmëri, investime, mirëqënien e qytetarëve etj. Nga vlerësimet e përafërta ekonometrike rezulton, që ndikimi i menjëhershëm negativ ne shtim infacioni do të jetë në intervalin 0.6-1,7%
- Rritja e Tatim Fitimit për bizneset nga 15%-17%:
- Konfindustria kërkon, që niveli prej 17% të zbatohet vetëm për kategoritë e bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura si:
- Kompanite Koncesionare
- Kompanitë që punojnë me PPP
- Bizneset me statusin e investitorit strategjikë
- Kompanitë në tregje të mbyllura me licenca shtetërore si banka, kompani telefonike, minerare, karburante, etj
- Të gjitha kompanitë e përfshira në transaksione tregëtare me kategoritë e mësipërme
- Të gjitha kategoritë e tjera të biznesit të vazhdojnë me nivelin e derisotëm të 15% tatim fitimi



Ju Joni I kopshtit brose’
Ju degjoje Joni I zgjuare,por nevrike
Kadare ka shkuar e ka dale ne shtepin e e.h.
Kush eshte Ai shkrimtare qe hynte ne blloke ?????
Kadare nuke mund te been rival I e.h
As opozitare
E.h.luftonte vetem atavqe Ishin ne tryez e
E tentonin fusnin lugen ne
Kalenice Para e.h.
Populli thrriste ”kadare eja ke ne”
Pose??. se nuke shifte asnje
Torovole,pesonalitet qe do ti drejtonte.
Ndryshe do te Ishte fati I shqiperise sot
Si thon ju Mr.Sparta????
Populli e ka thirre Jo ti e une.
Ai qendroi ne parise.
Nje krahasim.
Ne vitin (7..4.)1939 cur Italia pushtoi
shqiperin qindra apo Mira student pa i
Thirrr askush erdhen ne shqiperi.
Ju do thon I thirri atedheu.
Po ka nga ata qe nuke erdhen.
Kadaren populli e thirri ne qytetin
studeti,ne rrugen e elbasanit ne
sheshin skenderbej etj.
Por asgje nuke lujti.
Nuke do te HG ne analizen biografike,imitimet
ne ate system nuke haje nuke ndryshe.
Kish those ndryshe genjene.analfabeti universitari
Babes perpra I meson fjalet ”never”,”parti” pastij
ne ne e babi.
O i mjere. Njihesh nga shume si sharlatan. Do te beje mire te heshtje qe te mos jesh i tille per te gjithe.