Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë çiftin mbretëror britanik, duke theksuar se marrëdhëniet mes Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar do të mbeten “përgjithmonë të pathyeshme”.

 

Vizita u formalizua sot, pasi takimi i një dite më parë kishte qenë jozyrtar. Gjatë pritjes në Washington, Trump bëri edhe një batutë për motin me shi, duke thënë se Mbreti Charles III kishte sjellë me vete “motin tipik britanik”.

Në fjalën e tij, Trump iu referua simbolikisht një peme të mbjellë nga Mbretëresha Elizabeth II gjatë një vizite të mëparshme në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar atë si një “simbol të gjallë” të lidhjeve shekullore mes dy vendeve. Ai theksoi se pema, e cila sot është rritur ndjeshëm, pasqyron zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke shtuar se, ashtu si SHBA, ajo “u mboll nga duar britanike në tokë amerikane”.

Presidenti amerikan nënvizoi se, pas pavarësisë së SHBA-së, “amerikanët nuk kanë pasur miq më të ngushtë se britanikët”, ndërsa e cilësoi Mbretin Charles III si “një njeri shumë elegant” dhe parashikoi se fjalimi i tij në Kongres do të lërë mbresa.

Duke iu referuar historisë së përbashkët, Trump theksoi se ideali amerikan i lirisë nuk lindi thjesht në vitin 1776, por është rezultat i shekujve mendimi, përpjekjesh dhe sakrificash nga të dyja anët e Atlantikut.

Ai shtoi gjithashtu se ai dhe bashkëshortja e tij nuk do ta harrojnë vizitën e vitit të kaluar në Kështjella Windsor, duke u shprehur se anëtarët e familjes mbretërore do të kenë një qëndrim të këndshëm gjatë vizitës së tyre në SHBA.

“Nëna ime ishte e dashuruar me ju!”- Vizita e Mbretit Charles në Shtëpinë e Bardhë, Trump batuta me monarkun: Theksi juaj do i bëj të gjithë xhelozë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, deklaroi se është nder i madh të presë Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla gjatë ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e dytë të vizitës së monarkut britanik në Shtetet e Bashkuara.

trump charles

“Sa ditë tipike britanike sot”, tha me humor Trump, duke iu referuar motit me shi në Uashington.

Në Shtëpinë e Bardhë ishin gjithashtu të pranishëm nënpresidenti J.D. Vance me bashkëshorten e tij Usha, sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles.

Nga pala britanike, e pranishme ishte ministrja e Jashtme Yvette Cooper. Në ceremoni ishin ftuar edhe drejtori ekzekutiv në largim i Apple, Tim Cook, si dhe drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang.

Duke iu referuar vizitave të tij zyrtare në Britani, Trump tha se “Melania dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë nderin e jashtëzakonshëm që na bënë Madhëritë Tuaja gjatë vizitës sonë në Kështjellën Windsor shtatorin e kaluar. Tani është një privilegj i madh për ne t’ju presim dhe shpresojmë që të keni një qëndrim të shkurtër, por të mrekullueshëm”.

Ai i bëri gjithashtu homazh “një prej dhuratave më të rralla” që amerikanët kanë marrë nga britanikët. “Ne kishim një kulturë, karakter dhe doktrinë edhe para se të shpallnim pavarësinë tonë”, tha ai, duke shtuar se “ato erdhën nga një mbretëri e vogël, por e fuqishme përtej oqeanit”.

Trump u shfaq si zakonisht me komente të përgjithshme dhe batuta që mund të interpretohen në mënyra të ndryshme.

Nga njëra anë, ai tha se “theksi i mrekullueshëm” i Mbretit Charles “do t’i bëjë të gjithë shumë xhelozë” kur të mbajë fjalimin e tij më vonë gjatë ditës në Kongres. Nga ana tjetër, ai shtoi me humor se nëna e tij “kishte pasur një simpati të veçantë” për Mbretin Charles.

“Sa herë që mbretëresha merrte pjesë në ndonjë ceremoni… nëna ime qëndronte e ngjitur pas televizorit dhe thoshte: ‘Shiko, Donald, shiko sa e bukur është kjo’”, tregoi ai.

“Ajo e donte vërtet familjen mbretërore”, shtoi Trump, duke vijuar: “Por mbaj mend gjithashtu që thoshte shumë qartë: Charles është kaq simpatik… nëna ime ishte e dashuruar me Charles. A mund ta besoni?”

Trump jokes:

My mother had a crush on Charles. pic.twitter.com/mxgAQ7udxX

— Clash Report (@clashreport) April 28, 2026