Koha e maskarenjve,…!
Takimi me moton “Zēri i Gallapit i Dardanisë për Çamërinë Njeh Republikën e Çamërisë”.
Në një “njoftim-LAJMËRIM” thuhet: ” Me datë 03.O2.2018 në Karaqevë të Komunës së Dardanës Zëri i Gallapit të Dardanës për Çamërinë organizon Konferencë Shkencore Informative për Gjenocidin grek ndaj popullit çam të Çamërisë. Në Këtë Konferencë marrin pjesë studiues nga fusha e Historisë dhe diplomacisë, dhe patriotë nga të gjitha trevat shqiptare. Çamëria thërret, është kushtrim për gjithsecilin shqiptar. Në këtë Konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Vlora e Flamurit, dhe nga Qeveria e Republikës së Çamërisë. Konferenca fillon në ora 12-të, ditë e shtune, 3. 02. 2018. Adresa, te Restorani tek pishat e Karaqevës.Kryetari i Konferencës, V.S.” Në këtë njoftim-lajmërim të lëshuar nga kryesuesi (!!!…???) çuditërisht nuk njoftohet opinioni, se në këtë mes kishte edhe ish-punëtorë të Aleksandër Rankoviçit e të OZNA-së, UDBA-shë,tani bashkëpunëtorë të BIA-së,raportues të strukturave të xhandarmërisë serbe,hajdutë recidivë e narkomanë,etj. Ndoshta referuesit i ka ardhur “keq” t`i publikojë-piketojë me “titujt e (çinat) të cilët” i kanë!!!??? Sinqerisht…ju ka hy në hak! Sepse edhe ata (në mënyrën e tyre) janë duke u munduar për “çështjen kombëtare”,bile,bile,nuk lënë vrimë pa e futur turirin!!! Apo mos vallë po kërkohet nga ai mes ,të gjithë atyre të cilët kanë bashkëpunuar e bashkëpunojnë me armikun, mos të krekosen por të japë llogari për tradhti kombëtare. Këta me turirin e zgjatur,ndoshta edhe kanë shkuar të dëgjojnë klithmat e viktimës…! Mos ndoshta aty në atë mes po përmenden (emrat e kryesve-ekzekutuesve) masakrat e gjenocidi serb ndaj popullatës shqiptare të asaj treve e deri mbi Nish!?

Pamje nga tubimi i sotëm në Karaqevën e poshtme të Dardanës, që u mbajt sot me datën 03.02.2018, ora 12.

Pamje,sot në Tiranë nis protesta para Kryeministrisë,u mbajt protestë më moton;”Koha e maskarenjve, por deti i shqiptarëve!”
Gjilan; 03.02.2018
Komentet